Presidenti i Republikes jep nje interviste per DW lidhur me situaten politike ne vend gjate vizites qe po zhvillon ne Gjermani
TIRANE-Presidenti i Republikes, Bamir Topi, e sheh si te pamundur per te ulur serish ne bisedime dy lideret e forcave politike, me qellim zgjidhjen e krizes politike ne vend. Topi theksoi gjithashtu se ceshtja e zgjidhjes se krizes politike tashme ka kaluar ne Parlament dhe, sipas tij, forcat politike duhet te bashkepunojne midis tyre per te arritur ne nje kompromis politik.
Ne kete menyre, ai e sheh te tepert qe te nderhyje midis partive politike e ti ftoje lideret e tyre dhe nje here ne bisedime, pasi sipas Topit, palet jane duke debatuar ne Kuvend dhe atje duhet ta gjejne zgjidhjen e krizes politike.
Edhe pse tryeza e bisedimeve e organizuar nga ai ne muajin shkurt rezultoi e deshtuar per te zgjidhur ngercin politik, Topi e cilesoi ate si produktive, duke theksuar se ajo tryeze i ka dhene rezultatet e veta, pasi beri te mundur rikthimin e opozites ne Parlament. Kete qendrim Presidenti i vendit e shprehu ne nje interviste per Deutsche Welle, pas takimit qe zhvilloi ne Berlin me Presidentin gjerman, Horst Keler. Une mendoj qe tryeza e Presidentit pati nje rezultat konkret.
Opozita tashme realisht ka trokitur ne parlament, eshte bere pjese e Parlamentit, ndoshta jo me kapacitet te plote, por eshte nje ceshtje qe sot ndodhet realisht ne parlament. Partite politike tani jane afer, pavaresisht qe marrin pjese fort ne debatin politik qe eshte dicka e rendesishme per demokracine, duhet te dine te bashkepunojne edhe per reformat e medha.
Sa kohe qe jane ne Parlament, une e shikoj te tepert nje lloj interference per ti thene ejani bisedoni. Ato natyrisht jane duke biseduar, po debatojne dhe jane ne Parlament dhe besoj qe atje duhet te gjejne zgjidhje midis tyre, - tha dje Topi.
Kriza
Ai vuri ne dukje gjithashtu se kriza politike midis forcave politike shqiptare mund te pengoje procesin e integrimit te vendit ne Bashkimin Europian, pasi, sipas Topit, anetaresimi ne BE kerkon ne radhe te pare qendrueshmeri politike. Per kete arsye, Presidenti kerkoi qe mazhoranca dhe opozita ti therresin arsyes per te qene me bashkepunues midis tyre, pasi, sipas tij, kjo ka rendesi per realizimin e reformave dhe imazhin e vendit tek vendet e Bashkimit Europian.
Natyrisht, eshte kusht i domosdoshem per integrimin qe nje vend te kete stabilitet politik, pergjithesisht, institucionet e Shqiperise jane te qendrueshme, por klima politike dhe parlamentare, domosdoshmerisht kerkon nje rritje te koshiences se te gjitha partive politike qe kompozojne parlamentin, qe te jene me bashkepunuese, te marrin pjese me aktivisht ne realizimin e reformave, dhe pertej rendesise jetike qe ka bashkepunimi ne ceshtjet e brendshme te Shqiperise, ka rendesi edhe ne imazhin e Shqiperise ne Europe. Besoj qe eshte e rendesishme, dhe partite politike do te dine ta kuptojne rendesine e forcimit te imazhit, - u shpreh ai.
Protestat
Per sa i perket protestave qe do te organizoje ne kete muaj opozita, per te realizuar aksionin e saj politik, duke kerkuar hapjen e kutive te votimit, Presidenti theksoi se eshte ne te drejten e saj qe te protestoje. Por, sipas Topit, pertej protestave, forcat politike duhet te gjejne gjuhen e dialogut midis tyre. Megjithate, sipas kreut te shtetit, protestat duhet te zhvillohen brenda kuadratit ligjor e demokratik.
Po besoj, eshte ne te drejten e opozites qe te protestoje kur mendon qe duhet te protestoje, eshte nje nga opsionet e betejes demokratike, cdo parti ka te drejte te perpunoje dhe te realizoje taktikat dhe opsionet e veta politike. Mendoj qe pertej protestave partite politike, do te kene koshiencen qe edhe te kene rezultate konkrete ne bashkepunimin midis tyre.
Nuk mund te bej koment per protestat, sepse, duke pasur nje eksperience te gjate politike - edhe une kam protestuar kur kam qene pjese e nje formacioni politik - keshtu qe askush nuk mund te kontestoje te drejten per te protestuar, por jam i bindur qe edhe protestat do te realizohen brenda kuadrit ligjor, qe vete politika i ka aprovuar, i ka perpunuar, dhe duhet ti pranoje si te tilla, - nenvizoi Topi.