Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Spanja 3 dite zi kombetare per viktimat e avionit

Publikuar me : 21.08.2008 Ne : Rajoni - 310 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 

Kryeministri spanjoll, Hose Luis Rodrigez Zapatero, ka deklaruar tre dite zie kombetare per viktimat e katastrofes me te rende ajrore te ndodhur keto 25 vjetet e fundit.

Hetuesit kane gjetur kutine e zeze te avionit te rrezuar, te shoqerise ajrore Spainair, i cili u rrezua sapo u ngrit nga aeroporti Barahas i Madridit me destinacion Ishujt Kanarie. Sipas policise 153 vete kane humbur jeten, nderkohe qe 19 te mbijetuarit po trajtohen ne spital .

Hetuesit e aksidentit do te fillojne punen ne mbeturinat qe ndodhen ne afersi te pistes se terminalit kater. Sipas njoftimeve fillestare nje nga dy motorrat e avionit morri zjarr menjehere pas ngritjes nga toka ne nje kohe qe piloti kishte njoftuar nje keqfunksionim te aparatures se temperatures, problem i cili mendohej se ishte riparuar.

Te mbijetuarit e paket po kurohen ne gjashte spitale te Madridit, ku disa thuhet se ndodhen ne gjendje te rende.Ne mesin e te plagosurve ndodhen edhe nje vella e moter ne moshe te vogel.

Te afermit e viktimave mes loteve si dhe mjeke te shumte jane perpjekur te identifikojne trupat e djegur te viktimave.

 

 

Vetem 19 vete nga 166 pasagjere dhe 9 anetare te bordit kane arritur te mbijetojne. Zyrtaret thane se shumica e pasagjereve ishin femije.

*Do ta vras ate bastard qe beri kete katastrofe* – bertiste nje i aferm i viktimave para telekamerave.

Nje tjeter tha: *Duke e ditur se avioni kishte probleme, pse u nisen, me moren mbesen time 7-vjecare*.

Avioni ishte 15 vjecar dhe kishte kaluar testin e inspektimit vitin e kaluar.

*Une e pashe si avioni u nda me dysh dhe u degjua nje shperthim i madh* – tha Manuel Muela, punonjes i terminalit.

Kryeministri Jose Luis Rodrigues Zapatero nderpreu pushimet e tij ne Spanjen jugore per te qene afer kesaj katastrofe, dhe premtoi nje investigim te thelle per shkaqet e renies se avionit.

Komiteti olimpik i Spanjes tha se Spanja do te parakaloje me flamur ne gjysme shtize gjate ketyre tre diteve ne Pekin. Skuadra e futbollit spanjolle ka luajtur ne ndeshjen e djeshme miqesore me Danimarken me shirit te zi ne krah dhe ka qendruar nje minute heshtje ne nderim te viktimave.

Disa ore para shperthimit, pilotet e avionit Spanair kishin paralajmeruar rrezikun. SAS ishte perpjekur ta shiste Spanair qe vitin e kaluar.

Avioni ishte i familjes MD – 80 dhe eshte ndertuar nga Boeing Co dhe ishte me madhesi mesatare, i pershtatshem per udhetime rajonale.

American Airlines ka anulluar 3000 udhetime ne fillim te ketij viti pasi autoritetet amerikane kishin dhene urdher te behej nje kontroll i imtesishem i rrjetit elektrik te te gjithe avioneve MD- 80.


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Merkel ne Kine, kerkon hapesira per biznesmenet gjerman

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Rajoni - Lexuar : 26 here.
Merkel ne Kine, kerkon hapesira per biznesmenet gjermanKancelarja gjermane Angela Merkel nisi sot një vizitë katër ditore në Kinë. Gjatë vizitës së saj në Kinë Merkel do të bisedojë edhe për çështjen e të drejtave të njeriut dhe për disidentët. Ajo pritet t`i paraqesë partnerëve të saj në Pekin pikëpamjet e saj në lidhje me të drejtat e njeriut ndërsa një tjetër çështje që do të bisedohet është edhe ekonomia. “Kërkojmë që kompanitë gjermane, përfaqësuesit e sektorit të ekonomisë që më shoqërojnë mua...Lexo te gjithe artikullin »


» 79 te vdekur nga temperaturat nen zero
» Sulmi ndaj burses se Londres, 4 persona pranojne akuzat
» Pakistan, pluhur antraksi per kryeministrin
» Erdogan Evropa, raciste dhe islamofobe
» 74 te vdekur, tre dite zie ne Egjipt
» “Censura” e Twitterit, pritet pozitivisht ne Tajlande
» Afganistan, nuk lind djale, e vret burri
» Samiti i BE-se, Greqia mbetet problemi kryesor
» Sarkozi propozon takse per transaksionet financiare
» Sulme kunder Al Kaedes, 15 viktima ne Jemen

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit