Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Sot Berisha ka mbetur vetem!

Publikuar me : 29.04.2010 Ne : Politike - 230 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Botuesi i gazetes Shekulli, Koco Kokedhima, ka bere publike ne nje leter shqetesimet e grupit te tij mediatik nga ajo qe ai e konsideron si nje gjueti shtrigash te pushtetit ndaj medias se lire. Z. Kokedhima akuzon ne letren e tij kryeministrin Berisha se ka angazhuar struktura te vjetra te ish-policise sekrete kunder medias kritike me te.


Si per ta bere me te plote kete lajm, dje Berisha ka emeruar Drejtor te Pergjithshem te Doganave Flamur Gjymishke, ish-Drejtor i SHIK ne Tirane deri ne vitin 1997 dhe i rikthyer ne administrate pas vitit 2005.

Rrethi i njerezve te besuar te kryeministrit po ngushtohet serish te te njejtet persona qe ai ka perdorur ne fillim te vitit 1997, ne ditet e fundit te mandatit te tij te pare.


Shqetesimet e ngritura ditet e fundit nga media pas gjobave spekulative te vendosura vetem ndaj atyre medieve qe nuk ka nen kontroll qeveria, rinxjerr ne drite te njejtet personazhe, te cilet Berisha ka perdorur ne ditet e fundit te pushtetit te tij te pare kunder medies. Ky zhvillim duhet pare me kujdes ne te gjitha aspektet pozitive dhe negative.


Pozitive ne kete zhvillim eshte fakti qe brenda administrates shteterore ka gjithnje e me pak njerez te gatshem qe te sakrifikojne personalitetin e tyre dhe te perdoren si kamikaze te shkeljes se ligjit dhe pastaj te arratisen nga Shqiperia. Eshte pozitiv po ashtu dhe fakti qe Berisha nuk ka ne dispozicion me asnje kostum te paperdorur qe ta rihedhe ne lufte per interesa te tij.


Nga loja me maska qe tentoi te bente ne vitin 2005 me te rinj te shkolluar dhe intelektuale me integritet, ai ka perfunduar pese vite me vone te te njejtat emra fytyra dhe biografi te vitit 1997. Edhe pse duket cinizem, ky duhet marre serish si lajm i mire.


Lajm i keq eshte qe Shqiperia eshte kthyer 13 vite pas, duke perballur serish medien me personazhe te sherbimeve sekrete, te cilat tashme nuk drejtojne me institucione te tilla dhune sic ishte atehere SHIK-u dhe policia, por po kthejne ne institucione dhune, institucione te tilla financiare si Tatimet dhe Doganat.


Kjo eshte nje deshmi tjeter se nuk ka qene policia dhe SHIK-u ata qe ishin te inkriminuar dhe ne ate kohe, por vullneti i zotit Berisha per ti perdorur ato privatisht.


Tashme qe Perendimi eshte investuar me kuader ligjor per ti hequr nga duart SHIK-un dhe Policine, Berisha po perdor Tatimet dhe Doganat, per te njejtin qellim me te njejtit njerez kunder te njejteve kundershtare ne medien e pavarur.


Gjobat anormale te tyre ndaj medies, perpjekja per te rrenuar financiarisht dhe per te hequr dhe cdo mundesi mbijetese botuesve te medies kritike, perfshirja direkte e kryeministrit deri ne sulme ndaj familjareve te botuesve dhe perpjekja per te nenshtruar media televizive ne vend permes diktimit te politikes botuese dhe pse jo shpesh dhe politikes se kuadrit, e ben situaten shume te rende per nje vend, i cili pretendon te aplikoje si vend kandidat per anetar i Bashkimit Europian.


Sot po ngrihen ne detyre ish-zyrtare te SHIK-ut qe kane rrembyer gazetare dhe i kane mbajtur ata ne burg sic ka qene rasti i Filip Çakulit dhe po perdoren kunder medies ata personazhe qe kane udhehequr perndjekje redaksish dhe gazetaresh dhe pse jo dhune mbi ta dhe personazhe te jetes politike.


Rikthimi i Berishes 13 vite pas te te njejtet njerez dhe te te njejtat metoda kunder lirise se shtypit dhe kundershtareve te tij ne media dhe politike, deshmon me shume se cdo gje tjeter vetmine e tij ne keto dite kur opozita dhe media eshte serish perballe tij.


Kjo eshte nje shenje se Berisha ka shume pak njerez ne dispozicion, per te mos thene askend, qe te marre persiper plotesimin e epsheve te tij te vjetra kunder lirise se shtypit dhe kundershtareve politike.


*Ne Faktori Plus eshte diskutuar mbreme mbi problemet qe po has media kritike me qeverine me personazhet e vjeter te sherbimit sekret qe jane ngjitur tani ne krye te sistemit te tatim-taksave dhe doganave. Ne studio ka qene Endri Puka, drejtor i 2K Grup.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Kam 21perqind, te diplomuar jashte

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 66 here.
Berisha  Kam 21perqind, te diplomuar jashte“Thithja e trurit” nga ana e universiteteve dhe administratës shtetërore ishte sot tema qendrore e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha u shpreh se është e domosdoshme që universitetet e vendit të ndërmarrin përpjekjen për thithjen e kontigjentit të të shkolluarve që jetojnë jashtë vendit. “Është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet të ndërmarrin përpjekjen e madhe për thithjen e trurit. Shqiptarët, pavarësisht se ku kanë lindur, duhet që...Lexo te gjithe artikullin »


» Topi dekreton Artan Zenelin per Gj. e Larte
» 21 janari, flet nga SHBA ish-Ministri i Brendshem
» Rama Kryeprokurorja, ne shenjester nga PD
» Arvizu Te ndalen sulmet ndaj Kryeprokurores
» Komisioni hetimor “denon” Spahiun qe ne seancen e dyte
» Ndryshohet Kodi, me shume kohe per regjistrimin e kandidateve
» Rama dhe disa deputete te PS vizite ne Austri
» Becaj takon ambasadorin e ri te Italise
» Berisha kerkon “ndreqjen” e historise
» Rama S’blejme me shume, paguajme me shume taksa

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit