Fillimisht behet vleresimi i shkalles se ekspozimit te vendit ndaj katastrofave. Qeveria mese e interesuar pas permbytjeve ne Shkoder. Pagesa parashikohet te behet nje here ne vit bashke me energjine elektrike
TIRANE-Ngritja e nje skeme kombetare sigurimi ndaj katastrofave eshte duke u marre seriozisht prej autoriteteve sidomos pas permbytjeve te fillimvitit ne Lezhe e Shkoder si dhe te disa javeve me pare ne Maliq te Korces. Ne raste te tilla, si qeveria ashtu edhe kompanite e sigurimeve jane mese te interesuar per aplikimin e nje skeme te tille, pasi e para heq prej vetes barren e pageses se demeve ne raste katastrofash ndersa te dytat gjejne nje treg te gatshem nese sigurimi behet i detyrueshem per qytetaret.
Por per te arritur deri ne aplikimin e nje skeme te tille jane nje sere hapash qe duhet te hidhen paraprakisht. Te pyetur ne lidhje me implementimin e skemes se sigurimit ndaj katastrofave ne Shqiperi, specialiste te Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare konfirmojne parashtrimin e ketij propozimi ne kontaktet qe kane patur me qeverine duke marre ne konsiderate edhe eksperiencat e vendeve te tjera. Per momentin hartimi skemes se sigurimit ndaj katastrofave eshte ne fazen e saj fillestare por mbulimi i demeve me para nga buxheti i shtetit duket se do ta bejne kete nje realitet shpejt te prekshem per shqiptaret.
Fillimisht, strukturat shteterore duhet te percaktojne nese do te aplikojne nje skeme te detyrueshme sigurimi apo vullnetare. Sipas specialisteve te AMF-se per Shqiperine do te funksiononte me mire nje skeme e detyrueshme sigurimi. Aplikimi i kesaj skeme ne vend do te garantonte prime me te uleta dhe mbulim me te mire per qytetaret krahasuar me ate vullnetar pasi ka nje numer me te madh pjesemarresish. Pas percaktimit te skemes behet nje vleresim mbi ekspozimin e vendit ndaj rreziqeve te katastrofave. Ne rast te ekspozimit te larte primet jane me te medha ndersa kur mundesia per ndodhjen e katastrofave eshte e ulet edhe pagesa eshte e tille. Nje percaktim i sakte e rrezikut ndaj katastrofave shpjegojne specialistet, con ne caktimin e parametrave te sakte te shumave te mbulimit dhe primeve perkatese te sigurimit. Shqiperia ben pjese ne vendet me ekspozim te larte ndaj rreziqeve katastrofike, ku kryesore mbeten termeti dhe perbytja. Rritja e frekuences se katastrofave ne shkalle globale, por edhe perqendrimi i popullsise ne qytetet kryesore te vendit, kane theksuar nevojen e nje sistemi te ri te financimit te demeve potenciale nga katastrofat, - shprehen specialiste te AMF-se. Te dhenat paraprake ne lidhje me shumen qe do te duhet te paguajne shqiptaret eshte mesatarisht 20 deri 30 euro ne vit. Kjo eshte nje parashikim i cili do te saktesohet pas percaktimit te shkalles se ekspozimit te vendit ndaj katastrofave. Nderkaq, referuar eksperiences se vendeve te tjera qe aplikojne nje skeme te ngjashme me ate qe parashikohet te aplikohet ne vend, pra sigurim i detyrueshem, tarifa paguhet nje here bashke me faturen e energjise elektrike. Kjo eshte e ngjashme me tarifen e Televizionit Publik qe paguhet nje here ne vit bashke me energjine elektrike.
Nje shume e tille do te ishte vetem per skemen e detyrueshme te sigurimit ndaj katastrofave te ngjashme me siguriacionin e automjeteve pasi qytetaret mund te bejne pagese tjeter ne raste se deshirojne mbulim shtese ndaj rreziqeve te tjera. Por bashke me aplikimin skemes se siguracionit te detyrueshem per bizneset dhe individet ndaj katastrofave duhet te percaktohen ne menyre te detajuar edhe shkalla e mbulimit te kesaj police per te shmangur situaten e tanishme ne sigurimet e automjeteve, ku raporti prime deme eshte ne nivele mjaft te uleta ne krahasim me vendet e rajonit vetem 32 per qind.