8 marsi shenon Diten Nderkombetare te Gruas, nje perkujtim qe na sjell ne mend rolin kritik qe grate luajne ne perballimin e sfidave ekonomike, politike dhe njerezore, me te cilat ballafaqohet bota jone.
Kur permend koncepte kaq madhore, mund te mendoni se kam ndermend lojtare te fuqishme ne skenen boterore si Mishel Obama, Hilari Klinton, Anxhela Merkel e Mishel Bashelet.
Do te isha i pari per te rene ne nje mendje qe keto gra dhe te tjera si to jane figura qendrore ne boten tone; por sot, dua te shpreh nderim per nje grup teresisht te ndryshem femrash.
Shiteset e dyqaneve dhe fermeret. Studentet dhe mesueset. Udheheqese te organizatave komunitare dhe pronare biznesesh. Punonjeset e administrates shteterore. Shtepiaket dhe nenat. Te gjithe ne njohim femra te tilla; keto jane ato qe i quaj Heroinat e Perditshme.
Gjate kohes sime si Ambasador ketu, kam takuar shume Heroina te Perditshme, femra shqiptare qe me kane prekur dhe frymezuar me perkushtimin e tyre ndaj vendit te vet.
Si mesuese, fermere, inxhiniere apo ne shtepi, femrave shqiptare shpesh u duhet te perballen me sfida te stermedha dhe me sakrifica te medha personale. Ato jane mbreselenese per arritjet e tyre, te cilat flasin mijera fjale mbi rolin e tyre per te sjelle ndryshim dhe perparim ne vendin e tyre, perfshi edhe permiresimet ne statusin e vete atyre.
Gjithnje e me shume shohim femra te tilla shqiptare qe punojne ne profesione te konsideruara prej kohesh si streha ekskluzive te burrave. Si shofere kamionesh apo taksish, per shembull. Ne polici dhe ne ushtri. Duke garuar ne sporte ne te cilat me pare mbizoteronin meshkujt.
Duke drejtuar kompani te medha. Ne keto profesione, te identifikuara tradicionalisht me maskulinitetin, ato kane sjelle jo vetem shkelqimin e tyre, por edhe te gjitha mesimet dhe mencurine qe femrat, vecanerisht, mesojne nga jeta. Na thone se nje gje e tille i ka ndihmuar te kuptojne edhe permasa te tjera te jetes, te ndihen me te vleresuara ne shoqeri, dhe me njerezore ne marredheniet e tyre me komunitetet e tyre.
Keto jane heroinat e perditshme shqiptare. Nuk kane fuqi te mbinatyrshme, por perfaqesojne ate cka eshte e shkelqyer, frymezojne te tjere dhe kane perkushtim me pasion ndaj sjelljes se ndryshimit brenda komuniteteve ku sherbejne.
8 marsi eshte nje dite e caktuar posacerisht per te nderuar femrat ne Shqiperi dhe ne mbare boten si Heroina te Perditshme qe zbulojne shtigje te reja dhe kapercejne pengesa nderkohe qe rendin drejt perparimit dhe begatise per brezat qe do te vijne. Megjithate, duhet thene se nje nderim te tille e meritojne cdo dite te vitit, sepse arritjet e tyre e bejne boten tone nje vend me te mire.
Heroinat e Perditshme. Gra te zakonshme qe bejne gjera te jashtezakonshme. Ato jane celesi per perparimin global ne kete shekull te ri dhe meritojne admirimin, mbeshtetjen dhe respektin tone. Nga une, i kane te gjitha keto.