Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Studimi, shpenzimet e perdoruesve dhe rreziqet qe sjellin ata

Publikuar me : 03.07.2009 Ne : Shendeti - 1031 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Nje studim i "Stop Aids" per perdoruesit e drogave tregon mbi shpenzimet e kesaj kategorie dhe sjelljet e riskut qe ata kane

Transmetimi i infeksionit HIV tek perdoruesit e droges eshte tipik permes shkembimit te agave apo shiringave qe perdoren per injektimin e drogave ilegale. Ky eshte edhe qellimi kryesor qe "Stop Aids" shperndan shiringa ne terren per kete kategori, pasi drejtori i kesaj qendre, Dr. Memo Boci, pohon se perdoruesit e drogave me injektim jane "ure lidhese" midis transmetimit te infeksionit HIV tek grupet e tjera me risk dhe popullata ne pergjithesi. Nderkohe, ai pohon se kjo qender ka realizuar edhe nje studim ne lidhje me sjelljet e kesaj kategorie, ku jane perfshire 170 perdorues droge.


Te dhenat e ketij studimit, sipas tij, tregojne se pjesa me e madhe e perdoruesve intravenoze te droges jane meshkuj (rreth 91% e atyre qe moren pjese ne studim) dhe mosha mesatare e fillimit te droges me injektim eshte rreth 18 vjeç.


"Per sa i perket edukimit, predominojne ata me arsim 8-vjeçar; 1/3 me arsim te mesem dhe pak prej perdoruesve intravenoze, qe marrin sherbimet e ofruara nga kjo shoqate kane arsim te larte; rreth 16% e tyre aktualisht jane duke ndjekur shkollen",- pohon Boci, duke shtuar se studimi tregon qe, ne lidhje me punesimin, 68% e tyre raportojne qe nuk kane nje vend pune ose sapo e kane humbur ate per shkak te marredhenieve te tyre me perdorimin e drogave ilegale.


Ndersa, sa u takon shpenzimeve per te blere mallin e perditshem, ne studim thuhet se nje perdorues droge shpenzon mesatarisht 3000-3500 leke te rinj ne dite per te blere drogen. Arsyet e nisjes se droges, sipas Memo Bocit, jane te ndryshme, si p.sh., i nxitur nga shoket, problemet familjare apo deshira per ta provuar ate.


Rreth 75% e tyre e kane nisur drogen me kanabis dhe pjesa tjeter direkt me heroine. "Rreth 61% e tyre i shkembejne shiringat e injektimit me te tjeret, duke u bere nje rrezik evident per perhapjen e infeksionit HIV.


Zakonisht, grupet e injektimit apo te shkembimit te shiringave jane nga 2-4 persona",- pohon Boci, duke shtuar se 64% e tyre raportojne se kane partner seksual, por perqindja e perdorimit te kondomit eshte e ulet, rreth 37% e tyre e perdorin ate ne menyre te rregullt. E.Bardhi


3500 mije leke shpenzojne perdoruesit e droges mesatarisht ne dite

68% e perdoruesve te droges raportojne qe nuk kane nje vend pune

75% e tyre e kane nisur drogen me kanabis dhe pjesa tjeter direkt me heroine

61% e perdoruesve shkembejne shiringat e injektimit me njeri-tjetrin

37% e perdoruesve e perdorin drogen ne menyre te rregullt


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit