Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Shtet apo republike bananesh

Publikuar me : 21.07.2010 Ne : Kuriozitete - 183 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

As me shume e as me pak, por 1.8 milione euro! Ne nje vend tejet te varfer, por tashme me individe mjaft te pasur. Kaq deklaron si pjese te pasurise personale ministri i sotem i Energjetikes i katapultuar ne kete detyre ne saje te lojes e arbitraritetit te perfolur elektoral te mbyllur hermetikisht ne qershor 2009. Ne ate kohe jo pak u habiten me euforizmin e zoterise kur e deklaronte vetveten fitues te mandatit te florinjte qe do te sillte fat ne jeten e tij personale. Por u desh jo shume kohe per te provuar se Prifti kish qene shume me i zgjuar dhe largpames, duke kuptuar me se miri se cfare miniere rrethanat kishin hapur papritur per te. Nje mandat deputeti ne kohen kur asnje force politike nuk kishte numrat e duhur per te formuar te ashtuquajturen qeveri ishte shume e shume me teper se sa zoterimi i disa aksioneve qe ndodheshin ne veshtiresi serioze likuiditeti. Por, ne fund te fundit vlera e vertete e aseteve percaktohet ne tregun e hapur ku konfidenca luan rolin kryesor e i jep jete edhe atyre qe jane ne maksimum te toksikuara. Me nje vend kyc ne kabinetin ministror nje konfidence e tille nuk ka dyshim se eshte e vetekuptueshme e keshtu duke zbatuar edhe ligjet e shtetit aksionet u konvertuan ne cash dhe milioneri i ri u be pjese e aristokracise se re qe ka prodhuar demokracia per 20 vjet ne Shqiperi.

Shume syresh rroken te bejne kalkulime financiare e tregojne pamundesine e rritjes ne vlera te tilla nga hici. Te tjera goje te liga thone se ska mundesi qe nga nje red zone para dy vjetesh te levizesh ne figura te tilla sot. Nje pjese tjeter hedh dyshime te kota duke kujtuar se vendi eksportonte energji elektrike ne kuotat me te larta, ndersa vendin e mbulonin permbytjet duke harruar se biznesi eshte biznes e kur fitimet kalojne humbjet ia vlen te rrezikosh. Te djegur nga qulli nje pale i fryn edhe kosit. Keshtu lidhje me individe qe kontrollojne kompani apo sipermarrje farmaceutike dyzohen pa te drejte kur tjetri gjene me te shenjte ka respektimin e ligjit. Sido qofte arsyetimet e tyre nisen nga principet baze te funksionimit te nje sistemi kapitalist qe menaxhohet nga nje shtet. Por kur nuk ka shtet, dukurite ekonomike, sociale, politike, korrupsioni, krimi ordiner dhe ai organizuar etj., nuk mund te shpjegohen nga parime te tilla qe ekzistojne vetem ne leter. Ne republiken e bananeve ka vetem nje ligj qe diktohet nga elita e korruptuar. Nje mjedis i tille frymezon individe lakmues si e si te behen pjese e kesaj elite. Vetem budallenjte dhe idealistet vazhdojne te rrije jashte! Secili per vete e zoti per te gjithe, eshte pragmatizmi me i kulluar qe ushqen amullia dhe mungesa e deshires per te ndertuar shtet, ndersa pjeses derrmuese te popullsie i duhet te prese me durim te pashoq per nje ngritje minimale pensioni apo rroge qe nuk mbulon as rritjen e cmimeve e jo me te permiresoje gjendjen ekonomike te tyre.

Te marrim perseri ne analize se cka ndodhur ne keto vite te post-komunizmit ne Shqiperi do te ishte e tepert. Kjo sepse kemi degjuar shume moralizime e teorizime aq sa tashme e kemi humbur shpresen se do te jemi ne gjendje te crrenjosim ndonje dite faren e korrupsionit. Ajo ka mbire aq thelle sa me hambarin e prodhimit te saj ushqehet ne mekanizem i tere, te cilin juridikisht e quajme shtet. Ishte privatizimi ai qe hapi deren e fatit per ata qe kishin lidhje e nuk ngurruan ti perdornin ato per tju sulur pronave te shtetit dhe ish-pronareve. Ne ekonomine e re te tregut ne mungesen e institucioneve demokratike dhe mbrojtjes legale manipulimi i talentuar dhe korrupsioni krijuan oportunitete te mrekullueshme per nje grup njerezish, pjese e te cilit eshte sot edhe ministri yne i florinjte. Lufta ndaj korrupsionit eshte kthyer tashme ne nje slogan qe askush nuk i beson me. Pjese te medha te sektorit publik dhe pasurive te vendit si energjia, nafta, infrastruktura etj., kontrollohen sot nga oligarke te fuqishem qe jane shteti vete. Ne keto kushte, rruga drejt demokracise dhe transparences se plote do te jete shume e gjate dhe e veshtire. Ne mungese te parimeve demokratike te qeverisjes ligjet dhe rregullat administrative kunder korrupsionit, te propaganduara me aq buje nga pushteti, kane ne fakt efekte te kunderta dhe sherbejne me shume per ta rritur ate duke sherbyer shpesh si nje mjet i shtypjes politike apo alternative ndaj reformave politike.

Ne nje mjedis te tille eshte e pamundur qe nje zyrtar i larte si rasti ne fjale te ndjeje detyrimin per te shpjeguar me fakte se si u pasurua ne kete menyre. Te tjeret mund te kene nevojen e pervojes se tij qe nga asgje 20 vjet me pare sot eshte milioner. Ata qe mezi sigurojne edhe buken per femijet e tyre do te donin te mesonin ate mekanizem financiar cudiberes qe ka norma fitimi te tilla. Nje pervoje te tille nuk e gjen ne asnje vend te zhvilluar kapitalist, sepse ato jane akoma nen ndikimin e krizes dhe shume prej tyre skane arritur te dalin plotesisht nga stagnacioni. Por eshte tjeter gje me vendin tone - ne jemi vendi qe snjohim kriza dhe i cudive te pafund, ku dhe me e madhja nuk zgjat shume. sepse duhet tia lere shpejt vendin tjetres!
Fatkeqesisht, Prifti nuk e ofron sherbimin e mesiperm, por ai i hedh dorashken kryetarit te opozites e merr persiper ti shpjegoje gjysmes, apo me shume, se elektoratit se sa gabim paska vepruar ne zgjedhjen e liderit te saj! Dhe ky elektorat u dashka te shqetesohet se si vishet E. Rama, por jo se si i vuri floriri milionat. Prifti kerkon te hedhe tymnajen e mbjelle coroditjen, sepse e di mire qe Rama nuk eshte Nano. Ai e di fare mire se i pari i sotem i opozites nuk pranon asnje lloj kompromisi ne kurriz te elektoratit e partise qe perfaqeson e kjo sigurisht i le pa gjume shume vete sot e nder ta edhe Priftin qe nuk guxon tju pergjigjet pyetjeve te tij e kerkon ta ktheje ne estrade kerkesen per transparence, duke perdorur per skene te saj edhe avenyne e parlamentit.
Shpjegimi eshte i thjeshte. Zoti minister ka mbrojtjen e shtetit, me mire duhet thene ate te republikes se bananeve ku dhe prokuroria apo agjencite e tjera qe ndjekin zbatimin e ligjeve duket te jene ne gjume dhe veshtire se do te ngrihen ndonjehere ...

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kurbani dhe Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 41 here.
        Nga Gazmend Kapllani*   Personalisht nuk kam asnjë lloj farefisnie politike me autorin. Dhe nuk do isha këtu të flisja për librin në se nuk do më pëlqente me të vërtetë. Shumica prej jush që jeni në këtë sallë nuk keni nevojë që unë t’ju flas mirë për librin dhe për autorin sepse kam përshtypjen, duke parë gjestet tuaja, që mendoni mirë për autorin edhe pa e lexuar librin. Do mendonit shumë mirë për të edhe sikur ai mos t’a...Lexo te gjithe artikullin »


» A u duhen studenteve kaq shume mastera?
» Sovraniteti i fakteve
» Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise
» Perqeshja aktoreske per Gjykaten Kushtetuese
» Romet, Avokati i Popullit dhe ne, “raca e bardhe”
» Leter publike e Nexhmije Hoxhes
» Lecitja
» Nuk ka Shqiperi te pasur, me fshat te varfer
» “Feudalizem” me plehrat…
» “E shkruar” nga Perendi(mi)!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit