Policia ka prangosur te moshuarin Aristidh Selo, i cili akuzohet per kryerje te veprave te turpshme me nje te mitur
GJIROKASTER- Perfiton nga njohjet familjare, tenton te kryeje marredhenie seksuale me te mituren. Autori i precedentit te rende, qe fatmiresisht ka perfunduar pa probleme per 13- vjecaren eshte nje 70- vjecar nga fshati Dervician i rrethit te Gjirokastres. Mesohet se ngjarja e rende ka ndodhur ne oret e mbremjes se te merkures ne lagjen Granice te Gjirokastres.
Rreth ores 19 00 70- vjecari Aristidh Selo ka marre ne makine nje 13-vjecare. Ka qene nje telefonate e mberritur ne Sallen Operative ajo qe ka njoftuar uniformat blu, te cilet ne momentin qe kane shkuar ne vendngjarje, e kane gjetur te moshuarin me te mituren ne automjet.
Fillimisht 70-vjecari ka shkuar ne banesen e se mitures, duke perfituar nga njohjet familjare qe kishte me prinderit e saj dhe me tej e ka marre per nje shetitje me automjetin e tij personal.
Ne vendin e quajtur Grehot, Gjirokaster prane vendit ku hidhen plehrat, ne automjetin e tij tip Benz Mercedes me targa GJ 4851 A, duke shfrytezuar njohjet familjare e ka marre ne makine dhe me pas ka tentuar te kryeje marredhenie seksuale dhe e ka ngacmuar seksualisht me veprime te turpshme, por pa mundur te kryeje marredhenie seksuale, shtetasen 13-vjecare nga Gjirokastra.
Nga ana jone u kryen veprimet proceduriale, si keqyrje dhe sekuestrim i automjetit, e aparateve celulare te perdorura nga autori dhe e demtuara per komunikim, u pyet ne prani te prinderve dhe psikologes e demtuara dhe u be ekspertimi mjeko-ligjor lidhur me demtimet dhe pasojat e shkaktuara, ku rezultoi se shtetasi i lartpermendur nuk ka mundur te kryeje marredhenie seksuale me te mituren,- thuhet ne komunikaten zyrtare te policise ne lidhje me kete ngjarje. Marredhenie seksuale me te mitura, mbetur ne tentative dhe vepra te turpshme jane akuzat qe rendojne mbi 70-vjecarin.