|
Studime ne Itali, drejt fundit shpallja e fituesve
Publikuar me : 23.08.2008 Ne :
Kulture - 1416 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip
Te rinjte shqiptare, aplikime me diplome gjimnazi dhe mature
Ambasada italiane ne Tirane ka bere me dije se prane Zyres Konsullore te Tiranes dhe selive konsullore te Shkodres dhe Vlores eshte tashme ne faze perfundimi procesi i vleresimit te dokumentacionit te paraqitur nga studentet shqiptare qe deshirojne te regjistrohen ne universitetet italiane.
"Zyrat konsullore italiane ne Shqiperi, ashtu si te gjitha perfaqesite diplomatike-konsullore italiane ne bote, jane te detyruara te zbatojne urdheresat e Ministrise se Arsimit, universitetit dhe Kerkimit te Republikes se Italise per tre-vjeçarin 2008-2011 per regjistrimin e studenteve te huaj ne universitetet italiane", sqarojne perfaqesuesit e ambasades italiane ne Tirane.
Sipas tyre, keto urdheresa, te perseritura rregullisht nga ambasada dhe te konsultueshme ne adresen www.miur.it, ashtu si edhe ne adresen www.ambtirana.esteri.it, percaktojne ne menyre te qarte se per t‘u regjistruar ne universitetet italiane kerkohen te njejtet tituj studimi, te cilet nevojiten per regjistrim edhe ne universitetet shqiptare (pika I 1).
Pra, nje student shqiptar qe deshiron te regjistrohet ne nje universitet italian, duhet te zoteroje veç Defteses se Pjekurise edhe certifikaten e Matures Shteterore, ashtu si kerkohet edhe per regjistrimin ne universitetet shqiptare.
Ndersa jane edhe nje sere kushtesh te tjera, qe maturantet duhet te plotesojne ne menyre qe aplikimi i tyre per studime ne shtetin fqinj te jete korrekt dhe brenda standardeve te kerkuara. Kandidatet per studente, te cilet fitojne te drejten e studimeve ne nje universitet italian, duhet te bejne nje kerkese per perkthimin e Defteses origjinale te Pjekurise, si dhe te asaj te Matures Shteterore, te cilat, se bashku me Certifikaten e CELI 3, u duhen per t‘u regjistruar ne sekretarite e universiteteve italiane. Certifikata CELI 3 parashikon pike kaluese ne gjuhen italiane, provim i detyruar ky per te gjithe ata qe kane vendosur te provojne fatin ne universitetet italiane. Ky provim organizohet vetem nga Instituti Italian i Kultures dhe nuk njihet asnje diplome apo certifikate tjeter e gjuhes italiane nga ndonje institucion publik apo privat shqiptar.
Per te gjithe ata qe kane mbaruar maturen kete vere, afati i fundit i dorezimit te aplikimeve ishte data 11 gusht 2008. Ata duhet te dergonin me zarf prane ambasades italiane deftesen e pjekurise ne origjinal, firmosur dhe vulosur nga Drejtoria Arsimore e Rrethit dhe nga Ministria e Arsimit, me pas e perkthyer ne italisht ne çdo pjese te saj. Ky dokument duhej noterizuar me pas te noteri dhe ne fund i domosdoshem ishte edhe kalimi neper procesin e legalizimin prane Ministrise se Jashtme Shqiptare.
Çdo vit eshte nje numer i konsiderueshem maturantesh shqiptare qe preferojne te studiojne ne universitetet italiane. Perveç prestigjit qe ato gezojne, nje tjeter arsye e te rinjve shqiptare eshte edhe fakti se diplomat e universiteteve shqiptare, qofshin keto publike apo private, nuk njihen ne vendet e tjera evropiane. Nderkohe qe nje diplome ne nje universitet evropian, sikunder jane edhe ato italiane, i jep tjeter kredibilitet diplomes se marre.
Ambasada italiane ka theksuar se rregullat per regjistrimin prane universiteteve italiane dhe per marrjen e vizes studim/universitet jane publikuar edhe ne adresen www.ambtirana.esteri.it, jane perseritur ne kartelat qe jane shperndare pa pagese, si dhe jane reklamuar ne njoftimet e afishuara prane ambasades dhe selive konsullore.
<a href="
Komente

nga : SUADA
Koment publikuar ne daten 16.07.2010
na duhen emrat e fituesve te burses ...

nga : erjana
Koment publikuar ne daten 24.04.2010
a mund te me thoni ju lutem se kur eshte data e fundit e aplikimeve per studimet ne itali?
|
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|