Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Tete piromane per ndjekje penale gjate gushtit

Publikuar me : 28.08.2010 Ne : Kronike - 177 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Policia ka arrestuar kater persona per zjarrvenie, tre prej te cileve jane kapur ne flagrance, duke demtuar ullinj pyje e pemtore


TIRANE- Gjate dy javeve te fundit muajit gusht, Policia e Shtetit ka derguar per ndjekje penale tete persona te dyshuar per zjarrvenie te qellimshme apo aksidentale te zonave pyjore apo te vendeve te tjera me pasoja ne pronen private dhe publike ne vend. Nga keta persona, policia pohoi se ne tri raste zjarrvenesit jane kapur ne flagrance nga policia duke u arrestuar me pas prej saj.


Arrestimet jane kryer ne Tirane, Fier dhe Shkoder, ndersa 4 persona jane proceduar ne gjendje te lire, nderkohe qe nje person tjeter eshte shpallur ne kerkim prej bluve. Sipas njoftimit nga Policia e Fierit, me 26 gusht u arrestua ne flagrance Kujtim Hoxhaj, 38 vjec, banues ne fshatin Hoxhaj, te rrethit Fier.


Ky person akuzohet se ne fshatin Kreshpan, me zjarr, ka djegur 10 ha pyll me pisha dhe dyshohet si autor i zjarrvenies ne fshatin Frakull me 25 gusht ku jane djegur 40 ha me ullinj, lajthi e dardhe. Nga Policia e Shkodres me 24 gusht eshte arrestuar ne flagrance Sabri Plaku, 65 vjec, ne fshatin Oblik te Shkodres.


Ky person ne vendin e quajtur Livadhet e Agrajes, nga pakujdesia ka shkaktuar zjarr, duke djegur 5 dynyme pyll. Nderkaq, ne fshatin Palaq te komunes se Prezes, eshte arrestuar me 22 gusht ne flagrance Muharrem Kasa, 64 vjec, banues ne kete fshat, pasi ka djegur disa shkurre e barishte ne pronen e tij, ndersa zjarri i ka dale jashte kontrollit, duke u djegur nje siperfaqe rreth 30 ha pyll e shkurre, si dhe mbi 100 rrenje ullinj prone e disa banoreve tjere te zones.


Rastet e tjera, jane ndjekje ne gjendje te lire, ndaj pese personave ne fshatrat Nivice te Delvines, e Rusan te Delvines ku jane djegur kullota, ne fshatin Borizane te Krujes dhe dy vellezer qe jane derguar per ndjekje penale ne Gjirokaster per zjarrvenie te kullotave ne fshatin Klishar te Gjirokastres.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Dokumenti i policise Te pezullohen hetimet per “pucin”

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 41 here.
Dokumenti i policise  Te pezullohen hetimet per “pucin”Flamur Vezaj / Luis Tanushi TIRANË- Edhe pse tashmë hetimi ndaj organizatorëve të demonstratës së 21 Janarit ka nisur në Prokurorinë e Përgjithshme, policia e shqiptare ka kërkuar zyrtarisht në korrik të vitit të kaluar që të pezullojnë hetimin për “puçistët” pasi nuk provohet se dhuna e ushtruar nga demonstruesit ka qenë e organizuar. “Shekulli” ka siguruar dokumentin zyrtar, shkresa me nr. 229 të datës 11 Korrik 2011 që mban titullin “relacioni shpjeguese për...Lexo te gjithe artikullin »


» Elbasan, punetori rrezohet nga kati i katert
» Abuzoi me te miturin, pranga 36-vjecarit
» Itali, vdes ne aksident nje 31-vjecar shqiptar
» Aksident ne Fier, plagoset 21-vjecari
» Sherri per pronat, plagosen dy persona
» Tirane, nje i arrestuar ne flagrance
» Aksidenti me djalin e Rucit, shkon ne gjyq shoferi i makines tjeter
» Grabitet dhe plagoset pronari i argjendarise
» Tirane, vritet 50-vjecarja me 3 plumba
» Makina del nga rruga, 1 i vdekur 1 i plagosur

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit