Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Spanja apelon Duhet marreveshje politike

Publikuar me : 12.05.2010 Ne : Politike - 190 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Zedhenesja e presidences spanjolle, Kristina Galak, tha se Shqiperia nuk mund te ece perpara ne nje gjendje te paqendrueshme politike


Cila eshte porosia e BE-se per udheheqesit politike ne Shqiperi, pas 11 dite te greves atje?


Ashtu sic e kemi thene, te gjitha vendet e BE-se, presidenca e radhes dhe te gjithe ata qe jane te perfshire ne situaten e Shqiperise, ajo qe na duhet eshte te levizim nga situata aktuale drejt nje qendrueshmerie politike dhe nje marreveshjeje politike. Dhe ajo qe po ndodh eshte saktesisht e kunderta e kesaj.


Nga ne do te kete nje porosi te qarte qe te levizet drejt nje situate kur qeveria dhe opozita do te kuptojne rendesine e momentit ne te cilin jetojne, te rendesise vendimtare te ceshtjeve, qe vendosen ne tryeze qe lidhen me perparimin e Shqiperise drejt BE-se. Prandaj ta rimendojne serish dhe te garantojne qe aktoret politike te mbajne qendrime konstruktive.


Por, a do te kete nje ndikim kjo krize aktuale politike ne Shqiperi ne rrugen e saj drejt integrimit europian?


Ajo qe eshte e qarte eshte se nuk mund te kete nje ndikim pozitiv. Sepse nuk eshte e mundur te ecet perpara me gjendjen aktuale jo te qendrueshme.


Çfare mund te beje BE-ja qe te ndihmoje kete vend per te tejkaluar dallimet?


Mendoj se kjo eshte nje ceshtje qe duhet ti adresohet pike se pari udheheqesve ne Shqiperi. Sepse ata e dine vullnetin e BE-se per te ecur perpara me Shqiperine, por ne nuk mund te bejme asgje deri sa nuk ka nje situate te qarte dhe me te qendrueshme.


Zonja Galak, deri ku kane arritur pergatitjet per takimin e Sarajeves qe pritet te mbahet ne qershor?


Ate qe ne po bejme tani eshte puna me te gjitha vendet ne rajon, me qellim qe konferenca te vazhdoje pergatitjet. Sic e ka thene edhe ministri Moratinos, te henen, ai eshte shume i sigurt se do te jete nje takim shume i mire, dhe qe do te rezultoje me porosi pozitive per vendet e rajonit ne marredheniet me BE-ne.


Çfare mendoni se do te arrini ne kete takim, marre parasysh se Spanja e perfundon mandatin e saj te kryesimit me BE-ne nga fundi i qershorit?


Saktesisht. Presidenca e radhes e BE-se perfundon cdo gjashte muaj. Por, ju e dini se marredheniet me vendet e rajonit nuk varen nga nje vend i posacem. Ato jane politikat me solide te BE-se si teresi. Njera presidence jep nje impuls te caktuar, tjetra jep nje tjeter lloj impulsi.


Por vendosja e rajonit te Ballkanit si nje prej perparesive kyce, nese jo nje prej fqinjeve me te rendesishem per BE-ne, per shkak te perspektives europiane, nuk ndryshon nga njera tek tjetra presidence.


Gjate ketyre gjashte muajve, Spanja ka punuar se bashku me ekipin e zonjes Ashton, ka pasur nje numer aktivitetesh dhe eshte nje kohe e mire per te ecur perpara, ashtu sic do te bejne presidencat e tjera me vone.
Marre me shkurtime nga BBC

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Kam 21perqind, te diplomuar jashte

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 66 here.
Berisha  Kam 21perqind, te diplomuar jashte“Thithja e trurit” nga ana e universiteteve dhe administratës shtetërore ishte sot tema qendrore e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha u shpreh se është e domosdoshme që universitetet e vendit të ndërmarrin përpjekjen për thithjen e kontigjentit të të shkolluarve që jetojnë jashtë vendit. “Është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet të ndërmarrin përpjekjen e madhe për thithjen e trurit. Shqiptarët, pavarësisht se ku kanë lindur, duhet që...Lexo te gjithe artikullin »


» Topi dekreton Artan Zenelin per Gj. e Larte
» 21 janari, flet nga SHBA ish-Ministri i Brendshem
» Rama Kryeprokurorja, ne shenjester nga PD
» Arvizu Te ndalen sulmet ndaj Kryeprokurores
» Komisioni hetimor “denon” Spahiun qe ne seancen e dyte
» Ndryshohet Kodi, me shume kohe per regjistrimin e kandidateve
» Rama dhe disa deputete te PS vizite ne Austri
» Becaj takon ambasadorin e ri te Italise
» Berisha kerkon “ndreqjen” e historise
» Rama S’blejme me shume, paguajme me shume taksa

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit