Nje dekade keqperdorimesh te bera ne sistemin bankar dhe ate te sigurimeve ka mundesi te ndricohet. Policia e ka nisur aksionin duke arrestuar Hashim Rexhepin, guvernator veteran i Bankes Qendrore. Kreu i sistemit financiar te vendit dyshohet per keqperdorim te miliona eurove. A eshte ky peshk apo peshkaqen? - pyet gazeta Express e Prishtines
Nga Zekirja Shabani - Gazeta Expres, Prishtine
Keqperdorimet me polisa kufitare, korrupsioni, marrja e ryshfetit, shmangia nga tatimi, ushtrim ndikimi dhe shpelarje parash jane akuzat qe rendojne mbi guvernatorin e Bankes Qendrore te Kosoves, Hashim Rexhepi.
Ai te premten eshte nxjerre nga zyra i lidhur me pranga dhe i shoqeruar nga oficeret e Policise se Kosoves, pjese e Task Forces Kunder Korrupsionit. Rexhepi eshte arrestuar me autorizim te nenshkruar nga vete kryeprokurorja e Prokurorise Speciale te Kosoves, Isabel Arnal.
Expressi ishte ne vendin e ngjarjes dhe pa se si Rexhepi, pasi eshte arrestuar ne ora 10 15, eshte futur ne automjet te Policise se EULEX-it.
Nderkohe, ne lidhje me kete rast, EULEXi ka njoftuar se nga ora 6 e mengjesit, oficeret Task Forces Kunder Korrupsionit kane bastisur shtate lokacione, duke perfshire banesat private te kater te dyshuarve, nder te cilat edhe ajo e kreut te BQK-se, zyrat e Bankes Qendrore te Kosoves si dhe nje kompani private.
Keto bastisje jane te nderlidhura me nje hetim financiar dhe per korrupsion ku dyshohet per keqperdorim te detyres apo pozites zyrtare, marrje te ryshfetit, shmangie te tatimit, ushtrim te ndikimit dhe larje te parave, thuhet ne komunikaten e EULEX-it.
Sipas tyre, bastisjet jane autorizuar nga gjykatesi i Procedures Paraprake i EULEX-it nga Gjykata e Qarkut ne Prishtine dhe nje prokuror kosovar po i shoqeron ato.
Expressi meson se prokurori kosovar qe po merret me keto hetime eshte Nazmi Mustafa, i cili i ka shoqeruar hetuesit gjate bastisjeve te se premtes.
Pervec bastisjes se zyres se tij dhe arrestimit te Hashim Rexhepit, oficeret e policise kane bastisur edhe zyren e Shkendije Himajt, zyrtare per mbikeqyrje financiare ne BQK, e cila nuk eshte arrestuar, por eshte ne listen e te dyshuarve ne rastin e BQK-se. Bastisjen e zyres se zyrtares per mbikeqyrje financiare e ka konfirmuar edhe zedhenesi i BQK-se, Besnik Kada.
Qe nga oret e mengjesit eshte duke u kryer nje bastisje me urdher te prokurorit special ne zyren e guvernatorit dhe ne zyren e zyrtarit te larte te mbikeqyrjes financiare, ka bere te ditur Kada.
Megjithate, Himaj ka mohuar te jete ne listen e te dyshuarve. Ajo i ka thene Expressit se nuk ka te beje fare me keto hetime. Expressi ka marre vesh se po te njejten dite eshte bastisur edhe shtepia e Ibish Mazrekut, qe tani mban postin e drejtorit ne kompanine e sigurimeve Dardania.
Mazreku ka treguar se ne banese i jane marre kompjuteret personale dhe dokumente qe lidhen me likuidimin e kompanise se sigurimeve Kosova ne vitin 2002.
Ai tregon se dite me pare eshte marre ne pyetje nga Prokuroria Speciale lidhur me kete rast dhe ka dhene deklaraten.
Kompania e sigurimeve Kosova eshte likuiduar ne vitin 2002, pohon Mazreku. Trashegimtare e kesaj kompanie eshte Kosova e Re, e cila ne vitin 2002 permes mbeshtetjes qeveritare te Kosoves, ka blere te gjitha aksionet nga ndermarrja Kürüm, e cila ishte aksionare kryesore ne kompanine Kosova.
Policia ka bastisur dhe konfiskuar materiale edhe ne banesen e drejtorit te sigurimeve te detyrueshme ne Shoqaten e Sigurimeve te Kosoves, Ismet Jashanica. Ky i fundit ka pranuar per Express se ne zyren e tij, policia ka konfiskuar nje kompjuter dhe dokumente zyrtare.
Ka qene nje kontroll korrekt nga policia dhe gjate bastisjes e kane marre kompjuterin zyrtar dhe ca dokumente, pohon Jashanica.
Sipas tij, hetuesit kane kerkuar dokumentacione per keqperdorime te kryera nga viti 2000.
Ata kane kerkuar dokumente qe lidhen me periudhen nga viti 2000, thekson Jashanica.
Edhe drejtori i Shoqates se sigurimeve te Kosoves, Arben Mikeli, ka konfirmuar se njesite e Policise se Kosoves dhe EULEX-it per tri ore kane qendruar ne zyrat e Shoqates. Por, ai mohon te jete perfshire Shoqata ne keqperdorime te cilat lidhen me guvernatorin e BQK-se, Hashim Rexhepi.
Ne kemi lidhje zyrtare qe na obligon ligji me BQK-ne, por distancohemi nga cdo lloj perfshirjeje ne keqperdorime financiare apo cfaredo qofshin ato, eshte shprehur Mikeli.
Ai thote se i takon hetuesise te zbardhe faktet lidhur me implikimin e zyrtareve qe jane te dyshuar, te cileve u jane bastisur banesat dhe zyrat te premten.
Vetem fillimi
Bastisjet dhe arrestimet e nisura sot nga EULEX-i, ne Banken Qendrore te Kosoves, duket se nuk do te ndalen me kaq. Burime te Expressit te aferta me hetimet, shpjegojne se ky eshte vetem fillimi, per shkak se hetimet kane nisur ne vitin 2008. Keto hetime ne ate kohe kane filluar nga Drejtoria Kunder Krimit te Organizuar qe vepronte ne kuader te Policise se Kosoves, rezultatet e te cilave me vone i jane bartur EULEX-it.
Ka me shume persona te dyshuar qe kane te bejne me arrestimin dhe bastisjet e dites se sotme. Arrestimet e tjera varen nga hetimet qe jane duke u bere, thote ky zyrtar per Express. Lidhur me kompanine private, e cila sot eshte bastisur, burimi i gazetes i afert me hetimet shpjegon se ne kete rast behet fjale per nje kompani te sigurimeve.
Sipas burimeve, Rexhepi eshte nen hetime qe nga viti 2008 per vepra penale per keqperdorim te detyres zyrtare si dhe shpelarje te parave. Hetimet thuhet se kane te bejne me shpelarje te parave ne rastin e King Casinos, ku 500 mije euro jane depozituar ne kompanine e sigurimeve Kosova e Re dhe Hashim Rexhepi ne ate kohe ishte mbikeqyres financiar ne BQK. Rexhepi thuhet se eshte hetuar edhe per lejimin e keqperdorimit te 4 milione eurove te aseteve te shitjes se bankave, Banka e Re e Kosoves dhe Kasa Banka, qe tani eshte NLB.
FOTO GALERI
Gjate arrestimit te guvernatorit te BQK-se, Hashim Rexhepi, Prishtine 23 korrik 2010 FOTO REL dhe Express