Terheqja e shqipes ne favor te anglishtes per funksione publike. Anglishtja po kthehet, me gjase, ne nje gjuhe zyrtare pune, sic funksionon sot ne disa vende te botes, por pa pasur per kete nje status ligjor te shpallur a te mbrojtur.
Nuk ka nevoje qe te jesh doemos ne kerkim te nje pune, per tu bindur qe sot ne Shqiperi nje numer ofertash per punesim permes shtypit behen me se shumti ne gjuhe te tjera nga shqipja. Mjaft te shfletosh here pas here disa nga gazetat kryesore te perditshme per te mberritur ne perfundimin se te tilla jane pa frike me shume se gjysma e lajmerimeve per pune.
Me perjashtim te shpalljeve per vende te lira pune prane institucioneve shteterore (ministri, bashki, agjensi e drejtori te ndryshme), te cilat dalin ne gjuhen shqipe, te tjerat i gjen te shkruara ne anglisht, ne ndonje rast edhe ne italisht e gjermanisht.
Mund te mendohet se pas ofertave per punesim te shkruara ne gjuhe te tjera duhet te qendrojne organizata, shoqata apo kompani nderkombetare, qe veprojne edhe ne Shqiperi, te cilat kerkojne te punesojne edhe personel te huaj.
Por, nga nje hetim i kujdesshem i ofertave ne fjale, del se nuk eshte keshtu. Vertet punedhenesit ne shumicen e hereve jane organizata jofitimprurese nderkombetare apo kompani te huaja qe veprojne ne tregun shqiptar, por thuajse ne te gjitha rastet behet fjale per te punesuar nje person qe ka si gjuhe amtare shqipen. Çfare e deshmon kete?
Para se gjithash, kerkesa per rrjedhshmeri ne gjuhen amtare te folur e te shkruar, si nje prej cilesive apo kompetencave kryesore te kandidatit (dhe, afermendsh, kjo gjuhe smund te jete vecse shqipja). Se dyti, kerkesa per ta dorezuar CV-ne ne dy gjuhe ne shqip dhe ne anglisht. Se treti, kerkesa qe kandidati te punoje ne grup apo ne skuader, dhe kjo e fundit - eshte e kuptueshme - smund te kete ne perberje te vet, ne shumicen derrmuese, te pakten, vecse shqiptare.
E po cte keqe ka, mund te thote ndokush, qe lajmerimet per pune te kualifikuara ketu ne Shqiperi te shpallen ne anglisht, kur dihet se destinacioni i tyre jane persona qe duhet ta njohin patjeter anglishten? Madje kjo e fundit perben nje nga kerkesat baze per marrjen e tyre ne pune. Te keqen e shkeljes se ligjit, do te thoshim pernjehere.
Dhe jo te nje ligji cfaredo, por te ligjit themeltar te shtetit, sic eshte kushtetuta shqiptare, e cila, sic e kemi thene e sterthene, e ka shpallur shqipen gjuhe zyrtare te Republikes se Shqiperise (Neni 14.1).
Nje gjuhe zyrtare statutore do ta quanin ne kete rast shqipen planifikuesit gjuhesore te sotem; pra, nje gjuhe qe percaktohet shprehimisht me ligj si gjuhe zyrtare (pa nenkuptuar doemos qe funksionon si e tille edhe ne praktike).
Duhet thene se jo cdo shtet ka gjuhe zyrtare statutore. Anglia dhe SHBA - sa per te sjelle nje shembull - historikisht e deri sot e kesaj dite nuk e kane shpallur ndonjehere ligjerisht statusin e anglishtes, por kjo nuk e ka penguar kete te fundit te jete realisht e tille.
Shqipja, perkundrazi, edhe pse nen mbrojtje ligjore, ka nisur te mos funksionoje si gjuhe zyrtare e njemendte.
Lajmerimet e shumta per pune dhe mesazhet e publicitetit te shkruara ne anglisht; lenia ne anglisht apo gjuhe te tjera te huaja, ne pjesen derrmuese te rasteve, e informacionit per konsumatorin; perdorimi i anglishtes ne raportimet me goje e me shkrim nga zyrtaret e disa ministrive shqiptare, qe merren me ceshtjet e integrimit; emertimet edhe ne anglisht, krahas atyre ne shqipe, te emertimeve rrugore; perdorimi i teksteve ne anglisht nga disa institucione arsimore publike; mbajtja ne anglisht e bisedimeve apo fjalimeve zyrtare ne takime me te huaj qe zhvillohen ne Shqiperi etj., sjane vecse disa nder shembujt e shumte, qe deshmojne terheqjen e shqipes ne favor te anglishtes sa i perket funksioneve publike.
Anglishtja po kthehet, me gjase, ne nje gjuhe zyrtare pune, sic funksionon sot ne disa vende te botes, por pa pasur per kete nje status ligjor te shpallur a te mbrojtur.
Anglishtja ne Shqiperi funksionon si gjuha e pare e huaj, qe mesohet ne shkollat dhe universitetet shqiptare, por kjo nuk i njeh asaj, natyrisht, te drejten e perdorimit ne funksionet e shqipes, gjuhes zyrtare te shpallur per komunikim publik ne territorin e Republikes se Shqiperise.
Nderkohe eshte nje realitet i pamohueshem qe perdorimi i anglishtes eshte shtrire e perhapur sot mjaft jo vetem ne Shqiperi, por ne mbare Evropen. Ajo po ze nje vend gjithnje e me te madh ne arsim, ne shkence, ne vendin e punes, ne institucionet mbikombetare (supranational) evropiane etj.
Ne pjesen derrmuese te vendeve evropiane anglishtja eshte bere tashme gjuha e huaj kryesore, qe mesohet ne shkolle. Madje, nje mesim i detyrueshem, i cili nis qe ne ciklin e shkolles fillore. Ajo ka marre edhe statusin e gjuhes se dyte ne disa prej vendeve te Evropes, sic jane vendet skandinave, Hollanda apo Gjermania, si dhe eshte bere gjuhe e mesimdhenies ne shume institucione te arsimit te larte, perfshire edhe arsimin on-line.
Nuk mund te mohohet qe ekziston tashme nje prirje e pergjithshme per te kerkuar e vleresuar shume me teper te diplomuarit qe kane kryer studimet ne gjuhen angleze ne krahasim me ata ne gjuhet kombetare, cka justifikohet me pershtatjen e tyre me te mire ndaj konteksteve globalizuese.
Edhe ne fushen e kerkimit shkencor anglishtja eshte bere sot nje praktike gjuhesore e zakonshme. Pjesa me e madhe e botimeve shkencore dalin ne anglisht e po ne kete gjuhe mbahen pjesa derrmuese e diskutimeve ne konferenca dhe simpoziume nderkombetare.
Praktika e shkrimit te temes se doktorates ne anglisht, sidomos ne shkencat e sakta, ne inxhinieri e mjekesi eshte bere po ashtu nje praktike e zakonshme ne jo pak vende evropiane. Rrethet akademike po e nxisin gjithnje e me shume perdorimin e anglishtes edhe permes funksionimit te rrjeteve e programeve perkatese ne kete gjuhe.
Roli dhe vendi i anglishtes po njeh nje rritje te madhe edhe si gjuhe ne vendin e punes, kryesisht ne kompanite e huaja dhe ato shumekombeshe, qe veprojne ne shtete te ndryshme.
Nderkombetarizimi i ekonomive te vendeve evropiane ka bere qe anglishtja te perdoret gjithnje e me shume si mjet komunikimi me goje e me shkrim brenda e midis tyre, aq sa te gezoje sot shpesh statusin e te ashtuquajtures gjuhe e kompanise (company language). Ndersa status zyrtar te posacem si gjuhe per qellime biznesi anglishtja gezon vetem ne Suedi, deri me sot nje rast ky i vecuar, i pandjekur nga shtete te tjera.
Po ne institucionet mbikombetare te vendeve evropiane, cila eshte pozita e anglishtes? Le te kujtojme qe, me pranimin e cdo shteti ne Bashkimin Evropian, eshte rregull qe gjuha e tij zyrtare shpallet gjuhe zyrtare dhe gjuhe pune e institucioneve te tij.
Kemi te bejme, pra, me nje politike qe shpall, nxit e mbron plurilinguizmin, por qe praktikisht nuk eshte gjithhere mbizoteruese. Anglishtja, sic deshmojne vezhgimet, edhe pse nuk ka statusin e gjuhes se detyrueshme, ka nje prirje te forte per tu perdorur si gjuha kryesore e komunikimit ne institucionet mbikombetare evropiane.
Ne kushtet e nje realiteti te tille problemi nuk shtrohet qe anglishtja te zmbrapset prej sferave qe u permenden me lart, por te mos shtrihet perdorimi i saj me tej, pra, ne ato funksione, te cilat normalisht i kryejne kudo gjuhet kombetare.
Keto te fundit duhet te vijojne te jene mjeti i komunikimit (me shkrim e me goje) ne veprimtarine e administrates shteterore, ne arsim, ne media, ne veprimtarite shteterore, ne mbishkrimet e shpalljet publike si dhe ne sfera te tjera, qe cdo shtet e sheh te arsyeshme ti percaktoje ne perputhje me politikat e tij gjuhesore.
Ne te vertete, pjesa me e madhe e shteteve evropiane kane hartuar dhe zbatojne politika gjuhesore, te cilat promovojne gjuhet kombetare.
Ne po kete linje ekziston tashme edhe nje politike gjuhesore komunitare, e cila plurilinguizmin (ekzistencen e shume gjuheve) ne kuadrin e Evropes se Bashkuar e konsideron si nje gje teper te cmuar e qe duhet mbrojtur me cdo kusht.
Dhe pikerisht zoterimi shume i mire i gjuhes kombetare, si dhe ai i te pakten dy gjuheve te tjera evropiane shihet sot si menyra me efikase per ta ruajtur e kultivuar kete diversitet gjuhesor, per me teper, perballe rrezikut te hegjemonizmit te anglishtes. Ndaj ketij te fundit gjuhet e vogla afermendsh qe jane me te kercenuara.
E tille eshte edhe gjuha jone, ndonese nje gjuhe e vjeter dhe krejt e vecante ne gjirin e familjes se gjuheve indoevropiane, por me nje tradite relativisht te re shkrimi e levrimi. Perballe globalizimit dhe proceseve integruese evropiane shqipja, si gjuha kombetare e nje populli te vogel dhe gjuha zyrtare e dy shteteve gjithaq te vegjel, eshte sot e kanosur prej perdorimit te tepruar, abuziv te anglishtes.
Ne kushte te tilla hartimi dhe zbatimi i politikave proteksioniste do te ishte qendrimi me i pershtatshem. Do tishte e tille ajo politike qe do te lejonte te hartohej nje legjislacion i gjere e i hollesishem gjuhesor, ku vendi dhe funksionet e shqipes, ai i anglishtes si dhe raportet mes tyre, do te percaktoheshin shume qarte.
Atehere dhe lajmerimet per punesim - per ta mbyllur me ate qe e nisem - te shpallura ne gazeta, revista apo botime periodike per pune a sherbime qe kryhen nga te huaj ne territorin shqiptar, do te dilnin me e pakta vetem ne shqipe, por edhe ne dy gjuhe njeheresh, ne shqipe e ne anglishte apo nje tjeter gjuhe te huaj.