Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Topi, apel para nisjes se Kuvendit Te hetohen zgjedhjet e 28 qershorit

Publikuar me : 06.09.2010 Ne : Kulture - 103 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE- Presidenti i Republikes, Bamir Topi kritikoi dy forcat kryesore politike per qendrimin e mbajtur gjate nje viti, qe nga zgjedhjet e qershorit dhe kerkoi prej tyre nje angazhim me te madh ne zgjidhjen e krizes. Kreu i shtetit u shpreh kritik ndaj politikes shqiptare, e cila, sipas tij, nuk mundi te gjeje gjuhen e perbashket gjate sesionit te shkuar parlamentar per miratimin e ligjeve te cilat kerkonin shumice te cilesuar. Presidenti Topi u shpreh se te zgjedhurit vendosen interesat partiake mbi ato kombetare, duke mbajtur peng transparencen e zgjedhjeve te shkuara. Por, qe te ndertojme te ardhmen me mire eshte detyrim te analizojme te kaluaren. E verteta mbi te kaluaren qarteson natyrshem edhe te tashmen,- tha kreu i shtetit. Nderkohe presidenti shprehu edhe qendrimet e tij per dy ceshtje shume te rendesishme, Gjykaten Kushtetuese dhe SHISH. Ne te dyja rastet ai i beri apel mazhorances qe te mos preke pavaresine e institucioneve se ne kete menyre demton te gjithe shtetin shqiptar. Lidhur me akuzat e ndersjella midis dy forcave politike per afera korruptive, per kreun e shtetit zgjidhja do te ishte kufizimi i imunitetit te te zgjedhurve. Sipas tij zhveshja nga imuniteti do te vertetonte akuzat per korrupsion nga drejtesia dhe kerkoi respektimin e vendimeve te institucioneve te pavarura.


Apeli per dialog
Kreu i shtetit Bamir Topi kerkoi dje nga politika shqiptare nje angazhim me te madh ne dialogun per gjetjen e zgjidhjeve. Ne mesazhin drejtuar deputeteve pak para nisjes se sesionit te ri parlamentar, kreu i shtetit deklaroi se reformat ne vend kerkojne nje dialog me te madh mes faktoreve te klases politike.
Duke e vleresuar si zhgenjyes sesionin e kaluar parlamentar, per kreun e shtetit klasa politike deshtoi ne marrjen e pergjegjesive qe i takojne .Nje ndjenje keqardhje dhe zhgenjyese me shoqeroi gjate gjithe sesionit te pare te kesaj legjislature, por edhe nje shprese se debati politik ne Shqiperi do te rikthente demokracine parlamentare pothuajse te munguar gjate nje viti, duke provuar se ajo mbetet akoma shume e brishte ndonese po i afrohemi dy dekadave te pluralizmit politik,- deklaroi Topi. Per kreun e shtetit pamundesia e politikes shqiptare per te gjetur nje platforme te perbashket per zgjidhjen e problemeve ka lene te zhgenjyer edhe faktorin nderkombetar. Presidenti i Republikes u shpreh se gjate nje viti funksionim te Parlamentit, nuk eshte miratuar asnje ligj me vota te cilesuara, ndaj shtoi ai, demokracia duhet te funksionoje dhe politika duhet te gjeje gjuhen e perbashket.


Mazhoranca te leshoje
Nuk eshte e rastit qe gjate nje viti nuk kemi qofte edhe nje ligj te miratuar me vote te cilesuar. Ne kuptimin substancial demokracia funksionale nenkupton nevojen e nje konsensusi bazal per te ardhmen e nje vendi demokratik. Çdo mazhorance qe vjen ne pushtet duhet te dije se nuk mund te kryeje reforma te rendesishme pa nje vote te gjere qe do te thote konsensus, -theksoi Presidenti. Sipas tij roli i Kuvendit dhe kontributi i te zgjedhurve nuk maten me numrin e shumte te ligjeve, por duke qene me afer qytetareve. Duke vene theksin te nevoja per gjetjen e nje kompromisi mes forcave politike, presidenti Topi kerkoi prej te zgjedhurve vazhdimin e reformave te thella. Anetaresimi ne NATO na ngarkoi me pergjegjesi te gjera. Reformat e thella politike qe duhen zbatuar, kuadri ligjor qe duhet cenuar me tej, qendrueshmeria e nje reforme kerkojne me shume se vullnetin e nje ligji,- sqaroi ai. Ne mesazhin e tij drejtuar Kuvendit, Presidenti shprehu bindjen se gjate ketij sesioni do te mund te arrihet kompromisi jo vetem per te tejkaluar debatin politik mbi transparencen apo kushtetutshmerine e zgjedhjeve te fundit politike dhe mbi percaktimin e numrit te perfaqesuesve politike ne komisionet zonale zgjedhore apo komisionin qendror te zgjedhjeve, por sipas kreut te shtetit per te gjetur zgjidhjen perfundimtare te ceshtjes se zgjedhjeve ne Shqiperi. Ne kete pike Presidenti Bamir Topi u shpreh i gatshem edhe per ndryshime kushtetuese nese do te pranohet nga te dy palet. Ai mund te prodhoje edhe ndryshime kushtetuese, por te tilla qe ti rezistojne kohes dhe rotacioneve politike, qellimeve afatgjata politike dhe interesit kombetar te integrimit, theksoi kreu i shtetit . Per numrin nje te shtetit shqiptar, organizimi i zgjedhjeve te ardhshme lokale do te jete deshmia e seriozitetit te pergatitjes zgjedhore dhe infrastrukturore sipas standardeve te kerkuara nga Bashkimi Evropian dhe prova e maturise politike perballe interesave kombetare.



'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Net kosovare

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 73 here.
Net kosovareElsa Demo Qëkurse Kosova u bë e pavarur, qeveritë futën në axhenda edhe muajin e kulturës Shqipëri-Kosovë. Aktivitetet, kryesisht nga artet skenike, ndodhin gjatë një muaji të papërcaktuar i cili zhvendoset nga pranvera në dimër. Sepse i administruar nga institucionet shtetërore dhe i drejtuar nga politika, muaji i kulturës mbarëkombëtare ka krijuar varësi të squllët nga ndryshimet që pësojnë kabinetet qeveritare të të dy vendeve, ndryshim që ndodh dramatikisht...Lexo te gjithe artikullin »


» Nata e fundit bashke e vellezerve Blloshmi
» Dafte Inzot!
» Hahn dhe Reinhold Si u transkriptua shqipja 155 vjet me pare
» Mjafton te mos jetosh me standard te dyfishte
» Arkitekt ne socializem
» Perqafimi i ftohte
» Guillaume Lejean, udhetar ne Turqine evropiane
» Ikja e Uliksit
» Bust ne vendlindjen e F.S.Nolit
» Lindur me nje Smena

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit