Te dhenat paraprake raportojne per nje kosto te larte prodhimi nga ky TEC. 1 kE/h energji kushton 13 leke
Investimi prej 90 milione euro ne Vlore u shoqerua me kundershtime te grupeve ambientaliste
TIRANE- Investimi i bujshem rreth 90 milione euro per ndertimin e TEC-it te Vlores shoqeruar me kundershtime te ashpra te grupeve ambientaliste rrezikon te deshtoje ende pa filluar nga puna. Sasia e madhe e gazit natyror qe nevojitet per venien e tij ne pune, dhe zevendesimi i tij me nafte cka rrit ndjeshem koston e prodhimit duket se do ta beje te padobishem per Shqiperine kete TEC.
Deri me tani jane dy prej drejtuesve kryesore te institucioneve energjetike ne vend ERE dhe KESH qe kane permendur koston e larte te prodhimit te ketij TEC-i duke shtruar mundesine e perdorimit te tij vetem ne raste emergjencash.
Gjate konferences se djeshme per shtyp kreu i Korporates Energjetike Shqiptare Muharrem Stojku mbrojti investimin e bere ne Vlore por nuk la pa permendur edhe koston e larte me te cilen prodhohet nje kilovat ore energji nga ky termocentral.
Sipas Stojkun, nje kE/h energji e prodhura nga TEC-i i Vlores do te kete nje kosto prej 13 lekesh nderkohe qe per momentin energjia e prodhuar nga HEC-et e vendit si dhe ajo e importit jane shume me me pak kosto.
Perballe ketij fakti, Stojku paralajmeroi futjen ne pune te HEC-it vetem ne muajt e veres si nje menyre per te menaxhuar me mire kaskaden e Drinit e cila gjate ketyre muajve perballet me nivel prurjesh shume te ulta. Kostoja e prodhimit eshte 13 leke per kE/h. Pas dates 12 prill TEC-i i Vlores do te vihet ne pune per nje muaj ne prove.
Ndersa me pas do te punoje gjate muajve gusht, shtator e tetor. Venia ne pune vetem per tre muaj e ketij TEC-i nuk na shkakton probleme ne sistem por perkundrazi na e sistemon rendimentin ne liqenin e Fierzes dhe rrit eficencen ne furnizimin me energji.
TEC-i eshte parashikuar te punoje me gaz, dhe kur ska gaz ne do te shfrytezojme ne menyre maksimale ekzistencen e tij dhe sidomos per kohet e thata pasi nuk dote thote qe gjithnje do te kemi shira, - tha dje Stojku theksuar rritjen e eksportit te energjise ne muajt e fundit. Gjate tre muajve te pare te vitit KESH ka siguruar rreth 40 milione euro nga shitja e energjise te cilat pritet ti pedore per shlyerjen e borxheve.
Kostoja e larte e prodhimit qe ka TEC-i i Vlores eshe vene ne dukje edhe nga kreu i Entit Rregullator te Energjise, Bujar Nepravishta, disa dite me pare. Sipas te dhenave te ofruara prej tij, nese do te punoje gjate gjithe vitit ky TEC duhet te furnizohet me 250 milione meter kub gaz natyror, cka eshte e pamundur per kapacitetet e Shqiperise.
Ne kete menyre TEC-i eshte i detyruar qe te punoje me nafte duke rritur koston e prodhimit. Çmimi i energjise elektrike nga TEC-i i Vlores eshte nje.................... i larte cka ben qe ne kete periudhe ai te trajtohet si nje TEC i sigurise se furnizimit me energji elektrike, - deklaroi disa dite me pare Nepravishta para Komisionit per Veprimtarine Prodhuese.
Tani per tani eshte heret per te lidhur ndonje marreveshje me kompani te huaja per eksportimin e energjise apo per dergimin e saj ne ndonje shtet tjeter pasi TEC-i ende nuk ka filluar se prodhuari. Pas fillimit te shfytezimit mbetet per tu pare nese energjia e prodhuar prej tij do te hidhet ne rrjetin vendas apo do te eksportohet jashte duke lene ketu vetem mbetjet.