Permbledhje e Shtypit Shqiptar !
   - Indeksi    Artikuj dhe lajme ne kategorine ! Politike    Artikuj dhe lajme ne kategorine ! Ekonomi dhe Biznes    Artikuj dhe lajme ne kategorine ! Kulture    Artikuj dhe lajme ne kategorine ! Kuriozitete    Artikuj dhe lajme ne kategorine ! Shendeti    Artikuj dhe lajme ne kategorine ! Sport    Artikuj dhe lajme ne kategorine ! Rajoni    Artikuj dhe lajme ne kategorine ! Kronike    Artikuj dhe lajme ne kategorine ! Krimi    Artikuj dhe lajme ne kategorine ! Ceshtje Misterioze Lajmet ne RSS !
 

Indeksi i NewsRoom » Kulture
Tirana e xhamive

Publikuar me : 03.07.2009 Origjina : Gazeta Shekulli Lexuar : 556 here.

Tek "Xhamite e Tiranes", Roald Hysa nderton historine e 28 xhamive qe kane ekzistuar ne kohe te ndryshme ne kryeqytet. Ato qe jane zhdukur, qe jane transformuar dhe me te rejat e ndertuara pas viteve '90-te. Botohen per here te pare foto te viteve 1910-1940


"Xhamite e Tiranes" eshte nje botim dygjuhesh, ne te cilin Roald A. Hysa, jep nje histori te xhamive te qytetit te Tiranes, te atyre qe jane zhdukur, atyre qe u kane rezistuar koheve dhe me te rejat, te ndertuara pas viteve '90-te.


Ne analize jane marre keto objekte te kultit islam qe ndodhen vetem brenda qytetit, ose me sakte, kryeqytetit: 28 gjithsej.


Ato me te medhate prezantohen me nje histori me te zgjeruar e me interesante se ato te ndertuara rishtazi.


Ky botim eshte vleresuar se fundi nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qyteterimit Islam, si nje nga botimet me te mira ne fushen e shkences dhe te kultures islame. Nje vit para tij, ishte Aleksander Meksi qe mori nje vleresim te ketij lloji per studimin, "Arkitektura e xhamive te Shqiperise", ne shekujt XV-XIX.


Ne ndryshim nga Meksi, Hysa nuk ndalet ne nje aspekt te caktuar te objekteve te kultit. Ai jep me shume nje tablo te plote, sa te historise se ndertimit, aq edhe te rolit te tyre social e mirefilli religjioz.


Kur krijon pasaporten e nje xhamie, Hysa perfshin ne te daten e ndertimit, familjet te cilat i kane pasur nen mbrojtje, llojin e tyre, (xhami mehalle, xhami me kupole etj.), shnderrimin ne objekte me funksion social gjate periudhes se regjimit komunist, njerezit qe i kane drejtuar ato, si dhe nje pershkrim te detajuar te hapesirave brenda tyre, te artit te ornamentikes etj.


"Xhamite e Tiranes" ka te veçante pajisjen me fotografi te hershme dhe te sotme te objekteve, nje pjese e te cilave botohen per here te pare, fale mbeshtetjes qe autori ka pasur nga arkivat private te familjeve Resmja dhe Mullahi.


Tirana eshte nje qytet i ri, i formuar nga shqiptare qe ne kete periudhe, (rreth 1614, kur daton edhe ndertimi i xhamise se pare, asaj te Sulejman Pashes) jane tashme myslimane. Keshtu, ndertesat dhe faltoret e tyre do te merreshin hua nga bota islame, e Perandorise Osmane.


Por qe, sipas autorit, "ndertesat u ndertuan nga shqiptaret, duke iu pershtatur kushteve shqiptare. "Xhamite ne Gjirokaster nuk mund te beheshin veçse me rrasa guri", - thote ai, duke shpjeguar se ndertuesit shqiptare kane perdorur ato materiale qe ekzistonin ne Shqiperi.


Nje pjese e shenjave te femijerise se qytetit kane mberritur edhe sot, duke e luhatur disi silueten e Tiranes ndermjet nje qyteti vertet Perendimor, por pak i epuar per nga Lindja.


Ne librin e tij, Roal A. Hysa ka lene jashte teqete, sepse nuk i perkasin besimit sunit, ndersa lokalizon me saktesi vendndodhjen e xhamive. Keshtu, pjesa me e madhe ndodhen ne qender te lagjeve, aty ku banoret kishin mundesi te mblidheshin, te luteshin, apo, ne dite te caktuara, te merrnin me qira ambientet e jashtme te xhamive, per t'i shnderruar ne pazar.


Madje, disa syresh nuk njihen me me emrin e tyre, por me emrin e pazarit, siç eshte per shembull "Xhamia e pazarit te ri", ku sot pak kush mund ta dije qe quhet Xhamia e Kokonozit. Ajo, se bashku me Xhamine e Tabakeve, jane dy me te vjetrat ne qytetin e Tiranes, te cilat vazhdojne te jene funksionale.


Autori nderton harten e tyre sipas nje rendi kronologjik te ndertimit te tyre. Keshtu kryexhamia qe, edhe pse nuk "rron", eshte ne rrefimet e tiranasve, eshte xhamia e Sulejman Pashes, qe ndodhej aty ku sot eshte monumenti i "Partizanit te panjohur".


E ndertuar ne vitin 1614, ajo ne fakt nuk ishte vetem nje xhami, por nje kompleks i ndertuar nga Sulejman Pashe Bargjini. "Kompleksi" perfshinte furra, hamam dhe han. Fatkeqesisht, nuk i mbijetoi dot Luftes se Dyte Boterore. "U demtua rende gjate terheqjes se ushtrise gjermane nga Tirana dhe ne vitin 1950 u shkaterruan edhe ato pak gjurme qe kishin mbetur",- thote Hysa.


Pothuajse te njejtin fat pati edhe Xhamia e Karrapicit, e ndertuar ne shekullin e 18-te, e cila ia la vendin Muzeut Historik Kombetar, me 1930-en.


Ne linjen e Xhamive me te medha dhe te rendesishme gjendet edhe Xhamia e Et'hem Beut, e cila fillimisht njihej si Xhamia e Vjeter. Ështe nje nga Xhamite, qe Hysa i ka kushtuar me shume vemendje.


Ne disa faqe ai shpjegon me hollesi historine e ndertimit te saj, duke nisur qe ne vitin 1789 me Molla Beun, vazhdimin nga Et'hem Beu, dhe ne vitin 1823 ishte Haxhi Et'hem Beu qe mbylli gjithçka, me ndertimin e Kulles se Sahatit.


Kjo xhami eshte nder te paktat qe nuk u shkaterruan gjate regjimit komunist me statusin e "monumentit te kultures", qe ne fakt nuk ishte shpallur qarte si i vizitueshem. Kjo gjendje ankthi e "Et'hem Beut", zgjati per 23 vjet, qe prej 1967-es, koha e revolucionit kulturor dhe luftes kunder fese dhe zakoneve prapanike.


Emri i gjate i asaj qe sot njihet si Xhamia e Tabakeve, ne te vertete, sipas Hyses, eshte Xhamia e Sherif Mehalles se Tabakeve.


Data e sakte e ndertimit nuk dihet, por ai shkruan se eshte ndertuar ne shekullin e 18-te, nga nje prej esnafeve me ne ze te Tiranes se asaj kohe, Esnafi i Tabakeve. Me pas, me 1922-shin, ndertesa demtohet nga nje rrufe dhe riparohet me ndihmen e familjes tiranase, Resmja, e cila edhe sot vazhdon te kujdeset per te.


Autori ka futur ne kete botim edhe nje kopje te dokumentit te qeverise, qe me 18 shkurt te 1967-es urdheron: "Te gjithe kleriket myslimane te mbyllin faltoret dhe tyrbet dhe t'i vene ne dispozicion te popullit...". Sipas Hyses Xhamia e Tabakeve eshte e fundit qe mbylli dyert per besimtaret ne dhjetor te 1967-es.


Pas ketij viti, ashtu si edhe objektet e tjera fetare, u shnderrua ne nje objekt me funksion social. U vu ne sherbim te bandes frymore te qytetit te Tiranes dhe per kete u bene ndryshime ne strukturen e saj.


U shtua dhe nje kat dhe, per pasoje, u shkaterrua kupola dhe minarja. Vetem ne vitin 1993, ndertesa do t'i kthehej komunitetit mysliman, i cili do ta riparonte dhe do t'i jepte pamjen qe ka sot.


Vetem ne fillim te viteve '90-te, komuniteti mysliman rimerr xhamite, dhe nis procesin e restaurimit. Por, ardhja e demokracise ne vend solli edhe shtimin e popullsise se Tiranes, dhe komuniteti mysliman, duke ndjekur modelin e hershem te paraardhesve, sipas te cilit "çdo mehalle duhet te kete xhami", filloi te ndertoje xhami te reja, sipas lagjeve te cilat po merrnin forme.


Nder keto te rejat mund te permenden Xhamia e Medresese, e perfunduar ne qershor te 2001-shit, Xhamia e Xhures (1996), Xhamia e Çullhajve (1993), Xhamia ne Bllokun Al-Mak (1998) dhe Xhamia Manallari (2007).

"Terminator"-i vjen ne Tirane


Sot, ne oren 10:00, ne Kinema "Millenium", fillojne projektimet e filmit "Terminator Salvation", te regjisorit McG. Dita e Gjykimit e ka shnderruar boten ne nje germadhe, ndersa makinat Terminator po behen me te fuqishme se njerezit.


Por, keta te fundit kane nje force qe nuk matet me njesi. John Connor vihet ne krye te rezistences njerezore, kunder makinave. Aksionin e pjeses se katert McG, ia ka besuar aktorit Christian Bale, perkrah te cilit interpretojne, Sam Worthington, Moon Bloodgood dhe Helen Bonham Carter.

Miqesi e shtirur ne "Marubi"


Cikli i filmave spanjolle ne kinemane "Marubi", prezanton ne oren 19:00, "Ne qytet" (En la ciudad), te regjisorit Cesc Gay. Ne 110 minuta, Gay tregon historine e 13 njerezve qe e konsiderojne njeri-tjetrin miq. Por, pas fasades se miqesise fshihen shume sekrete. Interpretojne Monica Lopez, Eduard Fernandez, Maria Pujalte, Alex Brendemuhl, Vicenta N'Dongo etj. Filmi eshte ne gjuhen spanjolle dhe shoqerohet me titra ne anglisht.








Shqiperia qe rri "sus"

Publikuar me : 10.03.2010 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 34 here.

'

Prej nje kohe te gjate, Shqiperia po rri "sus". Ketu nuk eshte fjala qe qytetaret e ketij vendi te rrihen me policine ose me politikanet dhe as te permbysin pushtetin me dhune. Fjala eshte per ti formuluar kundershtite, moskuptimet, rezervat.


Kjo behet edhe me imperative ne kushtet kur shume gazeta e televizione kane dale jashte funksionit te tyre dhe kjo, sic do te thuhet me poshte per ca organizata te tjera, per nje kocke diku ne ish-Kinostudio a ne...

... Lexo te gjithe artikullin »

Artikuj te tjere nga politika :
» Shqiperia qe rri "sus"
» "Kriza ekonomike e Greqise mund te godase fqinjet"
» Deklarimi i pasurise, ish-deputete ne listen e "zeze" te ILDKP-se
» "Kutite" shuhen shpresat per kompromis
» SHISH propozime per ligjin, qeveria drejt terheqjes
» Barazia gjinore, smund te jete nje dite
» Kriza greke, kriza shqiptare dhe te dyja se bashku
» Nismat e PS-se, PD: Kompromis sipas Kushtetutes
» Pas Rames, edhe Berisha "Dialog me Shqiperine"
» Rama: Hapja e kutive, per tu mireqeverisur

Si do privatizohet "Albpetroli"

Publikuar me : 10.03.2010 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 65 here.

'

Kompania "Albpetrol" zbardh strategjine e privatizimit. Mund te kthehet ne shoqeri koncensionare.


Pak dite pas deklarates se ministrit te Ekonomise dhe energjitikes, Dritan Prifti, lidhur me privatizimin e mjaft sektoreve shteterore, perfshi ketu edhe kompanine e naftes "Albpetrol", drejtuesit e kesaj te fundit zbardhin strategjine e privatizimit. Gjithcka ka dale ne analizen vjetore tekniko-ekonomiko-financiare te kompanise, analize qe u...

... Lexo te gjithe artikullin »

Lajme te tjera nga Ekonomia dhe Biznesi :
» Si do privatizohet "Albpetroli"
» Intervista "Kriza greke, rrezikojne fqinjet"
» Celularet Shqiptaret shpenzuan 50 mld leke gjate 2009
» FMN jep detyrat e shtepise per qeverine
» Çmimet, inflacioni kalon cdo parashikim
» Amnistia fiskale, FMN kunder
» Intervista Gorica: Pensionistet kane qene me mire ne vitin 2005
» Faturat e energjise, PS: Prokuroria te filloje hetimin
» Borchard: "Kriza rrezikon integrimin ne BE"
» PS: Te ardhurat ne buxhet, me keq se kurre

Zoraqi: Ja cilat jane semundjet gjenetike me te me te perhapura

Publikuar me : 09.03.2010 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 40 here.

'

Shefi i Qendres se Kerkimeve Gjenetike shpjegoi semundjet me te perhapura gjenetike dhe bartesit e ketyre semundjeve


Kemi 5 vite qe Qendra e Diagnostikes Molekulare dhe Kerkimeve Gjenetike, ne Maternitetin e Tiranes "Mbreteresha Geraldine" ben analizen e ADN-se dhe parandalimin e disa semundjeve gjenetike me te perhapura.


Kemi ne dispozicion te dhena per disa semundje gjenetike si talasemia, fibroza cistike, distrofia...

... Lexo te gjithe artikullin »

Lajme te tjera nga Shendeti
» Zoraqi: Ja cilat jane semundjet gjenetike me te me te perhapura
» Semundjet gjenetike, mungon parandalimi
» Violinat "Stradivarius", lufta e Sigurimit te Shtetit per ti zoteruar
» Delianat, familja qe kontribuoi per gjuhen dhe arsimin
» Anomalite, cikli menstrual edhe tek nje vajze 2-vjecare
» Matura programi per letersine edhe matematiken
» Ministria e Mbrojtjes dergon audit te Ushtaraku
» Spitali Ushtarak, vazhdon denoncimi i skandalit me barnat
» Urdhri i Farmacisteve: QKKB-ja duhet te beje kontrollet
» Bashkia bllokon rruget ne qender

Kapen 200 kg hashash në Lazarat, ikin transportuesit

Publikuar me : 31.10.2009 Ne kategorine : Krimi - Lexuar : 393 here.

GJIROKASTER- Policia ka sekuestruar 200 kilograme marijuane ne Lazarat, nderkohe qe transportuesit apo pronaret e lendes narkotike kane mundur te 'arratisen'.
Lajmi behet i ditur nga policia e Gjirokastres, sipas te ciles operacioni u be pas informacioneve te marra ne fshehtesi se nje sasi e madhe droge ishte gati per shkembim.
Megjithese jane larguar, polici njofton se i ka siguruara emrat e tre prej personave qe do kryenin shkembimin, por per arsye hetimi nuk i beri te...

.
.. Lexo te gjithe artikullin »

Lajme te tjera nga Krime :
» Kapen 200 kg hashash në Lazarat, ikin transportuesit
» Masakrohet ne mes te Tiranes profesori i Diabetit
» Konflikt pronash, babe e bir vrasin 29-vjecarin ne Sauk
» Ekzekutimi i biznesmenit, policia arreston autorin
» Vrasja ne Shkoder, hetohen shkaqet
» Vrasja e emigrantit ne Berat, policia heton ne dy pista
» Trupi i emigrantit te vrare gjendet ne breg te Osumit
» Vrasja e beratasit, pas dy javesh do te martohej
» Tirane, arrestohet i dyshuari per vrasjen e 25-vjecarit beratas
» Ekzekutim mafioz ne mes te Tiranes, vdes 22-vjecari


Dashuria e Simone de Beauvoir-it ne film

Publikuar me : 10.03.2010 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 56 here.

'

Nje film per historine e dashurise se filozofes dhe feministes Simone de Beauvoir bashkon ne ekran artistet Johnny Depp dhe Vanessa Paradis.


Te bashkuar ne jete prej dhjete vitesh, prinder te dy femijeve, cifti do te jete protagonist i filmit "My american lover" (I dashuri im amerikan) i Lasse Hallström, regjisor me te cilin Depp ka xhiruar "Chocolat". Filmi do te tregoje historine e gjate te dashurise mes shkrimtares feministe franceze dhe shkrimtarit...

... Lexo te gjithe artikullin »

Lajme te tjera nga Kultura :
» Dashuria e Simone de Beauvoir-it ne film
» Synge, 25 shfaqje ne Teatrin e Metropolit
» "Elektra", vetem 50 bileta para premieres
» Interes i ulet per bustin e Nolit
» Ndoc Gjetja: "Njeriun ne jete e ben te lumtur vetem Njeriu."
» Per hir te veprave te medha
» Çfare shenon heshtja?
» Nje konference dhe nje artikull ne FAZ
» Bordi te hendeku
» Fani Zguro rrefen "Tregimet e ylberit"

Kercenimi i komisionerit te PD, ne Ruzhdie: "Do te vras, do te fus plumbin, pis, qen..."

Publikuar me : 10.03.2010 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 81 here.

'

FIER- Pellumb Ferzaj, ishte zevendeskryetar i komisionit ne qendren e votimit 3052 ne Ruzhdie ne zgjedhjet e 28 qershorit 2009. Por eshte detyruar te largohet, sepse prania e tij ne vendin ku po manipuloheshin votat e zgjedhesve te fshatit te vogel ishte e papranueshme nga komisioneret e djathte.


Ne deshmine qe ai ka dhene pasditen e 28 qershorit 2009, rrefehet situate mbytese ne nje qender votimi te nje fshati te vogel me rreth 600 votues, ku ligjin do ta...

... Lexo te gjithe artikullin »

Artikuj te tjere nga Kuriozitetet :
» Kercenimi i komisionerit te PD, ne Ruzhdie: "Do te vras, do te fus plumbin, pis, qen..."
» Agresori, prokuroria dhe gjykata lane te lire ish-komisionerin e PD-se ne Ruzhdie
» Hetimi i zgjedhjeve, debat ne Komisionin e Ligjeve per draftet e PS-se
» Vendimi i qeverise per shitjen e aseteve, Majko: Po pastrohen para te pista
» Topi-politikes: Shihni tej debatit
» Gerdeci, familjaret e viktimave ankimojne serish vendimin ndaj Mediut
» Hetime per skandalin, 35 kutite ku dyshohet se u manipuluan zgjedhjet
» Leter zotit minister, duke lene minjte menjane
» Manovra e PD, merr shumicen ne komisione. Ja emrat e deputeteve
» Deputetet socialiste votojne ne unanimitet. Gramoz Ruci zgjidhet kryetar grupi

Bill Klinton, të dielën mbërrin në Kosovë

Publikuar me : 31.10.2009 Ne kategorine : Rajoni - Lexuar : 377 here.

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaçi, ka bere te ditur dje se te dielen Kosoven do ta vizitoje ish-presidenti amerikan, Bill Klinton. Kete njoftim Thaçi e beri ne mbledhjen e qeverise, nderkohe qe ftoi popullin e Kosoves te dale dhe t‘i beje nje pritje madheshtore mikut te madh te Kosoves.
Klinton vjen te dielen per te marre pjese ne inaugurimin e shtatores se tij, e cila do te zbulohet ne sheshin qe mban emrin e ish-presidentit amerikan - per nder te kontributit...

.
.. Lexo te gjithe artikullin »

Lajme te tjera nga Rajoni :
» Bill Klinton, të dielën mbërrin në Kosovë
» Acarohen raportet mes liderëve serbë
» Analistët: Fushata nuk ka sjellë risi
» Analistët: Fushata nuk ka sjellë risi
» Zgjedhjet në Kosovë, Europa: Serbët duhet të marrin pjesë
» Papandreu pro zgjerimit te BE: Ballkani, integrim brenda 20014
» Sumatra goditet nga nje termet i ri, shkon ne 500 numri i viktimave
» Një televizion boshnjak transmeton video të Mlladiçit
» Berluksoni: S‘kam bërë kurrë gafa
» Kinë, blerje rekord bonosh të thesarit amerikan


Zbulohen kandidatët, Mesi favorit për

Publikuar me : 31.10.2009 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 393 here.

Spanja dhe Barcelona dominojne listen me nga gjashte futbolliste
Zbulohet kandidatet per çmimin "Lojtari me i Mire ne Bote" te FIFA-s per vitin 2009. Te gjithe futbollistet qe jane perfshire ne listen e vogel me 23 emra luajne ne ligat me te rendesishme europiane. "Qeveria" e futbollit boteror publikoi yjet qe do te jene ne gare per trofeun prestigjioz, vetem nje jave pasi "France Football" beri te ditur kandidatet per "Topin e Arte"....

.
.. Lexo te gjithe artikullin »

Lajme te tjera nga Sporti :
» Zbulohen kandidatët, Mesi favorit për
» Galiani: David Bekham vjen në janar
» Rikuperohet Bogdani, gati ndaj Udinezes
» Apeli fal Ndreun, ulen 5 javë pezullim
» Kosovë-Serbi, më 5 nëntor përballë FIFA-s
» Ndërmjetësimi i IOC sheshon konfliktin KOKSH-MTKRS
» Dinamo, kreu i klasifikimit kalon nga Gramozi i Canajt
» Kapitullon Vllaznia, Tirana tani -6
» Salihi vjenez, Rapidi i kerkon gola
» Kakà: Zgjodha Realin para Çelsit...



   
 ! Kembimi Valutor
Data : 31.01.2010
Valuta Blihet Shitet
EUR 131.9 136.9
USD 90.20 93.60
GBP 143.6 149.2
CAD 80.17 88.70
CHF 87.20 90.60

 ! Gazetat ne PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

 
Indeksi | Sherbim per WebMasterat Shqiptare | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google
VetemLajme.Com - Powered by NewsRoom v.1.2.2 - Produkt i PikaWeb © 2007-2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal.