Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Toro: Qeveria po ben fushate elektorale

Publikuar me : 03.02.2010 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 397 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Pronaret kerkojne te paguhen nga parate e mbledhura nga legalizimet dhe jo nga fondi i kompensimit


Kreret e shoqates "Pronesi me Drejtesi" i konsiderojne vendime elektorale amendimet ne ligjin e legalizimeve

TIRANE- Pronaret parashikojne zgjedhje te parakohshme ne vend. Nuk behet fjale per ndonje vendim te politikes por sipas Shoqates "Pronesi me Drejtesi" qeveria eshte duke marre vendime me qellime te qarta elektorale cka pasqyron qarte sipas tyre se ajo ka nuhatur tashme rrezikun e zgjedhjeve te parakohshme.


Gjate fjales se mbajtur ne konferencen e djeshme per shtyp, Sekretari i Pergjithshem i Shoqates, Agim Toro, tha se qeveria po ndermerr te njejtet hapa sic beri ne fillim te fushates elektorale per zgjedhjet e 28 qershorit.


"Ashtu si edhe ne periudhen para zgjedhjeve te qershorit, qeveria po premton te njejtat gjera per sa i perket legalizmeve. Po ashtu, njesoj si atehere, edhe tani ekzekutivi po ndermerr hapa per perdorimin e gjere te letrave me vlere ne procesin e legalizimeve, cka tregon se ajo e ka ndjere qe jemi perpara zgjedhjeve te parakohshme dhe ne kete menyre ka filluar fushaten elektorale", - tha Toro.


Pronaret kane kundershtuar edhe menyren se si eshte parashikuar te kryhet pagesa ndaj tyre ne rastet e shpronesimeve per efekte legalizimi. Sipas tyre, ligji per shpronesime parashikon se pagesen per shpronesimin e kryen institucion qe e kryen ate pra ne rastin konkret ALUIZNI, nderkohe qe ne ligjin e legalizimeve kjo e drejte i eshte veshur Agjencise se Kthimit dhe te Kompensimit te Pronave.


"Duket qarte se futja ne loje e AKKP-se eshte bere ne menyre te qellimshme sepse ne vendimet per shpronesimet thuhet ne kundershtim me ligjin qe parate per kompensimin e atyre qe jane shpronesuar per efekte legalizimi te sigurohen nga fondi i kompensimit te pronareve. Kjo eshte nje tragjedi per pronaret dhe zbulon vjedhjen qe qeveria po i ben shtetit dhe taksapaguave shqiptare duke ia kaluar kete barre fondit te kompensimit te pronareve", - tha Myrshit Vorpsi, anetar i Kryesise se Shoqates.

Kerkesat e pronareve

-Qeveria te realizoje urgjentisht pagesen e fondit prej 46 milione euro per pronaret e shpronesuar me VKM dhe te shfuqizoje nr. 610 dt.10.06.2009 "Per administrimin e fondit special per kompensimin e pronareve"

-Ne zbatim te vendimit te Gjykates Kushtetuese per rastet e legalizimit, shpronesimi i pronareve te behet sipas rregullave te percaktuara ne ligjin "Per shpronesimin dhe marrjen ne perdorim te perkohshem te pasurive prone private per interesa publike". Duke bere korigjimet perkateve ne ligjin e legalizimeve ne menyre qe pagesa e pronareve te behet brenda tre mujave nga dita e botimit ne fletoren zyrtare te VKM-se perkatese

-Te hiqet dore nga perdorimi i fondit te kompensimit te pronareve per shperblimin e shpronesimeve per efekt legalizimi. Pagesa e shpronesimit te pronareve per efekt legalizimi te behet nga ALUIZNI.

-Urgjentisht dhe sa nuk eshte vone te rishikohen edhe nje here pagesat qe do te bejne sipas ligjit ata qe kane ndertuar pa leje duke rishikuar cmimet dhe eleminuar perdorimin e letrave me vlere.

-Ligji i legalizimeve te duhet te rishikohet per te ulur koston e tij. Nuk mund te behet legalizim aty ku studimet urbanistike parashikojne zgjerim te vijave te verdha, nje sjellje tjeter e ligjit zgjidh problemet e pronareve dhe te ndertuesve pa leje duke eleminuar kostot pe shtetin dhe urbanizimin e tyre.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit