Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Stina e nxehte, fluks pacientesh te helmuar ne spitale

Publikuar me : 22.08.2010 Ne : Shendeti - 206 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Shefi i spitalit Infektiv, Dhimiter Kraja, pohon se ne stinen e veres rritet numri i te helmuarve nga ushqimet. Shenjat e helmimeve dhe shkaktaret

Intoksikacionet nga produktet ushqimore vazhdojne te mbeten problematike gjate sezonit te veres. Me dhjetera paciente te vegjel paraqiten cdo dite ne dyert e pediatrise se Qendres Spitalore Universitare Nene Tereza per te marre ndihme mjekesore per shkak te helmimeve nga produktet ushqimore.


Ne fakt, nuk jane vetem femijet qe vuajne kete problem, pasi edhe fluksi i te rriturve ne dyert e Spitalit Infektiv ne QSUT paraqitet per te marre ndihme. Mjeket e ketij sherbimi pohojne se vijne cdo dite deri ne 60 -70 paciente prane ketij sherbimi. Shefi i ketij sherbimi, Dhimiter Kraja, pohon se fluksi i pacienteve ne kete stine eshte i zakonshem dhe se stafi eshte ne gatishmeri per te dhene ndihme ne cdo moment.


Helmimet


Sipas mjekeve te spitalit Infektiv, ne stinen e veres rritet numri i te helmuarve nga produktet ushqimore. Temperaturat e larta, pakujdesia e ruajtjes se produkteve ushqimore dhe mungesa e kontrolleve higjieno-sanitare, sipas specialisteve, jane shkaqet kryesore qe sjellin keto probleme. Mund te them se cdo vit ne kete stine ka fluks pacientesh te helmuar nga ushqimit, por, ne fakt, kete vit vihet re nje shtim i pacienteve, - pohojne mjeket.


Sipas specialisteve, subjekte te vecante jane me te ndjeshem dhe i kalojne me rende keto helmime. Sic jane moshat me ekstreme, femijet dhe pleqte, te semuret me probleme kardiake, te zemres, tensionit, te veshkave, diabetit, stomakut. Keta persona mund ti kalojne me rende dhe me komplikacione keto situata.


Ndersa, sa i takon shenjave te nje helmimi ushqimor apo nje infeksion i traktit tretes jane te perziera dhe te vjella me permbajtje kryesisht ushqimore, diarre, dalje me permbajtje te ujshme qe mund te jete e disa tipave me dalje shume te shpeshta, mukoze gjaku, dhimbje barku e karaktereve te ndryshme, temperature dhe forma me e rende qe lidhet me humbjen e lengjeve dhe kriperave, sic jane tharja e mukozave (gjuhes, ulje e sasise se urinimit, renie e tensionit arterial, dobesi muskulore, keputje etj).


Shkaktaret


Disa nga shkaktaret e semundjeve diarreike dhe helmimeve ushqimore jane disa mikrobe dhe viruse (te tilla jane escherichia coli enterotoksigjene, clostridium perfingensm staphylococus aureusm, viruset coxsackie, viruset echo dhe rotaviruset, etj). Shkaktaret ndodhen ne ajer, uje dhe ushqime te kontaminuara, kafshe shtepiake dhe te egra bartese te ketyre mikrobeve, njerez te semure, ose bartes te tyre.


Insektet mund te jete transportues pasive, sidomos per viruset, pohojne mjeket, duke shtuar se periudha me e favorshme per perhapjen e tyre eshte stina e veres dhe sidomos periudha korrik-tetor. Keto lloj infeksionesh pothuajse gjithmone merren nga goja, zakonisht nga gelltitja e ushqimit ose pijeve te helmuara.


Çdo prodhim ushqimor eshte nje burim potencial per infektimin e njeriut. Burim per helmimin e ushqimit ose pijes mund te jene njerez mbartes pa klinike, por burimi kryesor i infeksionit te njeriut eshte rezervuari i gjere i salmonelave ne kafshet e uleta.


Specialistet Ja produktet me te rrezikshme

Çdo ushqim mund te kontaminohet nga shkaktaret mikrobik, por disa mund te jene me te prekshme. Mund te permendim produktet e vezes (majoneza, akullorja), bulmetrat, mishi dhe sallamrat, produktet e detit.


Nje produkt tjeter i rendesishem eshte uji se ne e harrojme, kur ai eshte i ndotur. Te gjitha keto produkte ushqimore qe permendem kontaminohen pergjithesisht gjate perdorimit te tyre nga personat me higjiene te ulet te duarve, kur nuk ruhen ne kushte frigoriferike, kur ekspozohen ne diell dhe kur ekspozohen ndaj insekteve, kryesisht mizave, pohojne specialistet, duke shtuar se shqimet mund te rikontaminohen pas pergatitjes se tyre nga pajisjet e kuzhines apo personeli i kuzhines (mbartes mikrobesh). Ushqimi mund te rikontaminohet, nese, pas gatimit lihet te ftohet per nje kohe te gjate, sidomos ne periudhen e veres.


Por specialistet theksojne se nuk duhet te mendohet se ushqimi i futur ne kohe ne frigorifer nuk kontaminohet dhe nuk shkakton helmim.


Nje shembull i qarte eshte stafilokoku aeurus qe quhet ndryshe helmimi ushqimor klasik. Helmimi ndodh nga enterotoksina e prodhuar me pare ne produktet ushqimore, ndersa vete stafilokoku mund te jete larguar nga ushqimi.


Ky lloj helmimi dallon nga te gjithe te tjeret, sepse shfaqet me shume te vjella, diarre, temperature te larte dhe shenjat shfaqen brenda nje periudhe te shkurter qe nga koha e marrjes se ushqimit deri ne shfaqjen e shenjave te para, theksojne mjeket.


Simptomat

Te vjella
Heqje barku
Temperature
Dobesi
Zverdhje te lekures
Djerse


Keshilla

Lani me uje te paster e te rrjedhshem te gjitha frutat dhe zarzavatet
Ruani produktet ushqimore ne vende te fresketa
Konsumoni ushqime te sapopergatitura
Te semuret qe vuajne nga semundje te ndryshme te zemres e te tensionit duhet te jene te kujdesshem e te konsultohen here pas here me mjekun specialist

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit