Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Spitali Ushtarak, vazhdon denoncimi i skandalit me barnat

Publikuar me : 05.03.2010 Ne : Shendeti - 450 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Mjeket e Kirurgjise se Spitalit Ushtarak denoncojne se ne urgjence ka 300 ampula medikamenti qe perdoret ne kirurgji me afat skadence 02.2010. Jane edhe pa pulle spitalore


Skandali me medikamentet e Spitalit Ushtarak eshte denoncuar serish nga personeli i Urgjences se Kirurgjise se ketij spitali. Tashme behet fjale per medikamentin qe perdoret ne sallat e operacionit per zgjimin e te semureve.


Behet fjale per rreth 300 ampula neostigmine (si brofur), neostigmine (bromide), e cila e ka daten e skadences me 02-2010 dhe perdoret aktualisht mbi pacientet.


Personeli i Urgjences se Kirurgjise se Spitalit Ushtarak ben te ditur per gazeten se kane kerkuar nga drejtoria qe te terhiqet menjehere ky medikament nga sherbimi i urgjences dhe se strukturat pergjegjese te marrin masa per kete situate problematike. Nderkohe, ata denoncojne se jane bere blerje te vogla me oksigjene, te cilet kane pullen e farmacise, por keto jane blere ne sasi te medha.


Denoncimi


Barna te cilat kane arritur afatin e skadences dhe nuk kane pullen spitalore, por pullen e farmacise. Keto medikamente tashme i gjen rendom ne Spitalin Ushtarak dhe personeli i Urgjences se Kirurgjise thekson se keto barna kane te bejne pikerisht me vjedhjen qe po behet ne kurriz te taksapaguesve shqiptar.


"Le te shpjegoje drejtoria e spitalit perse jane bere keto blerje te vogla medikamentesh me pulle farmacie, te cilat jane ne prag skadence ose kane skaduar. Te gjitha barnat qe jane neper farmaci ne prag skadence duhej te vinin ne Spitalin Ushtarak", - pohojne mjeket.


Mjeket


"Ky eshte medikamenti neostigmine (si brofur), neostigmine (bromide) dhe perdoret ne sallen e operacionit eshte me date skadence 2.2010 dhe me numer serie 020207.


Ky eshte medikamenti qe perdoret per zgjimin e te semureve pas operacionit, pra vetem per narkoze", pohojne mjeket, duke shtuar se ky medikament eshte marre nga ana e tyre si sherbim ne farmacine qendrore me ane te recetes permbledhese.


Receta permbledhese sipas tyre do te thote se kur sherbimi ben kerkesen ne 3 kopje dy kopje i mban farmacia dhe nje kopje e mban sherbimi. Sipas mjekeve, Urgjenca ne dhjetor te 2009-es ka kerkuar kete medikament ne farmaci dhe nuk e ka marre, pasi spitali nuk kishte dhe shume shpejt, sipas Spitali Ushtarak, bene furnizimin me kete medikamente me nje sasi per 3 muaj, nderkohe qe afati i skadences ishte me 02.2010.


"Pra, ne farmacine e spitalit nuk ka pasur ne dhjetor te 2009 proserine dhe drejtoria duke pare kete gje ka blere ne farmaci private.


Problemi nuk eshte vetem se nuk i bleu tek grosistet me 30perqind me pak, por jane marre edhe me afat skadence. Pra, jane blere ampulat ne dhjetor dhe afati i sakdences eshte pikerisht ne 02.2010. Ketu kemi te bejme me vjedhje te paster.


Kemi edhe disa arka te tjera me oksigjene, te cilat kane bere blerje me sasi te medha me pulle farmacie", pohon ekipi i mjekeve te Urgjences se Kirurgjise se Spitalit Ushtarak.

 

 

'


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit