Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Tirane, adoleshenti vret babane: Me rrihte cdo nate

Publikuar me : 07.11.2008 Ne : Krimi - 844 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

Krimi ka tronditur nje
familje ne fshatin Mal
Mner te Tiranes. Nje
adoleshent ka ekzekutuar
te atin, pas nje grindjeje banale.
Elton Lika e ka pranuar kete
krim te rende, duke shpjeguar per
uniformat blu se i ati, Ahmeti, e
keqtrajtonte vazhdimisht. Krimi
i rende mendohet se ka ndodhur
dy net me pare, nderkohe qe
autori i mitur eshte prangosur
mesditen e djeshme. Policia e
Tiranes tha se dy net me pare
eshte njoftuar se nje vrasje kishte
ndodhur ne fshatin Mal Mner te
Komunes Zall-Bastar. Menjehere
per ne vendin e ngjarjes jane
nisur uniformat blu te grupit te
gatshem dhe me pas ato te seksionit
te vrasjeve. Kur kane mberritur
ne vendin e ngjarjes jane
vene ne dijeni se kishin te benin
me nje krim brenda familjes, qe
shenon te dytin ne kryeqytet
brenda tri diteve. Sipas informacioneve
te mbledhura, 50-vjeçari
Ahmet Lika ishte qelluar me
nje arme automatik, e cila i ka
shkaktuar vdekjen e menjehershme.
Nderkohe, konfirmohet
se autori i ketij krimi eshte djali i
tij 16-vjeçar, Elton Lika, i cili ishte
larguar nga vendi i ngjarjes. Por ai
eshte kapur nga forcat e policise
vetem mesditen e djeshme. Burimet
policore thane se menjehere
strukturat e posaçme kane nisur
punen per kapjen e adoleshentit
dhe brenda disa oreve eshte
mundesuar prangosja dhe shoqerimi
i tij per ne Drejtorine e
Policise se Tiranes. Pas krimit, ai
eshte fshehur ne fshatin Linze,
por vetem per pak ore, pasi forcat
e policise mundesuan kapjen e tij
pergjate rruges se ketij fshati, ne
afersi te repartit ushtarak.
Gjate marrjes ne pyetje, adoleshenti
e ka pranuar krimin e kryer
ndaj te atit, madje ka treguar
pendese dhe ka shpjeguar arsyet
qe e detyruan te ndermerrte nje
hap te tille. "Vrava babane se me
rrihte", eshte shprehur 16-vjeçari
para uniformave te policise. Me
ka keqtrajtuar vazhdimisht dhe
nuk duroja dot me. "Ne polici nuk
e denoncova se kisha frike prej tij,
keshtu qe rrembeva armen dhe
qellova mbi te", ka detajuar me
tej skenen e krimit Elton Lika. Ai
ka rrefyer per oficerin e policise
gjyqesore edhe menyren si e
kishte kryer krimin dhe faktin se
arma ishte e babait te tij.
Megjithate, ne prani te psikologut
eshte vene re se i riu nuk ka
qene plotesisht i ndergjegjshem
se çfare kishte bere, deri ne
momentin qe ka qelluar mbi te
atin. Me pas, ai eshte larguar nga
shtepia, ku ka ndodhur krimi
dhe eshte arratisur deri ne oret e
mesdites se te djeshmes. Madje,
burimet policore thane se edhe
gjate arrestimit kane vene re
shenja frike tek adoleshenti dhe
dyshohet se mund te kete edhe
probleme mendore.
Ky eshte krimi i dyte brenda
familjes qe ka ndodhur gjate tri
diteve te fundit ne Tirane. Pak
dite me pare, ne lagjen Medrese,
nje 35-vjeçar vrau nenen e tij,
pasi nuk i jepte leket e pensionit
per te blere droge. Alkent Birko
qelloi disa here me thike mbi
Shpresa Hoxhen, duke e lene te
vdekur ne vend. Policia deklaroi
se ata kishin pasur nje konflikt
te momentit, pasi Birko ishte
perdorues heroine dhe here pas
here kerkonte para ne shtepi
per te plotesuar nevojat e tij
prej narkomani. Megjithate, pas
kryerjes se krimit, Alkent Birko
u vetedorezua ne polici, duke u
paraqitur ne Komisariatin e Policise
Nr. 3 te kryeqytetit. Aty rrefeu
edhe motivin dhe rrethanat e
krimit te rende.

Vetevritet psikologu i Burgut te Vaqarrit


Psikologu i nje prej burgjeve
ne Tirane i jep fund jetes
duke u vetevrare. Edhe pse
per vite te tera eshte perpjekur qe
nepermjet "terapive" psikologjike
t‘ua lehtesoje "hallet" njerezve
me probleme psikologjike ne
burg, s‘ka mundur dot te "pengoje"
vetveten, ne momentet qe
ka vendosur t‘i jape fund jetes.
Borxhet dhe disa konflikte ne
familje dyshohet se kane çuar
Perparim Gjyshen drejt aktit
te veteflijimit. Policia e Tir
ka njoftuar per kete ngjarje,
se ajo ka ndodhur paraditen e
djeshme, pikerisht ne rrugen
"Jordan Misja". Burimet zyrtare
te policise shpjeguan se rreth
ores 10.30 te dites se enjte, ne
ambientet e baneses se tij, Perparim
Selman Gjyshja, 44 vjeç, ka
qelluar me arme tip pushke veten
e tij, duke gjetur vdekjen e menjehershme.
Ne vendin e ngjarjes
shkuan sherbimet policore te Komisariatit
te Policise Nr. 3 Tirane,
si edhe specialistet e seksionit te
posaçem kunder krimit ndaj jetes
e shendetit, si dhe u formua grupi
hetimor per te hetuar mbi kete
ngjarje. Nga hetimet paraprake
te kryera rezultoi se viktima ishte
psikolog prane Burgut te Vaqarrit.
Nderkohe, me vone jane marre
ne pyetje edhe te njohurit e viktimes,
te cilet kane deshmuar ne
lidhje me motivet e mundshme,
qe kishin çuar kete person drejt
vetevrasjes. Sipas te dhenave hetimore,
Gjyshja kishte marre nje
pushke te adaptuar dhe kishte
hyre ne banje, duke i dhene fund
jetes. Krisma ka lemerisur gjithe
banoret, te cilet kane shkuar per
t‘i dhene ndihme, por ka qene teper
vone, pasi ai ka nderruar jete
menjehere pas ketij akti. Sipas
te dhenave hetimore, 44-vjeçari
mund t‘i kete dhene fund jetes
pas disa konflikteve familjare
per disa borxhe te pashlyera ndaj
personave te ndryshem, por policia
po shikon edhe pista te tjera
hetimore mbi kete vetevrasje.

 

 



 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kapen 200 kg hashash nė Lazarat, ikin transportuesit

Publikuar me : 31.10.2009 Ne kategorine : Krimi - Lexuar : 904 here.
GJIROKASTER- Policia ka sekuestruar 200 kilograme marijuane ne Lazarat, nderkohe qe transportuesit apo pronaret e lendes narkotike kane mundur te 'arratisen'. Lajmi behet i ditur nga policia e Gjirokastres, sipas te ciles operacioni u be pas informacioneve te marra ne fshehtesi se nje sasi e madhe droge ishte gati per shkembim. Megjithese jane larguar, polici njofton se i ka siguruara emrat e tre prej personave qe do kryenin shkembimin, por per arsye hetimi nuk i beri te ditur ne njoftimin...Lexo te gjithe artikullin »


» Masakrohet ne mes te Tiranes profesori i Diabetit
» Konflikt pronash, babe e bir vrasin 29-vjecarin ne Sauk
» Ekzekutimi i biznesmenit, policia arreston autorin
» Vrasja ne Shkoder, hetohen shkaqet
» Vrasja e emigrantit ne Berat, policia heton ne dy pista
» Trupi i emigrantit te vrare gjendet ne breg te Osumit
» Vrasja e beratasit, pas dy javesh do te martohej
» Tirane, arrestohet i dyshuari per vrasjen e 25-vjecarit beratas
» Ekzekutim mafioz ne mes te Tiranes, vdes 22-vjecari
» Milano, qellohet shqiptari me pistolete

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit