Ky mendim keshillues i GjND-se ne favor te Kosoves gjithsesi duhet te shfrytezohet per ti kundershtuar thirrjet e Serbise per negociata te reja per Kosoven. Kosova duhet ta konsolidoje veten perbrenda dhe jo te behet pjese e kontestimeve qe i behen nga jashte.
Me pare se Kosova te fitoje 10 me 4, eshte Serbia ajo qe humbi 4 me 10. Kosova as qe ka dashur te kete nje proces te ketille ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise. Shqiptaret e Kosoves duan ta shohin Serbine te paditur ne ndonje gjyq nderkombetar per krejt cfare ajo iu beri atyre pergjate shekullit XX, e jo te jete shpallja e pavaresise se Kosoves aty. Okupimi i Kosoves me 1912, mandej kolonizimi, diskriminimi e deri te gjenocidi ne vitet 1998 e 1999, jane krime per te cilat asnjehere nuk pati drejtesi e zhdemtim per popullin e Kosoves.
Ne tetor te vitit 2008, Asambleja e Pergjithshme e OKB-se e kishte ftuar GjND-ne ta jape mendimin e vet keshillues mbi ate nese shpallja e njeanshme e pavaresise nga ana e institucioneve te perkohshme te veteqeverisjes se Kosoves ishte ne perputhje me ligjin nderkombetar. Mirepo, fillimisht ajo dha nje sere mendimesh paraprake qe ndertonin kontekstin e pergjigjes perfundimtare ne pyetjen e shtruar nga Serbia. GjND-ja radhazi shprehu qendrimet e saj qe nuk ka pse te mos e jape nje mendim per kete ceshtje, qe nuk ka ndalese te pergjithshme ne ligjin nderkombetar per te shpallur pavaresine, qe Rezoluta 1244 dhe Korniza Kushtetuese jane pjese te ligjit nderkombetar, se ata qe e shpallen pavaresine nuk e konsideronin veten, thjesht, njerez te IPVQ-ve, se heshtja e PSSP-se atebote e konfirmonte kete gje, se KS i OKB-se ne baze te R1244 nuk e kishte te rezervuar te drejten per percaktimin e statusit te Kosoves, dhe se, perfundimisht, as R1244 e as Korniza Kushtetuese nuk e ndalonte nxjerrjen e deklarates se pavaresise.
Pervoja na meson qe sa me i larte niveli i gjykates, aq me konservative eshte ajo. Madje, gjykatat e larta nderkombetare kujdesen sidomos per veten e tyre - ato brengosen se cka mund tiu ndodhe vete atyre nga qendrimet qe i marrin. Mbase kjo eshte arsyeja pse pothuajse te gjithe ekspertet juridike nderkombetare, e per pasoje edhe ata vendas, thoshin qe do te kete nje mendim te paqarte e te nderlikuar te GjND-se. Mirepo, ajo qe degjuam te enjten pasdite ishte me pare nje interpretim dhe mendim liberal e pozitiv sesa konservativ i gjykates, sipas logjikes se cka nuk thuhet qe ndalohet, lejohet. E, ndoshta, kishim edhe situaten ku me shume gjykates kane menduar qe nje mendim i paqarte do te diskreditonte gjykaten si nje institucion i dobet sesa nje mendim cfare patem.
Ky mendim i GjND-se do te kete ndikime te shumta per Kosoven, nga permiresimi i pershtypjes se opinionit publik nderkombetar per ne e deri te rritja e numrit te njohjeve te pavaresise. Mirepo, nuk duhet entuziazmuar shume meqe ky mendim sigurisht se nuk do ta ndryshoje gjendjen brenda Kosoves ne kuptimin e sovranitetit, integritetit territorial, demokracise apo zhvillimit ekonomik.
Megjithate, mendimi keshillues i GjND-se, mbase, eshte po aq i rendesishem per boten sa per Kosoven. Jane dy lloj shtetesh qe jane me se shumti te brengosura me kete rast. Bile, mund te thuhet qe ne njefare mase ky mendim keshillues u be i rendesishem per Kosoven, pikerisht pse ishte aq i rendesishem per shume shtete te botes.
Se pari, me antena te ngritura lart ishin shtetet qe brenda vetes kane regjione me popuj qe duan shkeputje si p.sh., Spanja, Kina, India etj. Keto shtete frikesohen se mos qendrimi i GjND-se per Kosoven do te mund ti inkurajonte sadopak popujt e shtypur ne keto shtete qe po ashtu duan pavaresi. Pra, keto shtete kane hall se mos mendimi keshillues i GjND-se do ti keshilloje per ndonje gje nenshtetasit rebele te tyre dhe jo nese ky mendim do te mund ti keshillonte Kosoven a Serbine per dicka. Arsyeja pse keto shtete ishin te interesuara per mendimin e GjND-se eshte e njejte me arsyen kryesore pse ato nuk e njohen pavaresine e Kosoves tash dy vjet e gjysme. Se dyti, kemi shtetet qe e kane mbeshtetur dhe koordinuar shpalljen e pavaresise se Kosoves me 17 shkurt 2008. Te tilla jane ShBA-te, Britania e Madhe, Franca, Gjermania etj. Keto shtete provuan pergjate muajve te pranveres se vitit 2007 qe ta kalojne nje rezolute te re ne KS te OKB-se, ne vend te R1244, e cila do ta bente Kosoven me pavaresi te mbikeqyrur. Mirepo, pa sukses Rusia e bente aq te qarte perdorimin e saj te vetos ne rast te prezantimit te nje rezolute te re saqe nuk erdhi fare puna deri te votimi. Pas kater muajve shtese te negociatave u pat pergatitur shpallja e pavaresise per te cilen konsiderohej qe R1244 nuk eshte me pengese. Behej fjale per nje levizje te dyfishte - ne njeren ane, u shpall nje pavaresi pa sovranitet real por, ne anen tjeter, edhe u riinterpretua ca R1244. Kjo eshte arsyeja pse per keto shtetet e llojit te dyte ishte shume i rendesishem nje mendim i GjND-se te tille cfare e patem. Ato patjeter e deshironin legalizimin e kesaj doze te riinterpretimit te R1244.
Ky mendim keshillues i GjND-se ne favor te Kosoves gjithsesi duhet te shfrytezohet si argument shtese per ti kundershtuar thirrjet e Serbise per negociata te reja per Kosoven. Kosova duhet ta konsolidoje veten perbrenda dhe jo te behet pjese e kontestimeve qe i behen nga jashte.