Ne satiren politike Qeni shakaxhi, roli i fiksuesit politik, Robert de Niro, sugjeron nje plan te fillimit te luftes me Shqiperine, per te shmangur vemendjen ndaj nje telashi presidencial amerikan. Kjo bazohet ne faktin qe askush nuk e ka idene ku bie Shqiperia.
Eshte nje vend i vogel i Ballkanit, me nje histori krenare, por komplekse.
Gjeja qe u shkakton shqiptareve, me teper neveri se anonimati, eshte klisheja e referimit ndaj tyre si kriminele gjenetike. Sipas organizates Transparency International, Shqiperia eshte njeri nga vendet me te korruptuara ne Ballkanin Perendimor.
Nese pritni nje takim me prokuroren e Pergjithshme te Shqiperise, Ina Rama, e para femer ne kete post, ju do te krijoni nje pershtypje te vecante per shkak te interesimit jo te zakonshem te mediave per te.
Dy paraardhes te saj jane akuzuar dhe larguar. Kurse ajo u perball me ceshtje te imunitetit mbi dy ministra aktuale te akuzuar. Rasti i pare i imunitetit ka te beje me keqmenaxhimin e 120 milione eurove te fondeve shteterore ne tenderimin e rruges per ne Kosove.
Rasti tjeter i profilit te larte perfshin shperthimin masiv ne depon e municionit afer kryeqytetit Tirane, ku u vrane femije qe ishin te punesuar ilegalisht aty.
Ju mund te imagjinoni se drejtesia do te mbizoteronte ne kete rast ne Shqiperi, por nuk ndodhi keshtu. Te dyja rastet e profilit te larte ministror u refuzuan nga Gjykata per shkaqe procedurale.
Rasti me i fundit per te kuptuar qasjen qeveritare ndaj prokurorit te pergjithshem, ndodhi kur Ina Rama u perpoq te marre ne pyetje biznesmenin nga Bosnja, Damir Fazliq. Pavaresisht nga reputacioni i lidhjeve me mafien e energjise ne rajon, prokuroret nuk ishin ne gjendje ta ndalojne ate para se ai te largohej nga Shqiperia.
Vetem pas paraqitjes se pamjeve ne televizion, ne te cilat vete shefi i policise ishte filmuar duke e percjelle zotin Fazliq ne aeroport, Ministria e Brendshme e pranoi se e kishte derguar policine, me qellim qe ti parandaloje prokuroret per ta marre ne pyetje Fazliqin (!). Po cfare arsyetimi ishte dhene nga ministri per pengimin e kerkeses se kryeprokurores per marrje ne pyetje? U tha se kerkesa ishte jokushtetuese, sepse ishte bere me telefon (!)
Gjithashtu, jane akuzuar anetaret e afert te familjes se kryeministrit S. Berisha dhe ish-ministrit te Jashtem, L. Basha, per lehtesimin e shitjes se nje kompanie me seli ne Qipro. Kjo kompani, prone e Damir Fazliqit, nuk kishte pasuri, por ishte shitur per 1.75 milion euro dhe kjo ka ngritur shqetesime per pastrim parash.
Te gjithe qe jane te perfshire fuqishem, i kane hedhur poshte akuzat. Madje kryeministri i ketij vendi publikisht e ka pershkruar Fazliqin si mik te dashur. Per te, kryeprokurorja Ina Rama u shnderrua nga personi, per te cilin kryeministri kishte thene se e gezon besimin e gjithe spektrit parlamentar ne njeriun qe ishte mashe e opozites.
E pyetur se si ky presion ndikon ne familjen e saj, ajo thote se nena e saj i mbledh te gjitha shkrimet ne gazeta per te... Kur babai e pyet se si po ecen puna, ajo gjithmone i thote une jam mire.
*Irish Times eshte nga te perditshmet me prestigjoze dhe me te vjetra te Irlandes. Titulli ne original Gruaja qe pengohet te luftoje korrupsionin