Mbyllja e aktivitetit vjen per shkak te perfshirjes ne skemen e TVSH-se edhe te bizneseve te vogla
BERAT - Aplikimi i ndryshimeve ne ligjin e tatimeve, te cilat sanksionojne pagimin e TVSH-se edhe nga bizneset vogla qe kane nje xhiro vjetore mbi pese milione leke eshte bere shkak per mbylljen e dhjetera aktiviteteve ne Berat.
Te dhenat zyrtare nga bashkia e ketij qyteti raportojne per rreth 30 subjekte te biznesit te madh qe kane mbyllur perfundimisht aktivitetin gjate muajve te fundit. Nderkaq, jane edhe rreth 50 biznese te tjera te cilat kane pezullur per momentin aktivitetin e tyre.
Sipas Drejtorise se tatim - taksave ne bashki, kushtin e xhiros per mbi 5 milione leke, e permbushin rreth 59 subjekte, nderkohe qe ne skemen e TVSH-se, jane perfshire me dhjetera subjekte te biznesit te vogel, te cilat sipas bilanceve te tyre, rezultojne me nje xhiro nen 5 milione leke, bilance keto qe nuk jane marre parasysh nga Drejtoria rajonale e Tatimeve.
Ne keto kushte, shume prej bizneseve te vogla jane trembur dhe kane aplikuar per mbyllje apo pezullim te aktivitetit te tyre.
Sipas QKR-se, vetem per muajin janar te ketij viti kane aplikuar per mbyllje aktiviteti 37 subjekte, kane mbyllyr perfundimisht aktivitetin 16 subjekte dhe kane aplikuar per pezullim aktiviteti 24 subjekte te tjera.
E njejta situate duket se eshte edhe ne bizneset e medha, ku Drejtoria Rajonale e Tatim - Taksave, ka klasifikuar ne kete kategori 29 subjekte, nderkohe qe sipas Bashkise, asnjeri prej tyre nuk e permbush kushtin e xhiros mbi 8 milione leke.
Sipas kryebashkiakut Fadil Nasufi, i cili e sheh me shqetesim kete situate, perfshirja e biznesit te vogel ne skemen e pageses se TVSH -se, eshte nje mase e nxituar, pasi TVSH -ja eshte nje tatim karakteristik i biznesit te madh, i cili ka te punesuar te pakten nje ekonomist, qe regjistron ne menyre kronologjike veprimet kontabile ne baze te faturave tatimore.