Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Skizofrenia artistike e Aragonit

Publikuar me : 27.05.2010 Ne : Kulture - 226 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Aragoni dhe arti modern, ekspozohet ne Paris. Detaje interesante per qendrimet qe ka mbajtur shkrimtari i grupit surrealist qe perqafoi me pasion idete komuniste


Louis Aragon (1897-1982) e pershkoi shekullin me zigzage. Pjesetar i grupit parizian Dada, menjehere nga fundi i Luftes se Dyte Boterore, ai eshte nje nga themeluesit e grupit surealist, me 1924. Atehere, trajektorja e tij eshte e shpejte dhe e drejte jepet pas te panjohures dhe aventurave artistike, poetike e erotike. Me 1924, edhe pse vetem 27 vjec, ai ka guxuar dhe rrezikuar shume qe te mund ta ndiqte kete shtjelle. Por ne fillim te viteve 1930, trajektorja nderron rrjedhe dukshem.


Ose, le te themi, ajo ndahet ne dy drejtime te ndryshme. Njeri drejtim eshte i boshtit te dekades paraardhese mbrojtja e surealizmit dhe, pergjithesisht, e modernitetit ne pikture dhe e heronjve te tij Picasso, Picabia, Ernst, Tanguy, Miro, Arp apo Giacometti.
Tjetri merr kthese per nga realizmi ne art. Pas Luftes se Dyte Boterore, ky drejtim shkon permes mbrojtjes se realizmit socialist sovjetik dhe artisteve freng te cilet perpiqen ta aplikojne apo ti qasen. Qofte edhe ne nje perzierje te cuditshme Fougeron, Taslitzky, Gruber, Buffet apo Lorjou. Ne tekstet qe u kushton atyre, Louis Aragon eshte drejtues i vetedijes artistike te Partise komuniste franceze dhe drejtor i redaksise Lettres francaises e cila glorifikon linjen e Moskes. Eshte e qarte qe keto dy drejtime jane kontradiktore.

A eshte e mundur te duash njeheresh lehtesine e Miro-se dhe densitetin e Lorjou-se?
Ekspozita e Musée de la Poste nuk fsheh asgje per kete situate. Ne gjithe sallat e saj, perplasjet estetike jane te dhunshme dhe veshtrimi i vizitorit detyrohet te kaloje pa nderprerje nga nje salle e bukur surealiste ne nje salle te trishtueshme realiste socialiste.
Seria e vizatimeve nga koleksione private dhe publike ilustron preferencat e Aragonit dhe ia del, ndonjehere, te paraqese vepra qe i pati ne pronesi apo qe i ka njohur nga afer. Me e famshmja eshte versioni i vitit 1930 i Xhokondes korrigjuar nga Duchamp-i, me titullin L.H.O.O.Q.
Nje dhome rinderton pjeserisht interierin e Aragonit ne vitet e fundit te jetes, muret te veshur me fotografi, dokumente, riprodhime te ndryshme eshte interesante te analizosh detaje. Pikturat jane atje si nje sugjestion u perkasin artisteve qe Aragoni i ka ngritur ne qiell. Ai ka shkruar pothuajse per te gjithe bashkekohesit e tij me te mire, dhe kjo krijon nje antologji joshese, me shume detaje te perpikta nga Max Ernst dhe Pierre Roy.

Mbetet vetem sikleti qe krijon spektakli i nje shkrimtari i cili rregullisht perdor retoriken kur lavderon qofte Fougeron qofte Matisse-in.
Njehere, me 1953, akrobati ra nga trapezi.
Kishte porositur Picasson per nje vizatim per nder te Stalinit qe sapo kishte vdekur, dhe boton ne nje nga Lettres francaises koken e stilizuar te nje Stalini te ri me veshtrim roman dhe mustaqe kelte. Zemerim te abonentet, militantet e Komitetit Qendror. Aragonit iu desh te kerkoje falje publike per kete gabim. E zbatoi dhe pastaj iu kthye rrjedhes se skizofrenise artistike, sikur te mos kish ndodhur gje.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Net kosovare

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 73 here.
Net kosovareElsa Demo Qëkurse Kosova u bë e pavarur, qeveritë futën në axhenda edhe muajin e kulturës Shqipëri-Kosovë. Aktivitetet, kryesisht nga artet skenike, ndodhin gjatë një muaji të papërcaktuar i cili zhvendoset nga pranvera në dimër. Sepse i administruar nga institucionet shtetërore dhe i drejtuar nga politika, muaji i kulturës mbarëkombëtare ka krijuar varësi të squllët nga ndryshimet që pësojnë kabinetet qeveritare të të dy vendeve, ndryshim që ndodh dramatikisht...Lexo te gjithe artikullin »


» Nata e fundit bashke e vellezerve Blloshmi
» Dafte Inzot!
» Hahn dhe Reinhold Si u transkriptua shqipja 155 vjet me pare
» Mjafton te mos jetosh me standard te dyfishte
» Arkitekt ne socializem
» Perqafimi i ftohte
» Guillaume Lejean, udhetar ne Turqine evropiane
» Ikja e Uliksit
» Bust ne vendlindjen e F.S.Nolit
» Lindur me nje Smena

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit