Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Teknikisht teposhte

Publikuar me : 19.07.2010 Ne : Kuriozitete - 132 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Thuhet qe bisedimet e reja me Serbine do te jene vetem per ceshtje teknike. Mirepo, thuhet keshtu sepse vetem njohja e Kosoves nga Serbia, perkatesisht vetem statusi politik i Kosoves, konsiderohet ceshtje politike. Çdo gje tjeter sipas kesaj pikepamje eshte teknike.


Pra, kemi te bejme me nje zgjerim te kategorise se gjerave qe pershkruhen me predikatin teknike dhe me ngushtim te kategorise se ceshtjeve qe cilesohen si politike. Keshtu, depolitizimi na shfaqet si mekanizem, qe merr nga politika per ti dhene teknikes.


Decentralizimi, trashegimia kulturore e veriu i Kosoves nuk mund te jene ceshtje teknike. Ne fakt, po te kerkohej qe te renditen ceshtjet e posacme politike qe vazhdojne te mbesin shume problematike me Serbine keto tria do te ishin te pashmangshme.


Kompetencat neper komunat me shumice serbe dhe kufijte e atyre komunave, madhesia e numri i zonave te vecanta rreth kishave e manastireve ortodokse si dhe pergjegjesite lidhur me to, instanca qe emeron gjykatesit e prokuroret ne veri, kontrolli mbi hekurudhat, posten dhe energjine elektrike mbi lumin Iber, organi ku do te perfundojne tatimet e mbledhura ne pikat 1 dhe 31, te gjitha keto dhe shume te tjera, nuk mund te jene ceshtje teknike.


Nuk eshte thjesht pune efikasiteti e funksionaliteti zgjidhja e ketyre problemeve por ajo kryekeput percaktohet nga autoriteti politik qe merr e zbaton vendime per to. A do te jete kjo Qeveria e Kosoves dhe institucionet e Kosoves ne pergjithesi, apo strukturat e Serbise do te vazhdojne te ekzistojne dhe te ushtrojne pushtet ne keto ceshtjet teknike?


Çdo gje me Serbine eshte ceshtje politike. Jo vetem pse Serbia nuk e njeh pavaresine e Kosoves. Pikesepari, Kosova nuk ka as marreveshje paqeje me Serbine. Kosova me Serbine eshte ne nje gjendje lufte pa lufte. Nuk eshte aspak e vertete se vetem nje ceshtje, pra statusi politik i Kosoves, eshte ceshtje politike.


Aktualisht, ne raport me Serbine, vlen e kunderta nuk ka as nje ceshtje te vetme e qe nuk eshte ceshtje politike. Prej sportit, kultures dhe ekonomise e deri tek demet e luftes, drejtesia per viktimat dhe politika e jashtme.


Ne njeren ane, po na thuhet qe nuk do te flitet ne ato bisedime per statusin e Kosoves, kurse, ne anen tjeter, thuhet se do te flitet per veriun, gjithnje duke aluduar dhe duke e menduar veriun si nje territor disi me status te padefinuar.


Çka eshte Kosova nese nuk eshte (edhe) territori i saj, cdo pjese e territorit te saj? Mos ndoshta Kosova per zyrtaret e saj na qenka vetem qyteti i Prishtines? Apo, ndoshta, vetem oborri i nderteses se Qeverise dhe pasurite e qeveritareve?


Serbia edhe kur ka luftuar, edhe kur ka negociuar, tradicionalisht kete e ka bere per territore. Nuk eshte ndryshe as kesaj radhe.


Deklaratat e kohepaskohshme per ndarjen e Kosoves vetem sa e perforcojne territorin si koncept themelor te politikes se Serbise. Madje per kete pune ajo ska asgje personale me ne shqiptaret. Gjithmone na e ka rrudhur territorin qe e kemi populluar prej se dime per Serbine.


Dhe, ashtu sic e deshi ndarjen e Kroacise por nuk e realizoi dot, ashtu sic e deshi ndarjen e Bosnjes ku e realizoi Republiken Serbe, ngjashem e do edhe ndarjen e Kosoves. Po ti jepet shansi do ta synoje edhe ndarjen e Malit te Zi a Maqedonise. Gjithnje per territore, gjithnje per me shume territore.


Sepse pervec dimensionit irracional te obsesionit me territoret, me shume territor do te thote me shume toke bujqesore dhe me shume pasuri natyrore e nentokesore.


Kushti dhe mundesia e kesaj mendesie eshte fakti qe ne Serbi pergjithesisht nuk ka pendese e keqardhje per te kaluaren dhe kriminelet e shumte te luftes nuk fshihen ne Serbi por mu ne aparatin shteteror te Serbise. Ne Serbi nuk ka ndodhur asgje qe do te mund ti perngjante denacifikimit.


Serbia e din qe nuk e fiton ndarjen e Kosoves thjesht pse deklaron, gati pa paramendim, qe e do ate.


Meqe nuk ka trysni nderkombetare qe Serbia ta njohe Kosoven, nga keto bisedime ku do te diskutohen temat nga 6 Pikesh i Ban Ki-moonit, Serbia do te fitoje pushtet me te madh te njohur nga Prishtina, p.sh ne nivel kantoni per veriun dhe jo vetem ate, nderkohe qe ajo vazhdon te mos e njohe Kosoven.


Pra, me pare se per ndarje perfundimtare dhe te plote behet fjale per thellim te ndarjes se brendshme te Kosoves qe ia rrit dhe zgjeron kontrollin Serbise perbrenda Kosoves.


Fundja, Serbia gjithmone e do ndarjen sepse e do territorin, mirepo nese ajo e pranon ndarjen e bere varet nga madhesia e territorit qe ka perfituar me ate rast.
Pse atehere faktoret nderkombetare, e posacerisht BE-ja, i duan keto bisedime? Cili eshte motivi i BE-se ne idene dhe pergatitjet e ketyre bisedimeve?


Pse ajo eshte e interesuar qe te jete ndermjetesuese? BE-ja eshte e ndare sa i perket pavaresise se shpallur te Kosoves. 22 shtete e kane njohur pavaresine ndersa 5 sosh nuk e kane njohur dhe nuk duket te kete gjasa qe ta bejne kete pa e bere vete Serbia njehere.


BE-ja eshte e interesuar ta thelloje integrimin e saj dhe kontesti i pazgjidhur ndermjet Kosoves e Serbise eshte destruktiv per BE-ne. Po ashtu, EULEX-i, si shprehje e politikes se jashtme dhe te sigurise se BE-se, nuk deshiron qe ta zbatoje 6 Pikeshin i vetem perderisa politikanet kosovare mund ta nxijne ate ne media.


Pas protokollit per bashkepunim policor me Serbine, per temat e tjera te 6 Pikeshit, EULEX-i do qe institucionet dhe partite e Kosoves ti kete ne anen vet.


Prandaj Brukseli preferon qe 6 Pikeshi i Ban Ki-moon-it te avancohet ne marreveshje ndermjet Kosoves dhe Serbise.


Sa i perket integrimit evropian te Serbise, BE-ja eshte me shume e brengosur per mbarevajtjen e procesit te gjate sesa per momentin e aderimit. Duke qene se thellimi i integrimit te BE-se permes


Traktatit te Lisbones paraqet zevendesim per zgjerimin e BE-se, vendet ende te paintegruara (perfshire ketu edhe Serbine), do te presin per nje numer te viteve qe eshte larg prej optimisteve qe besojne ne integrim te shpejte dhe diku ndermjet realisteve dhe pesimisteve.


Po ashtu, dobia e integrimit ne BE ne kuptimin e subvencioneve qe marrin vendet me te varfra anetare nuk do te jete as per se afermi sikurse dikur. BE-ja e deshiron Serbine kooperative pergjate gjithe ketij procesi.


BE-ja frikesohet qe nese ngec ky proces Serbia radikalizohet dhe e destabilizon rajonin. E, per te ecur ky proces i integrimit te Serbise sa me lemueshem, BE-se i nevojiten nje varg dakordimesh te Serbise me Kosoven si vend fqinj i saj.


Te gjitha keto perbejne arsyet pse pritet qe ndermjetesimin ne bisedimet e reja do ta kryesojne pikerisht zyrtare te BE-se.


Pra, BE-ja gjithsesi e ka hallin e vet. Faktoret e tjere nderkombetare e kane hallin e BE-se sepse e kane prioritet te larte partneritetin me te. Pyetja eshte kush e ka hallin e Kosoves qe po e fusin ne pazar te ri e ku ne pyetje eshte vete ajo?


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kurbani dhe Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 41 here.
        Nga Gazmend Kapllani*   Personalisht nuk kam asnjë lloj farefisnie politike me autorin. Dhe nuk do isha këtu të flisja për librin në se nuk do më pëlqente me të vërtetë. Shumica prej jush që jeni në këtë sallë nuk keni nevojë që unë t’ju flas mirë për librin dhe për autorin sepse kam përshtypjen, duke parë gjestet tuaja, që mendoni mirë për autorin edhe pa e lexuar librin. Do mendonit shumë mirë për të edhe sikur ai mos t’a...Lexo te gjithe artikullin »


» A u duhen studenteve kaq shume mastera?
» Sovraniteti i fakteve
» Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise
» Perqeshja aktoreske per Gjykaten Kushtetuese
» Romet, Avokati i Popullit dhe ne, “raca e bardhe”
» Leter publike e Nexhmije Hoxhes
» Lecitja
» Nuk ka Shqiperi te pasur, me fshat te varfer
» “Feudalizem” me plehrat…
» “E shkruar” nga Perendi(mi)!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit