|
Te permbyturit: Qeveria po na merr parate
Publikuar me : 07.03.2010 Ne :
Kronike - 276 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'
Banoret e Shkodres kunder VKM-se qe nje pjese te donacioneve per te permbyturit ia kalon rregullimit te rrugeve
SHKODER- Banoret e permbytur dy here ne rrethin e Shkodres shprehen te pakenaqur nga vendimi i Keshillit te Ministrave, sipas te cilit nje pjese e fondit te mbledhur nga donacionet per familjet e prekura nga permbytjet ne veri te vendit do te shkoje ne projekte rrugore, si dhe ndertim argjinaturash te lumenjve. Sipas tyre, ky vendim eshte absurd pasi donacionet jane dhene per banoret e permbytur dhe jo per ndertimin e argjinaturave. "Nuk na interesojne argjinaturat. Jemi mbyt dy here, kemi akoma uje brenda dhe marrim buken me liste. Te na japin leket . Jo se po i paguajne te gjithe demet por se paku 1/3 e tyre sa per te kaluar radhen",- shprehet nje banore e permbytur.
Ndersa Remzi Myrtja banor tek ish "zukthat" ne qytetin e Shkodres shprehet: "Nuk eshte e drejte qe parate te shkojne per ndertim argjinaturash pasi ato jane dhene per ne te permbyturit .Shteti ti pergjigjet vete rregullimit te argjinaturave se qysh kur kane marre shtetin nuk kane bere asgje per keto argjinatura. Po prishin bunkeret per me i hedhe ne uje se nuk kane argjinatura".
Seit Dibra, banor ne rrugen Karvanej, banesa e te cilit eshte permbytur dy here pohon se "ka vetem fjale dhe askush nuk na ndihmon. Kam marre vec nje cante ushqime ndersa shtepia po bie brenda se eshte care nga uji. Nuk na intereson argjinatura por duam te na ndihmoje shteti per shtepite se po na zene brenda".
Me nje vendim te posacem, qeveria shtoi buxhetin e Ministrise se Bujqesise dhe asaj te Puneve Publike, ne menyre qe te menaxhojne situaten e krijuar nga permbytjet. Keshtu ne baze te ketij vendimi, ne zonen e Shkodres per vitin 2010 do te nderhyhet ne thellimin e grykederdhjes se Bunes dhe do te rregullohen argjinaturat ne zonen e Velipojes, Dajcit dhe Gurit te Zi te, cilat pas permbytjeve ne shume pjese kane dale jashte funksionit te tyre. A. Dushi
'
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine :
Kronike - Lexuar : 41 here.
Flamur Vezaj / Luis Tanushi
TIRANË- Edhe pse tashmë hetimi ndaj organizatorëve të demonstratës së 21 Janarit ka nisur në Prokurorinë e Përgjithshme, policia e shqiptare ka kërkuar zyrtarisht në korrik të vitit të kaluar që të pezullojnë hetimin për “puçistët” pasi nuk provohet se dhuna e ushtruar nga demonstruesit ka qenë e organizuar. “Shekulli” ka siguruar dokumentin zyrtar, shkresa me nr. 229 të datës 11 Korrik 2011 që mban titullin “relacioni shpjeguese për...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Elbasan, punetori rrezohet nga kati i katert
» Abuzoi me te miturin, pranga 36-vjecarit
» Itali, vdes ne aksident nje 31-vjecar shqiptar
» Aksident ne Fier, plagoset 21-vjecari
» Sherri per pronat, plagosen dy persona
» Tirane, nje i arrestuar ne flagrance
» Aksidenti me djalin e Rucit, shkon ne gjyq shoferi i makines tjeter
» Grabitet dhe plagoset pronari i argjendarise
» Tirane, vritet 50-vjecarja me 3 plumba
» Makina del nga rruga, 1 i vdekur 1 i plagosur
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|