|
Superiore, starton futbolli i madh
Publikuar me : 24.08.2008 Ne :
Sport - 304 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip
Sot, ne oren 17:00, fershellima e fillimit per ndeshjet e sezonit 2008/09
Starton Kategoria Superiore. Pas tre muajve pushim, ne Shqiperi rikthehet futbolli i madh. Elitaret zbresin sot ne fushen e lojes, duke regjistruar edhe fillimin e betejes per titullin kampion. Topi i pare do te luhet ne oren 17:00 ne pese prej stadiumeve kryesore ne vend, nderkohe qe vetem ne Shkoder ndeshja do te zhvillohet me drita. Atmosfere festive dhe prozhektore eshte menyra sesi kuqeblute do te presin sezonin e ri, mbi te, kur kundershtari quhet Tirana.
Shkoder - Mes kengeve te Bujar Qamilit e Mukades Çanges dhe shkelmimit te topit te pare nga veterani Ferit Borshi, Vllaznia synon qe ta filloje kampionatin me fitore. Edhe pse humbi ne finalen e Superkupes, te besuarit e Agim Canajt e kane te qarte se jane nje prej skuadrave me te forta te kampionatit. Dhe kete deshirojne ta tregojne kunder nje tjeter pretendenteje per titull, si Tirana. Megjithese u jane larguar afro 10 lojtare, ku me kryesoret ishin padyshim Delain, Lika, Teli e Sukaj, kuqeblute kane plotesuar "gropat" dhe Paulin Dhembi pritet t‘i jape me shume frymemarrje mesit te fushes. Lajm i mire eshte edhe rikuperimi i plote i Sinanit, qe pas tre muajsh jashte fushave pritet te aktivizohet si titullar. Ne anen tjeter, Tirana vjen ne kete sfide shume e uritur, e pas deshtimit ne sezonin e kaluar veshtire se do t‘i lejoje vetes hapa fals qe ne fillim. Pas afrimeve "me peshe" te Memellit, Agollit, Devollit apo edhe te venezuelianit Kazanova, bardheblute e drejtuar nga Slishkoviç presin edhe firmen e portierit maqedonas, Tomislav Paçovski, nderkohe qe shpresohet edhe blerja "in extremis" e Bledi Shkembit.
Tirane - FSHF ka parashikuar qe te zhvilloje ne kryeqytet ceremonine e hapjes se ketij edicioni. Fillimisht ishte menduar qe urimi per nje kampionat sa me te suksesshem te behej ne Shkoder: ide qe mbeshtetej nga sfida Vllaznia-Tirana dhe fakti se tifozeria shkodrane eshte e jashtezakonshme dhe di te festoje. Megjithate, ne fund, eshte vendosur qe nderi t‘i lihej Dinamos, kampione e vendit ne fuqi, qe sot ne "Selman Stermasi" do te prese Teuten e drejtuar nga Starova.
Te tjerat - Ne ndeshjet e tjera, Partizani nenkampion i vendit, do te udhetoje ne Lushnje. Interesant eshte fakti se si do te reagojne te kuqte pas "hemorragjise" se veres, ku jane larguar tete titullare. Mungese e rende per Liken eshte edhe ajo e Elis Bakajt. Besa pret ne fushen e saj Flamurtarin, Elbasani do te kete si kundershtar te pare Apolonine, ndersa Bylis do te udhetoje drejt fushes se veshtire te Shkumbinit.
Kategoria Superiore / Java 1
Sot ora 17:00
Dinamo-Teuta
A. Janku, Pregja-Maloku
Shkumbini-Bylis
S. Jareci, Biçaku-Qirici
Besa-Flamurtari
B. Pashaj, S.Avdo-Rexha
Elbasani-Apolonia
S. Çekaj, Lama-Agaraj
Lushnja-Partizani
L. Jemini, Elezi-Salaj
Vllaznia-Tirana ora 19:00
K. Meta, Doda-Miho
<a href="
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine :
Sport - Lexuar : 85 here.
Nuk ishte e thëne që edhe kësaj radhe takimi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit të mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur në Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, përmbysje rezultati, gjakosje, të gjyqtarit anësor, pasivitet të vlonjatëve në fushë. Deri në momentin e golit të dytë të korçarëve, gjithçka dukej në rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozëve me një send. Takimi u ndërpre për 15 minuta. Vlonjatët me anë të shefit Geri...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!
» Kampionati i mundjes ne Fier?
» Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!
» Tjeter skandal perfshin FIFA-n!
» Roshi, “raketa” shqiptare tek Kelni!
» Bufon, me i mire se yjet e pornografise
» Mesi Jam atdhetar, mos me akuzoni!
» Kampione absolute
» Berluskoni Ibrahimovic vlen 150 milione euro!
» Boateng i demtuar! Fajin e ka Melisa Sata?!
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|