Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Siguracion i detyrueshem per banesat dhe bizneset

Publikuar me : 14.04.2010 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 233 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE- Demet e medha nga permbytjet ne fillim te vitit te veri-perendim te vendit si dhe ne Maliq te Korces kane kthyer vemendjen e qeverise si dhe te Autoritetit Mbikeqyrjes Financiare per hartimin e nje skeme te sigurimit te detyrueshem kunder katastrofave.


Deri me tani nuk eshte hedhur asnje hap konkret ne kete aspekt, nderkohe qe ndermarrja e nje nisme te tille u paralajmerua dje nga Drejtoresha e Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare Elisabeta Gjoni gjate parashtrimit te raportit vjetor para Komisionit Parlamentar te Ekonomise.

Referuar deklarates se Gjonit, duket se kemi te bejme me nje skeme sigurimi te detyrueshem te ngjashem me ate te automjeteve, por shuma e kontributit si dhe skema e mbulimit do te saktesohen pas hartimit te draftit.


Ne bashkepunim me kompanite e sigurimit po perpiqemi te paraqesim nje skeme kombetare te mbrojtjes se burimit nga katastrofat qe do te kete perfitime per qeverine kundrejt demshperblimit apo mbulimit te demeve.


Nga ana tjeter pritet te kete perfitime edhe per konsumtorin e biznesin si dhe do te behet nje nxitje e madhe per shoqerite e sigurimit qe ne kete skeme kane rolin e shperndaresit apo trajtimit.


Keto skema jane me kontribute modeste por qe ne fakt sigurojne nje mbrojte te madhe. Ky eshte nje proces qe nuk eshte konturuar mire. Do nje konsensus me qeverine sepse kerkon miratimin e nje ligji qe te jete sigurim i detyrueshem karshi katastrofave, - tha dje Gjoni.


Deklarata e Drejtoreshes se AMF-se vjen ne nje kohe kur buxhetit te shtetit i eshte dashur te perballoje demet e shkaktuara nga permbytjet e fillimit te vitit ne Lezhe, Shkoder si dhe Maliq.


Fillimisht ka ekzistuar nje skeme rajonale per futjen e siguracionit ndaj katastrofave por deri me tani nuk eshte bere asgje konkrete ne kete drejtim. Kjo eshte edhe arsyeja sepse AMF kerkon mbeshtetjen e qeverise per implementimin e kesaj skeme ne Shqiperi.


Demet


Shqiperia vazhdon te kete nivelin me te ulet te raportit prime deme. Te dhenat vjetore te tregut te sigurimeve nga AMF raportojne per nje rritje te moderuar te ketij raporti gjate vitit 2009 i cili gjithsesi mbetet large treguesve te vendeve te rajonit.


Gjate nentemujorit 2009 ky raport ka qene ne nivelin e 32 per qindve. Pavaresisht zhvillimeve pozitive, niveli i ulet i penetrimit dhe raporti i ulet deme prime (32perqind ne nentemujorin 2009), faktojne se tregu i sigurimeve ka ende shume per te bere ne drejtim te rritjes se besimit te konsumatorit dhe permiresimit te sherbimit ne teresi, - deklaroi Gjoni.


Ne fakt, krahas nivelit te ulet te pagesave nga shoqerite e sigurimeve, raporti i ulet midis primeve dhe demeve kushtezohet edhe nga lloji i siguracionit. Ne Shqiperi dominon siguracioni i detyrueshem, cka sipas Gjonit eshte nje fakt qe duhet marre ne konsiderate gjate shqyrtimit te raportit prime/deme.



'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit