Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Starton Liga Superiore, Partizani ne krye te tabeles

Publikuar me : 25.08.2008 Ne : Sport - 344 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

 

Vllaznia-Tirana ndahen barazim. Kampionet, nisje e gabuar

 

Kampionati shqiptar i futbollit ka ngritur me ne fund siparin me javen e pare te edicionit futbollistik 2008-2009. Dhe qe ne diten e pare nuk kane munguar surprizat, ku mund te veçohen fitoret ne transferte te Partizanit dhe te Flamurtarit, por edhe goleada e Peqinit, ku Shkumbini ka shkaterruar Bylisin. Gjithsesi, bolleku i golave ka munguar: dje jane shenuar vetem 7 te tille, nga 13 qe u shenuan ne javen e pare te sezonit te kaluar.

Lushnja - Partizani 0-1

Partizani ka befasuar Lushnjen ne ndeshjen e mireseardhjes se saj ne Superlige. Te kuqte, me nje skuader qe ende nuk e ka marre veten nga kaosi pas problemeve financiare, kane mundur te triumfojne me rezultatin 0-1 para syve te tifozerise lushnjare. Golin e vetem e shenoi Karapici ne 63‘. Loja nuk u ngjit ne nivelin e kerkuar.

Besa - Flamurtari 0-1

Nje surprize te hidhur i ka rezervuar edhe Flamurtari skuadres vendase te Beses, te cilen e ka mundur 1-0. Ne perballjen mes tyre eshte zhvilluar nje loje thuajse e barabarte, por ne fund fati u ka buzeqeshur vlonjateve. Ne 80‘ ka shenuar Çaushaj (karton i kuq ne 84‘), pas nje gabimi fatal te mesfushes se kavajasve.

Shkumbini - Bylis 4-1

Nje goelade e vertete ka qene ndeshja Shkumbini-Bylis, ku edhe eshte fiksuar goli i pare i sezonit 2008-2009. Vendasit kane triumfuar fale golave te Nores (51‘ me rafishate), Shenaj (70‘ goditje nga distanca), Ramazani (83‘ gabimi i Egbo) dhe Mustafaj (88‘). Ne te 91-en, golin e nderit per ballshiotet e ka shenuar Nenaj.

Dinamo - Teuta 0-0

Zhgenjen Dinamo, e cila e perkufizuar si pretendentja kryesore me titullin kampion nuk ka mundur te shkoje me tej se nje barazim 0-0 ndaj Teutes. Ndeshja ka qene nen nivelin e pritur. Kampionet e kane provuar me te gjitha menyrat per te arritur te goli, por ka qene e pamundur. Edhe Teuta ka pasur rastet e saj te pashfrytezuara.

Elbasani - Apolonia 0-0

Elbasani nuk e nis mire sezonin. Nje barazim 0-0 ndaj Apolonise, ka lene te zhgenjyer tifozet e shumte qe ishin ne shkallet e stadiumit. Ata kane kontestuar nivelin e lojes me fershellima, per te arritur deri ne minutat e fundit, ku edhe kane filluar te boshatisin shkallet te irrituar. Kesaj ndeshjeje rastet nuk i kane munguar.




Superndeshja


Nje atmosfere e zjarrte e "Loro Boriçit" shoqerohet me nje loje te kenaqshme


Vllaznia e Tirana, emocione

e raste, por mungojne golat


Nje ceremoni festive, e ndezur nga fishekzjarret, por edhe nga kenget e Bujar Qamilit dhe Mukades Çangas, ka paraprire sfidat me te rendesishme te javes se pare te edicionit 2008-2009. Ne fushe nuk kane zbritur te larguarit per te turqit Haxhitepes, Admir Teli, Xhevahir Sukaj dhe Gilman Lika, por ishte rikthyer golashenuesi me i mire i sezonit te kaluar, Vioresin Sinani, i cili ka luajtur qe nga minuta e pare. Ndersa Tirana eshte kunderpergjigjur me me te miret e saj ne dispozicion, ku kishte nderthurur edhe dy lojtaret e Kombetares, Andi Lila dhe Ansi Agolli. Atmosfere e gezueshme dhe entuziazem i madh kane shoqeruar kete sfide qe nga minutat e para. Kesaj atmosfere i eshte pergjigjur edhe niveli i lojes se ketyre dy skuadrave, te cilat nga minuta e pare deri ne te fundit kane shpalosur me te miren e arsenalit te tyre, por gjithsesi fershellima tri hereshe e gjyqtarit Kridens Meta i ka ndare ne paqe. Rezultati i barabarte 0-0 ka qene verdikti i duelit me interesant te javes. Ndoshta nje gol do ta zbukuronte edhe me shume kete takim. Por asnjera nga te dyja skuadrat nuk meritonte te humbiste, kjo per hir te asaj qe demonstruan ne fushen e lojes. Qe ne minutat e para shkodranet e zhvendosen lojen ne gjysmefushen e Tiranes, duke iu afruar disa here golit. Tifozeria, qe kishte mbushur shkallet e stadiumit, ka reaguar shpesh ndaj vendimeve te gjyqtarit tiranas, Kridens Metaj, te kontestuar qe ne momentin e perzgjedhjes se tij per te drejtuar kete ndeshje. Megjithate, vendimet e tij nuk kane ndikuar ne lojen e dy skuadrave. Nje nga me te miret ne fushe per shkodranet ka qene korçari Paulin Dhembi, i ardhur vetem pak dite me pare nga Partizani. Ai ka qene protagonist i disa rasteve per Vllaznine, ka kembengulur me shume per golin e avantazhit. Por ne te gjitha rastet e tij ka qene portieri Nallbani, i cili me nderhyrjet e tij eshte shnderruar ne shpetimtarin e Tiranes. Pjesa e pare eshte mbyllur me rezultatin 0-0. Ndersa e dyta ka nisur e shpejte per shkodranet, te cilet provojne dy here me Dhembin brenda nje minute, por serish Nallbani i mohon golin. Trajneret bejne nderrimet, duke kerkuar te ndryshojne edhe rrjedhen e lojes, qe po shkonte drejt barazimit. Por ka qene e pamundur edhe pas rasteve te Daniel Xhafes, qe nuk mundi te devijonte nje top me porten bosh, apo dhe ai i Ilir Nallbanit, kur topi i gjuajtur prej tij kalon ngjitur me shtyllen pingule te bardhebluve. Ne fund Vllaznia dhe Tirana kane ndare nga nje pike.


Superliga

Rezultatet


Vllaznia - Tirana 0-0

Elbasani - Apolonia 0-0

Lushnja - Partizani 0-1

Karapici 63‘

Dinamo - Teuta 0-0

Besa - Flamurtari 0-1

Caushaj 80‘

Shkumbini - Bylis 4-1

Nora 51‘, Shenaj 70‘, Ramazani 83‘, Mustafaj 88‘ / Nenaj 91‘


Renditja

N P

Shkumbini 1 3

Partizani 1 3

Flamurtari 1 3

Vllaznia 1 1

Tirana 1 1

Elbasani 1 1

Apolonia 1 1

Dinamo 1 1

Teuta 1 1

Lushnja 1 0

Besa 1 0

Bylis 1 0

 



<a href="


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitri

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 85 here.
Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitriNuk ishte e thëne që edhe kësaj radhe takimi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit të mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur në Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, përmbysje rezultati, gjakosje, të gjyqtarit anësor, pasivitet të vlonjatëve në fushë. Deri në momentin e golit të dytë të korçarëve, gjithçka dukej në rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozëve me një send. Takimi u ndërpre për 15 minuta. Vlonjatët me anë të shefit Geri...Lexo te gjithe artikullin »


» Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!
» Kampionati i mundjes ne Fier?
» Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!
» Tjeter skandal perfshin FIFA-n!
» Roshi, “raketa” shqiptare tek Kelni!
» Bufon, me i mire se yjet e pornografise
» Mesi Jam atdhetar, mos me akuzoni!
» Kampione absolute
» Berluskoni Ibrahimovic vlen 150 milione euro!
» Boateng i demtuar! Fajin e ka Melisa Sata?!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit