Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Strategjia, Tirana forcohet duke i dobesuar rivalet

Publikuar me : 22.07.2008 Ne : Sport - 248 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

Duhen 4-5 lojtare cilesore, ne shenjester pikat e forta te kundershtareve

Qe Tirana te arrije te shpallet kampione, asaj i duhet nje strategji e mirrefillte. Dhe kjo gje duket se nuk i mungon, edhe pse zyrtarisht askush nga drejtuesit nuk e pohon. Kjo strategji ka ne themelet e saj nje filozofi te njohur, ate te "perforcimit duke dobesuar rivalet". Perveç blerjeve nga jashte vendit, drejtuesit e klubit bardheblu kane vene ne shenjester edhe lojtaret me te mire te konkurrenteve ne luften per titull, duke synuar qe "me nje gur te vrase dy zogj": Forcohet duke u marre kundershtareve lojtaret e konsideruar si pikat me te forta dhe njekohesisht i dobeson ata. Edhe pse nuk ka konfirmim zyrtar, aplikimi i planit strategjik tashme ka filluar. Nga stafi i trajnereve mesohet se duhet ende kohe per t‘u quajtur ekip i kompletuar. Jane te domosdoshem edhe 4-5 lojtare cilesore. Kjo eshte nje kerkese e trajnerit kroato-boshnjak, Blazhe Slishkoviç, qe eshte konfirmuar dje edhe nga vete presidenti Refik Halili. Sipas tij, perveç lojtareve nga kampionati shqiptar, do te kete edhe futbolliste te huaj. Por, megjithate, nen rrogoz tashme, levizjet per t‘u rrembyer rivaleve pjeset me te çmuara, kane filluar. Sipas burime prane klubit, ne listen e perforcimeve jane dy futbolliste te kampiones se Shqiperise, Dinamos. Emrat zyrtare mungojne, por sipas te gjitha gjasave, eshte e sigurt qe njeri prej dinamoviteve qe synohet eshte Arjan Pisha, i cili gjithsesi do ta kete te veshtire largimin e tij nga blute. Nuk i shpeton kesaj strategjie as Partizani, i cili ka ne gjirin e tij dy lojtare shume te lakmuar nga Tirana, qe pelqejne Bajn dhe Muzaken, qe synojne te luajne ne ndonje kampionat te huaj. Besa tashme eshte dorezuar para bardhebluve, te cileve nuk ua mbajti dot mbrojtesin i Kombetares U-21, Andli Lilen. Ky i fundit ka firmosur kontraten me kryeqytetasit. Nje tjeter rival per titull i klubit te drejtuar nga presidenti Halili eshte edhe Vllaznia. Shkodranet kane rritur nje futbollist, te lakmuar edhe ne kampionatet perendimore, nga ku ai se fundmi mesohet se ka oferta. Behet fjale per talentin e ri, Gilman Liken, i cili prej disa javesh kerkon leje nga Vllaznia per t‘u provuar ne njerin nga klubet qe i ka bere oferte. Mesohet se kontaktet me te nuk kane munguar. Por arritja e nje marreveshjeje eshte kushtezuar edhe nga fakti se futbollisti i ri kerkon shume. Per momentin nuk ka akord, por shpresat qe situata te ndryshoje jane te medha. Sigurisht, drejtuesit e Tiranes nje sy e mbajne hapur edhe ne merkaton e futbollisteve te huaj. Prej kohesh jane ne pritje te stoperit kroat, Stanisha Nikoliç, i cili eshte nje futbollist i premtuar nga vete trajneri Slishkoviç. Nikoliç eshte nje njohje e vjeter e trajnerit kroato-boshnjak, pasi ai e ka stervitur vete ate per dy vjet, kur drejtonte nje skuader boshnjake. Po ashtu Slishkoviç ka marre viston per te sjelle te bardheblute edhe dy futbolliste ballkanas, te cilet, me shume mundesi, do te jene kroate. Por Slishkioviç kerkon domosdoshmerisht nje mesfushor, qe te jete ne gjendje te beje ndryshime.


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitri

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 85 here.
Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitriNuk ishte e thëne që edhe kësaj radhe takimi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit të mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur në Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, përmbysje rezultati, gjakosje, të gjyqtarit anësor, pasivitet të vlonjatëve në fushë. Deri në momentin e golit të dytë të korçarëve, gjithçka dukej në rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozëve me një send. Takimi u ndërpre për 15 minuta. Vlonjatët me anë të shefit Geri...Lexo te gjithe artikullin »


» Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!
» Kampionati i mundjes ne Fier?
» Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!
» Tjeter skandal perfshin FIFA-n!
» Roshi, “raketa” shqiptare tek Kelni!
» Bufon, me i mire se yjet e pornografise
» Mesi Jam atdhetar, mos me akuzoni!
» Kampione absolute
» Berluskoni Ibrahimovic vlen 150 milione euro!
» Boateng i demtuar! Fajin e ka Melisa Sata?!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit