Specialistja e shendetit mendor ne Ministrine e Shendetesise, Arapi shpjegon strategjine per shendetin mendor. Do reduktohen shtreterit ne psikiatri
Strategjia
Spitalet psikiatrike do te reduktojne numrin e shtreterve sepse qendrat komunitare te shendetit mendor do te jene te parat qe do te presin pacientet. Tashme strategjia e shendetit mendor parashikon sherbime te reja per pacientet dhe spitalet psikiatrike do te jene vetem per pacientet qe jane shume rende dhe riaftesimi i tyre eshte i pamundur.
Specialistja e shendetit mendor ne Ministrine e Shendetesise, Eljesa Arapi ne intervisten per gazeten shpjegon menyren se si do te funksionojne shtepite komunitare dhe se cfare mund te gjejne pacientet ne keto sherbime.
Flitet per strategjine e shendetit mendor. A mund te na shpjegoni prioritetin e kesaj strategjie?
Prioritet i kesaj strategjie eshte reduktimi i shtreterve ne spitalet psikiatrike dhe shtrirja e sherbimit komunitar mendor ne gjithe vendin. Aktualisht spitale psikiatrike ka ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza me kapacitet 110 shtreter, spitali psikiatrik ne Vlore me 280 shtreter, ne Elbasan i cili eshte edhe spitali psikiatrik me i madh ne vend me kapacitet shtreterish 310 dhe ne Shkoder me 90 shtreter.
Ne mbeshtetje te strategjise duhet te dini se ne tashme kemi filluar te hapim shtepi komunitare dhe shtepi mbeshtetese per shendetin mendor.
Çfare eshte qendra komunitare per shendetin mendor dhe cfare ofrojne ato?
Qendrat komuniate jane sherbime ditore qe u ofrohen pacienteve dhe eshte shkalla e pare pasi mjeku i familjes e dergon fillimisht pacientin ne qendren komunitare dhe me pas e dergon ne psikiatri ku eshte shkalla e fundit ku duhet te dergohet pacienti. Qendrat komunitare jane si shtepi rehabilituese edukuese dhe kuruese.
Keto shtepi jane per ata pacient qe kane humbur aftesite per sherbime elementares si larja,veshja rregullimi i krevatit, kuzhina etj ketu ata mund te riaftesohen per te qene me te afte per tu integruar me jeten.
Qendrat komunitare te shendetit mendor punojne ne baze te nje ekipi multidisiplinar me psikiater, psikolog dhe infermier. Qendra komunitare te shendetit mendor kemi 3 ne Tirane qe jane te ndara me numer popullsie eshte hapur ne Shkoder, ne Vlore, Berat, Gramsh dhe Peshkopi.
Kur mendohet qe ne psikiatrike aktuale do te minimizohet ne maksimum numri i pacienteve?
Per vitin 2010 kemi ne plan madje ka filluar rishikimi i kapaciteteve te shtreterve te psikiatrive dhe me rishikimin e strategjise se re behet nje rivleresim i situates aktuale te qendrave psikiatrike, te qendrave komunitare qe jane shtepi te mbeshtetura dhe ideja eshte qe nuk mund te themi saktesisht se kur do te minimizohet reduktimi i shtreterve por duke kaluar me pare pacientet ne shtepi mbeshtetese automatikisht numri i shtreterve ne psikiatri do te reduktohet.
Duhet te dini se pacientet deri para 10 viteve per cdo crregullim mendor i drejtonin ne psikiatri dhe kjo nuk eshte aspak normale. Pra tashme jane keto qendra komunitare qe do te presin ne fillim pacientet pa qene e nevojshme ti dergojme direkt ne psikiatri.
Po cila eshte kategoria e pacienteve qe do te vazhdoje te mbetet ne psikiatri?
Jane ata pacient te cilet jane rende, kronik dhe te degraduar qe nuk dominohen ne shoqeri dhe kane nevoje per nje sherbim te gjate spitalor.
A eshte e vertet qe deri me sot duke qene se kane ekzistuar vetem psikiatri shume pacient qe nuk jane qene rende duke i vendosur ne keto psikiatri shendeti i tyre mendor eshte demtuar me shume?
Mendoj se vet ambienti i spitalit eshte nje ambient i rende dhe duke mos u ofruar sherbime komunitare si keto qe kemi ne strategji sigurisht qe shendeti i tyre mendor eshte perkeqesuar per shkak te kushteve te veshtira qe u eshte ofruar ne keto psikiatri.
Sot per fat te mire kane ndryshuar strukturat sidomos ne shendetin mendor pasi duhet te dini se sot ka edhe plot psikolog nderkohe qe pak vjet me pare nuk njihej fare si profesion. Pra ka sherbimet psiko-sociale qe jane futur ne 2007 per here te pare luajne nje rol shume te mire per pacientet.
Specialistet Te behet depistimi i popullates
Eshte i domosdoshem depistimi i gjithe popullates per shendetin mendor dhe te jeni te sigurt, qe keto shifra qe shpjegova une do te jene reale.
Keshtu theksojne specialistet e shendetit mendor sipas te cileve fakti qe shendeti mendor i popullates eshte cenuar shume nga crregullimet mendore, organet kompetente duhet te marrin masa per evitimin e ketij problemi. Keshtu ata shpjegojne se duhet te filloje pikerisht me depistimin e popullates dhe ky depistim te realizohet me ekipe te perbere nga psikiater, psikologe, infermiere dhe mjeke specialiste.
Problemi i semundjeve mendore, nuk eshte vetem problemi i individit qe e vuan ate apo i familjes se tij, por ky problem eshte i gjithe shoqerise, ndaj dhe nuk duhet te jemi indiferente perballe ketij fenomeni shqetesues,- theksojne specialistet e shendetit mendor.
Specialistet Tre format e shtepive komunitare
Nuk duhet te kete me spitale te medha psikiatrike, por shtepi te vogla te sherbimit komunitar te shendetit mendor. Sipas specialisteve ky eshte rekomandimi i Organizates Boterore te Shendetesise dhe do duhet te filloje te zbatohet, pasi ky sistem do te ishte shume me i rendesishem dhe me efekte pozitive, per personat qe vuajne nga crregullimet mendore.
Spitalet e medha psikiatrike me nje numer shume te madh pacientesh, duhet te marrin fund, sepse nuk mundesojne nje sherbim cilesor per pacientet,- thone specialistet. Nderkohe, ata shpjegojne se shtepite komunitare per shendetin mendor, duhet te jene ne 3 forma. Keshtu, nje forme e ketyre shtepive, duhet te jete vetem per te semuret psikike te rende, te cilet kane nevoje patjeter per pranine e mjekut specialist dhe te infermierit.
Ndersa shtepite psikiatrike te mesme, jane forma e dyte ku duhet te presin vetem pacientet qe nuk jane ne gjendje te rende psikike dhe se munden te kryejne disa pune te vogla, nen kujdesin e personelit mjekesor.
Forma e trete e ketyre shtepive, duhet te pranojne paciente qe kane demtime te vogla te shendetit mendor dhe se kjo kategori nuk e ka te nevojshme pranine e personelit mjekesor. Pra, keta paciente duhet te aktivizohen me pune te vogla dhe tu krijohet nje ambient sa me familjar pasi kjo do ti ndihmonte shume ata,- theksojne specialistet.