Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Trafiku i droges, kerkohen 53 vite burg per gjermanet

Publikuar me : 10.03.2010 Ne : Kronike - 252 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Pretenca/
Prokuroria e Krimeve te Renda, kerkoi denimin e tre gjermaneve dhe nje shqiptari, qe tentuan trafikimin e 40 kg heroine

Prokuroria e Krimeve te Renda, pas disa muajsh hetim gjyqesor, per grupin e gjermaneve te arrestuar ne nje operacion antidroge ne muajin maj te vitit te kaluar, kur policia bllokoi 40 kg heroine dhe arrestoi edhe dy shqiptare te dyshuar si pronaret e vertete te droges.


Per Daniel Englert, i cilesuar si organizatori i trafikut, u kerkua 14 vite burg. Per ciftin Rexhina e Franc Kiashek ( Reggina, Franz Kiascek), perfaqesuesi i akuzes, kerkoi nga 12 vite burg per secilin.


Ndersa per personin e katert, shqiptarin nga Fieri, Albert Pellumbajn, u kerkua 13 vite burg, i dyshuar bashke me te akuzuarin tjeter, Zaim Tafa, si bashkepronaret e sasise prej 40 kilograme heroine e bllokuar nga policia. Per Tafen, organi i akuzes se Krimeve te Renda, ka ndare procesin penal, per shkak se ai kerkoi qe te mos gjykohej nepermjet procedurave te shkurtuara, ashtu sic kishin kerkuar te akuzuarit e tjere.


Sipas pretences se prokurorise, me ne date maj te vitit te kaluar, ne Piken e Kalimit Kufitar ne Kakavije te Gjirokastres, jane sekuestruar 40 kg lende narkotike, te tipit heroine, e fshehur ne automjetin e markes "Peugeot"me targa te huaja, DON PA-179, qe drejtohej nga i pandehuri, Franz Kiacsek.


Kjo sasi, sipas akuzes, ishte e destinuar per tu derguar nga Greqia, Itali dhe me pas ne Gjermani. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se i pandehuri Daniel Englert, eshte marre me organizimin e trafikimit te kesaj sasie lende.


Ai pasi ka kontaktuar me pare ne Gjermani me te pandehurit Franc dhe Rexhina Kiashek, kane rene dakord mes tyre qe me 1 maj 2009 te takoheshin ne Shqiperi. I pandehuri Daniel Englert, me 1 maj 2009, ka mberritur ne shqiperi me avion, nepermjet aeroportit te Rinasit.


Ne te njejten date, ne oret e para te mengjezit nepermjet portit te Durresit, kane arritur ne Shqiperi edhe bashkepunetoret e tij te cilet do benin transportimin e lendes narkotike nga shqiperia per ne gjermani te pandehurit, te nesermen, pasi ata kane ngarkuar mallin dhe jane nisur per ne Kakavije, jane arrestuar ne kete pike kufitare.


Me pas policia ka arrestuar, Pellumbajn, qe dyshohet se ka ngarkuar mallin, ndersa me vone jane arrestuar dy te akuzuarit e tjere, Daniel Englert si dhe Zaim Tafa i akuzuar si personi kryesor i kesaj linje te trafikut te droges.


Sipas prokurorise, hetimi ka provuar teresisht trafikun e droges, nga keta persona qe per shkak te gjykimit te shkurtuar pritet te perfitojne se paku nje te treten e denimit te mundshem.


Te akuzuarit
Daniel Englert 14 vite burg
Franc Kiascek 12 vite burg
Regina Kiascek 12 vite burg
Albert Pellumbaj 13 vite burg

**************


Arrestohet shperndaresi i droges, kapet me heroine

TIRANE- Nje i ri i dyshuar si shperndares heroine u arrestua nga Policia e kryeqytetit, pasi kapet ne flagrance me nje sasi heroine te ndare ne 20 tableta. Nertil Murrja, 19 vjec me banim ne Tirane, u prangos te henen rreth ores 15 e 30 minuta ne rrugen e "Barrikadave", prane shkolles "Lidhja e Prizrenit", pasi iu gjet sasia prej shtate grame lende e dyshuar si heroine.


Nga informacionet zyrtare te Policise se Tiranes, mesohet se 19 vjecari e kishte ndare lenden narkotike ne 20 tableta me qellim per ta shitur, ne disa zona te kryeqytetit. Mesohet se i riu eshte mbajtur per me shume se tre muaj nen hetim dhe u arrestua ne flagrance, pas informacioneve qe ky i fundit merrej me shitje te lendeve narkotike.


Sipas policise, Murrja dyshohet se vepronte duke shperndare lende narkotike, ne disa zona ne Tirane, si ne Kinostudio, rrugen e Elbasanit dhe ne rrugen e Barrikadave, nderkohe qe dyshohet se bashkepunonte edhe me persona te tjere per te realizuar shitjen e droges.


Murrja pas arrestimit eshte pyetur nga oficeret e Seksionit Kunder Lendeve Narkotike ne Policine e Tiranes per te zbardhur skemen e shperndarjes se heroines qe iu eshte sekuestruar.


Nderkohe policia ka nisur hetimet per te zbardhur skemen e shperndarjes se lendes narkotike si dhe emrat e personave et tjere qe kane bashkepunuar me 19 vjecarin nga Tirana. Hetimet ndaj te arrestuarit do te vazhdojne nga Prokuroria e Tiranes per vepren penale te prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Dokumenti i policise Te pezullohen hetimet per “pucin”

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 41 here.
Dokumenti i policise  Te pezullohen hetimet per “pucin”Flamur Vezaj / Luis Tanushi TIRANË- Edhe pse tashmë hetimi ndaj organizatorëve të demonstratës së 21 Janarit ka nisur në Prokurorinë e Përgjithshme, policia e shqiptare ka kërkuar zyrtarisht në korrik të vitit të kaluar që të pezullojnë hetimin për “puçistët” pasi nuk provohet se dhuna e ushtruar nga demonstruesit ka qenë e organizuar. “Shekulli” ka siguruar dokumentin zyrtar, shkresa me nr. 229 të datës 11 Korrik 2011 që mban titullin “relacioni shpjeguese për...Lexo te gjithe artikullin »


» Elbasan, punetori rrezohet nga kati i katert
» Abuzoi me te miturin, pranga 36-vjecarit
» Itali, vdes ne aksident nje 31-vjecar shqiptar
» Aksident ne Fier, plagoset 21-vjecari
» Sherri per pronat, plagosen dy persona
» Tirane, nje i arrestuar ne flagrance
» Aksidenti me djalin e Rucit, shkon ne gjyq shoferi i makines tjeter
» Grabitet dhe plagoset pronari i argjendarise
» Tirane, vritet 50-vjecarja me 3 plumba
» Makina del nga rruga, 1 i vdekur 1 i plagosur

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit