Prej nje kohe te gjate, Shqiperia po rri "sus". Ketu nuk eshte fjala qe qytetaret e ketij vendi te rrihen me policine ose me politikanet dhe as te permbysin pushtetin me dhune. Fjala eshte per ti formuluar kundershtite, moskuptimet, rezervat.
Kjo behet edhe me imperative ne kushtet kur shume gazeta e televizione kane dale jashte funksionit te tyre dhe kjo, sic do te thuhet me poshte per ca organizata te tjera, per nje kocke diku ne ish-Kinostudio a ne qender te Tiranes.
Eshte fare e vertete qe nje pjese e mediave e kane kycur tashme gojen dhe "operojne" me termin banal "hiq e mos keput". Te gjithe ne kemi rene "sus", dhe keshtu, me gojen mbyllur, laku ne fyt sa vjen e shtrengohet. Nuk mund te flitet ndryshe asesi, nderkohe qe nje sere gjerash hic nuk shkojne.
Manipulimi i votave dhe (sot) ardhja rrotull per procedura, nuk na kane inkurajuar dot te gjejme menyren per te protestuar, menyren per te kerkuar te drejten elementare, ate te transparences per voten, pelqimin politik, marrjen pjese drejtpersedrejti ne ate qe quhet qeverisje demokratike.
Keto dite, nje proteste e Sindikates se Minatoreve, gjithashtu ka kaluar pa vemendjen e duhur. Vjedhja me faturat e energjise elektrike dhe lojerat me faturat e telefonave (qe svijne fare) e te ujit, prape nuk mjaftojne qe ne, qytetaret shqiptare, te ngreme zerin.
Aksidentet neper rruge po marrin perdite jete njerezish dhe mosmbajtja e premtimeve per investime (deri edhe per rruget e fshatrave-shikoni cgje per te qeshur) serish nuk perben motiv qe te dalim nga letargjia.
Le te cekim edhe nje argument tjeter. Na genjejne per nivelin alarmant te papunesise, na pushojne nga puna per motive politike te shpifura, madje edhe per shkrimet kritike ndaj qeverise - ne kete kontingjent, per fat te keq, u gjend keto kohe edhe autori i ketyre radheve - dhe nuk marrim mundimin te kerkojme te drejten, por as nuk e shikojme refleksin e nje fatkeqesie vetjake ne syte e te tjereve, ca me pak te medias.
Jane nja tre a kater organizata gazetaresh, qe thjesht bejne para duke prodhuar karta; e cmund te presesh me shume, mjafton tiu hedhesh nje sy kolonave te gazetave qe drejtohen nga shefat e ketyre organizatave, per te kuptuar sa poshte kemi rene. Ky pushtet blekerka gjithcka.
Nga kjo gjendje e turpshme, nuk na kane zgjuar dot madje as skandale te pashoqe, si Gerdeci apo Kalimashi dhe sjellja e ulet e drejtesise me to. Nuk ka vend ne Europe, qe pas masakrash te tilla, njerezore dhe ne kapitale, njerezit e mediat te rrine "sus". Kjo mund te ndodhe vetem ne vende me regjime jo demokratike apo me demokraci hibride.
Te gjitha keto ne sfondin e nje melodrame politike pa mbarim, kur disa te majte na qenkan merzitur pse kryetari nuk e theu qafen qe "te rrinin te gjithe rehat", kur Ilir Meta na paska kerkuar qe Shqiperia te marre kryesimin e OSBE-se, kur Kuvendi do te kete (si askund) tre nenkryetare, kur zevendesministrat e bere me zor, na marrkan gjysmen e buxhetit te shtetit, e te tjera e te tjera, kenge te sterdegjuara.
Mund te kete shume shpjegime pse ne shqiptaret rrime "sus". Druaj se nje prej tipareve tona me vetevrasese eshte mercenarizmi. Per nje interes dosido, ne jo vetem rrime "sus", por hidhemi ne zjarr per "padronin".
Bathorja dhe rrethinat e Tiranes, qe tashme jane sajuar njefaresoj, nuk "ngrene dore" kunder atyre qe iu dhane viston per te ndertuar ne toke te tjeterkujt. Jane dhjetera mijera qe pavaresisht halleve te medha e detyrimeve ndaj ALUIZNI-t, rrine "sus", sepse keshtu i do mushka drute.
Nje tjeter arsye pse Shqiperia rri "sus" ka te beje (sic u tha edhe ca me lart) me hedhjen e nje kocke, pastaj me lepirjen e kockes, me tej me shpresen per nje kocke tjeter e keshtu gjate gjithe tranzicionit dhe matane tranzicionit. Rasti i sindikatave te manipuluara dhe te nenshtruara, eshte flagrant.
Pushohen mesues dhe intelektuale nga puna dhe sindikatat heshtin. Rriten cmimet dhe varferia, sindikatat struken. E njejta situate per disa nga partite politike te krahut te djathte, te ashtuquajtura tradicionaliste.
Eshte tejet i habitshem qendrimi i disa (gjoja) partive politike qe per fat te keq perpiqen te perfaqesojne "tradicionalistet", si Balli e Legaliteti, te fraksionuara, por gjithnje "te bindura" ndaj atyre qe kane pushtetin. Kjo ndodh per shkak se drejtuesve te atyre partive iu jane dhene poste zyrtare; ne shume raste, te pamerituara. Mirepo kjo i rrafshon te gjitha.
Dhe keshtu, vetem ne Shqiperi ndodh qe njerez me halle e pa mjete jetese, na dalin ne krah te partive te djathta(!) Vetem ne Shqiperi ndodh qe parti tradicionalisht te djathta te heshtin per represionin mbi pronaret dhe ish-te perndjekurit.
Vetem ne Shqiperi ndodh qe sindikatat te jene inekzistente, kukulla; dhe mediat te blihen per nje cope truall. Per nje kohe, demagogjia e atyre qe jane ne pushtet, beri cmos te demaskonte prirjen per te dale ne rruge, duke bere thirrje per "zgjidhje institucionale".
Te protestosh nuk do te thote te djegesh e te pushtosh me dhune institucione apo te kerkosh te vrasesh kryeministrin, per cka synuan dhe guxuan ata qe sot shtiren sikur e urrejne "rrugen". Keto "zgjidhje institucionale" po i shohim ne hetimin e tragjedise se Gerdecit, ne mbylljen e tunelit te Kalimashit, ne refuzimin per hapjen e disa kutive te votimit, me ne fund edhe ne shtrenjtimin e kostos se jeteses jashte cdolloj kufiri.
Mbase nuk ka asgje te re ne gjithe kete ligjerate, por fundja perseritet nje e vertete e rende: ne se njerezit dhe forumet qe i perfaqesojne ata, nuk kerkojne te drejtat, nuk protestojne, rrine "sus", atehere nje gje nuk shkon.
Treguesit e demokracise dhe te pergjegjshmerise per integrimin, jane me shume se te cenuar. E se paku te mos mburremi, ne (jete e mot) me te prapambeturit e rajonit.