Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Sponsoret ilegale qe financojne partite

Publikuar me : 21.10.2008 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 282 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

"Transparency International" ne Shqiperi konstatoi dje me keqardhje, se ende ka nje sere problemesh madhore ne financat e partive politike dhe kjo situate ka mbetur teresisht e pandryshuar prej vitesh. Partite politike ne vend konstatohet se vazhdojne te cenojne nje nga detyrimet e tyre kryesore kushtetuese, berjen publike te çdo lloj burimi financiar. "Ato vazhdojne te fshehin ne menyre te vazhdueshme deklarimin e burimeve te tyre private", thuhet ne raport. Teksa insistohet ne faktin se ne Shqiperi vazhdon te mungoje nje kuader i veçante ligjor per kete çeshtje. TI mendon se çdo iniciative per te perfshire disa elemente ne Kodin Zgjedhor, jo vetem qe eshte e vonuar, por edhe nuk garanton zbatimin e plote te detyrimeve kushtetuese. Mungesa e vullnetit politik imponon mungesen e mekanizmave, kapaciteteve, instrumenteve dhe institucioneve, te cilat duhet te garantonin transparencen e procesit te financimeve te partive politike. Ndersa financimet nga subjektet private, donacionet, dhuratat, apo ndihmat qe japin shoqerite tregtare, ne favor te partive politike, mbeten ende nje privilegj jashte çdo kontrolli fiskal dhe ligjor. Raporti ve ne dukje se vete partite politike nuk kane bere ende asnje perpjekje per te ngritur kapacitete dhe per te shmangur vakumin ne struktura, me qellim auditimin e brendshem te financave dhe kjo gje vihet re pothuajse ne te gjitha partite politike ne vend. "Transparency" vazhdon te konsideroje mungesen e berjes publike te raportimit te aktivitetit ekonomik te partive politike, si nje veprimtari informale dhe nje nga komponentet e nje procesi te deshtuar politik per te formalizuar ekonomine ne vend. "Shoqerite tregtare, te cilat jane financueset me te medha, nuk jane te interesuara t‘i formalizojne keto marredhenie dhe donacionet e tyre, pasi ne thelb kane interesa te ngushta per te perfituar ne proceset e prokurimeve, privatizimeve, sipermarrjeve publike etj. Ata kthehen keshtu jo vetem ne partnere ne abuzimin me pushtetin, por edhe influencues ne vendimmarrje te rendesishme politike, ekonomike dhe institucionale", vijon raporti. Per keto arsye "Transparency International" ne Shqiperi konstaton se informaliteti, mungesa e transparences dhe kuadrit ligjor, mungesa e kapaciteteve dhe mekanizmave te kontrollit ne financime, kryesisht nga bizneset dhe subjektet private ne favor te partive politike, ka krijuar nje terren te pershtatshem per nje nivel te larte te korrupsionit politik. Nenvizohet fakti se Komisioni i Posaçem per Reformen Zgjedhore eshte duke adresuar vetem disa nga çeshtje ne Kodin Zgjedhor. TI vlereson çdo perpjekje per ta permiresuar kete situate nga Kuvendi i Shqiperise, por i quan te pamjaftueshme vetem disa dispozita, te cilat mund te perfshihen ne legjislacionin elektoral, pasi transparenca e financimeve te partive nuk eshte vetem nje çeshtje e izoluar ne periudha zgjedhjesh. "Duke qene se shume pak kohe na ndan nga perfundimi per here te dyte i afatit te veprimtarise se ketij komisioni, "Transparency" i kerkon Kuvendit mundesine e nje diskutimi transparent dhe realizimin e nje seance degjimore me pjesemarrje te gjere, si dhe me pjesemarrje te eksperteve te saj, veçanerisht per nje çeshtje kaq kritike siç eshte financimi i partive politike.

 



 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit