Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Sigurimet, 33 milione dollare per 5 muajt e pare

Publikuar me : 03.07.2009 Ne : Politike - 363 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Tregu i sigurimeve eshte rritur me 25% gjate 5-mujorit te I-re te 2009-es, krahasuar me nje vit me pare


Tregu i sigurimeve ka njohur nje bum gjate pese muajve te pare te ketij viti. Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare raporton se gjate periudhes janar-maj, primet e shkruara bruto te sigurimeve kane arritur ne rreth 3.3 miliarde leke ose 25% me shume se e njejta periudhe e vitit te kaluar.


Ndersa numri i kontratave te lidhura gjate pese muajve te pare te ketij viti arriti ne afro 290 mije, ose 31% me shume se e njejta periudhe e vitit te kaluar.


Raporti 5-mujor i publikuar nga AMF tregon se tregu vazhdon te mbetet i orientuar nga sigurimet e jo-jetes, te cilat zene rreth 91% te vellimit te pergjithshem te primeve. Sigurimi i detyrueshem vazhdon te dominoje tregun shqiptar, duke zene 54% te totalit te tregut, kundrejt 46% te atij vullnetar.


"Te ardhurat nga primet e shkruara bruto te sigurimit te TPL-se se brendshme ne janar - maj te vitit 2009 jane rreth 1,186 milione leke ose 2.4% me shume se periudha janar - maj 2008 ndersa numri i kontratave ka pesuar nje ulje prej 3% krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar",- raporton AMF-ja.


Shqiptaret kane nisur te jene me te ndjeshem ndaj ruajtjes se prones se tyre ndaj zjarrit dhe rreziqeve te tjera. "Ne portofolin 'Zjarri dhe rreziqet shtese' ndihet nje rritje prej 12 % e numrit te kontratave te sigurimit dhe rritje me rreth 28% te volumit te primeve te shkruara bruto te ketij portofoli",- thuhet ne raportin e AMF-se.


Sigurimi i jetes eshte nje tjeter produkt i cili ka njohur rritje gjate muajve te pare te ketij viti. Sipas raportit zyrtar vellimi i primeve te sigurimit te Jetes arriti ne rreth 284 milione leke me nje rritje prej 29% krahasuar me janar- maj te vitit 2008.


Demet


Kompanite e sigurimeve gjate pese muajve te pare te ketij viti kane paguar 656 milione leke deme, ose 27 % me shume se ne janar - maj te vitit 2008. Rreth 90% e totali te demeve te paguara i perket sigurimeve motorike, ne masen 588 milione leke.


Demi mesatar eshte rritur per te tre zera MTPL e brendshme, Karton Jeshil dhe Kasko. Demi mesatar i paguar per MTPl te brendshme gjate kesaj periudhe eshte 97mije leke, ose 4 mije leke me shume se gjate te njejtes periudhe te nje viti me pare.



Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Kam 21perqind, te diplomuar jashte

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 66 here.
Berisha  Kam 21perqind, te diplomuar jashte“Thithja e trurit” nga ana e universiteteve dhe administratës shtetërore ishte sot tema qendrore e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha u shpreh se është e domosdoshme që universitetet e vendit të ndërmarrin përpjekjen për thithjen e kontigjentit të të shkolluarve që jetojnë jashtë vendit. “Është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet të ndërmarrin përpjekjen e madhe për thithjen e trurit. Shqiptarët, pavarësisht se ku kanë lindur, duhet që...Lexo te gjithe artikullin »


» Topi dekreton Artan Zenelin per Gj. e Larte
» 21 janari, flet nga SHBA ish-Ministri i Brendshem
» Rama Kryeprokurorja, ne shenjester nga PD
» Arvizu Te ndalen sulmet ndaj Kryeprokurores
» Komisioni hetimor “denon” Spahiun qe ne seancen e dyte
» Ndryshohet Kodi, me shume kohe per regjistrimin e kandidateve
» Rama dhe disa deputete te PS vizite ne Austri
» Becaj takon ambasadorin e ri te Italise
» Berisha kerkon “ndreqjen” e historise
» Rama S’blejme me shume, paguajme me shume taksa

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit