Nis sot ne Kalane e Gjirokastres edicioni i katert i Festivalit Nderkombetar Takimi muzikor i dy boteve, aty ku muzika klasike e ajo kontemporane takohen me traditen.
Festivali, per te cilin thuhet se organizohet nen kujdesin e deputetit Genc Ruli, zgjat tri net, 4- 6 qershor. E prezantojne aktoret Viktor Zhusti dhe Blerta Syla. Jane ftuar grupe nga Maqedonia, Kroacia, Kosova e Shqiperia.
Pas hapjes zyrtare te premten ne mbremje ne prezence te Ministrit te Kultures Ferdinand Xhaferraj dhe atij te Kosoves Lutfi Haziri, sopranoja Etleva Golemi ngre siparin me performancen e saj shoqeruar nga kuarteti i harqeve te akademise se Arteve ne Prishtine ARTUS.
Te shtunen del ne koncert grupi polifonik Bilbilenjte e Progonatit (Shqiperi) dhe nje kuintet i fizarmonikash i ardhur nga Kroacia.
Ne naten finale, ngjiten ne skene grupi polifonik i Himares dhe Toni Kitanovski bashke me Chekrezi Orchestra, nga Maqedonia.
Pertej muzikes polifonike e asaj klasike, kete vit festivali Takimi muzikor midis dy boteve, zhvillon konferencen mbi komunikimet kulturore ndershqiptare dhe prezantimin e kultures shqiptare ne bote, si kontribut per fillimin e nje reflektimi me serioz te kesaj problematike.
Te ftuar ne kete konference jane 20 emra te njohur nga Shqiperia, Kosova e Maqedonia, intelektuale dhe personalitete te kultures si dhe perfaqesuesit e ministrive te kultures dhe te puneve te jashtme te Shqiperise dhe Kosoves.
Disa nga emrat qe marrin pjese ne konference jane Nga Shqiperia Fatos Lubonja, Stefan Çapaliku, Arain Leka, Alfred Bualoti, etj., kurse nga Kosova Veton Surroi, Eliza Hoxha, Shkelzen Maliqi, Erzen Shkololli etj.
Drejtoresha e ketij festivali, Ilda Mara, eshte shprehur se ka si synim shnderrimin ne nje tradite te gjithhershme per te ndihmuar rritjen e shkembimeve kulturore mes Shqiperise, Evropes e me gjere, ne sherbim te vlerave kulturore, intelektuale, artistike, por edhe historike e njerezore.
E duke i dhene hov jetes kulturore-artistike te qytetit te nxite e te promovoje turizmin ne Gjirokaster.