Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Trafiku i droges, shpallet ne kerkim nderkombetar i dyshuari

Publikuar me : 09.08.2010 Ne : Kronike - 141 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'


Interpoli nis kerkimin e Astrit Gocas, i dyshuar si bashkepunetor i grupit te drejtuar nga Arben Veliko, i arrestuar per trafik heroine

I shpetoi operacionit Ndertuesi te dy javeve me pare, kur u arrestuan ne Shqiperi, pese persona

TIRANE- Dy jave pas arrestimit te Arben Velikos, biznesmen ndertimi ne kryeqytet, nga Prokuroria e Krimeve te Renda ne bashkepunim me njesine e Operacioneve Speciale te Policise se Shtetit, kjo e fundit me urdher te Prokurorise shpalli ne kerkim nderkombetar nje tjeter bashkepunetor te tij. Astrit Goci, rreth 40 vjec, eshte shpallur ne kerkim nderkombetar nga Policia e Shtetit me akuzen e trafikimit te lendeve narkotike. Lajmi u be i ditur per gazeten Shekulli, nga burime te Prokurorise se Krimeve te Renda te cilet pohuan se i kane kerkuar zyres se Interpolit ne Policine e Shtetit, shpalljen ne kerkim nderkombetar te Gocit, i dyshuar si bashkepunetor i Arben Velikos dhe personave te tjere te arrestuar ne nje operacion te perbashket te Policise dhe Prokurorise se Krimeve te Renda, mbremjen e 24 korrikut te ketij viti. Te njejtat burime pohuan se Zyra e Interpolit, menjehere sapo ka marre kerkesen e organit te akuzes, nisi praktiken perkatese ne drejtim te Lionit, ku ndodhet edhe selia qendrore e Interpolit. Menjehere pas nisjes se praktikes perkatese, ne te cilen ndodhet dosja hetimore e Prokurorise se Krimeve te Renda si dhe provat perkatese te mbledhura nga kjo e fundit, i jane nisur zyres qendrore te Interpolit, me qellim zbulimin e vendndodhjes se mundshme te tij. Nga informacionet e marra paraprakisht nga hetuesit dyshohet se Goca mund te ndodhet ne Itali, ku edhe ka pasur aktivitetin e tij grupi i personave, me te cilet dyshohet se ka bashkepunuar Astrit Goca
Arrestimet
Me 24 korrik te ketij viti, ne mbremje vone, policia ekzekutoi urdhrat e Prokurorise se Krimeve te Renda ndaj ndertuesit vlonjat Arben Veliko dhe kater bashkepunetoret e tij ne Shqiperi, si dhe dy korrieret ne Itali. Keta te fundit, ne ne bashkepunim me njeri-tjetrin, por ne role te ndryshme, kane trafikuar nga Shqiperia ne drejtim te Milanos ne Itali 11,8 kg heroine. Gjate operacionit te koduar Ndertuesi u arrestuan Arben Veliko, Dritan Jahelezi, Panajot Dhiamandi, Sokol Kashta dhe Latimir Hoxha. Te gjithe keta persona u arrestuan si te dyshuar per trafik te lendeve narkotike ne bashkepunim.
Hetimi
Gjate hetimeve gati dyvjecare, prokuroria thote se biznesmeni Veliko ka organizuar nje linje te trafikut te droges nga Vlora ne Itali. Sipas hetuesve, ndertuesi Veliko i cili me ndihmen e ndermjetesuesit qe dyshohet te kete qene Dritan (Orges) Jahelezi, kishte rene dakord per shitjen dhe transportimin e 11,8 kg heroine nga Shqiperia ne drejtim te Milanos ne Itali, bleresi i se ciles do te ishte nje italian. Veliko ka organizuar sigurimin e droges dhe transportimin e saj drejt Italise, por sapo i eshte dorezuar bleresit ne Milano te Italise, ai refuzoi ta blinte per shkak te cilesise se dobet. Pas refuzimit, Veliko ka debatuar me ndermjetesin, dhe ne perfundim te debatit mes tyre, biznesmeni vendosi ta terheqe mallin. Per kete qellim ai punesoi Julian Kajdo e Eduart Toshkollari te cilet ishin ngarkuar me detyren e marrjes se 11,8 kg heroine nga shtetasi italian dhe kthimi i saj ne Shqiperi. Nderkohe, te arrestuarit e tjere, Panajot Dhiamandi, Sokol Kashta dhe Latimir Hoxha dyshohen si bashkepunetore te ndertuesit Veliko ne kete linje trafiku te droges. Pervec ketyre arrestimeve, prokuroria konfirmoi se ka shpallur ne kerkim dhe ka marre nen hetim edhe disa persona te tjere te dyshuar si pjese e ketij rrjeti te trafikut te droges nga Turqia-Bullgari-Maqedoni-Shqiperi dhe me pas ne drejtim te Italise.

Ne kerkim nderkombetar
Astrit Goca rreth 40 vjec nga Vlora

Te arrestuar ne Shqiperi

Arben Veliko, 43 vjec, banues ne Vlore (organizatori)
Dritan (Orges) Jahelezi, 33 vjec, nga Tropoja banues ne Tirane (ndermjetesi)
Latimir Hoxha, 37 vjec, nga Fieri (bashkepunetor)
Panajot Dhiamandi, 35 vjec, nga Vlora (bashkepunetor)
Sokol Kashta, 40 vjec, nga Vlora Vlore (bashkepunetor)

Te arrestuar ne Itali
Julian Kajdo
Eduart Toshkollari

Ligji Antimafia
Hetuesit nisin verifikimin e pronave te velikos


Menjehere pas arrestimit te Velikos per llogari te Prokurorise se Krimeve te Renda, per akuzen e trafikut nderkombetar te droges ne bashkepunm, hetuesit nisen menjehere punen per verifikimin e pasurive te Velikos.


Ne pak dite, specialistet e hetimit te prokurorise dhe te Policise munden te zbulonin disa prona qe sipas policise dhe prokurorise dyshohej se mund te ishin ne pronesi te Arben Velikos, i dyshuar si pronar i sasise se heroines prej 11.8 kilogramesh e kapur nga policia italiane ne afersi te Milanos.


Pas gjetjes se ketyre te dhenave, hetuesit nisen verifikimet per te zbuluar nese pronat ishin realisht te Velikos, apo ai mund te kishte kryer tjetersim te tyre duke humbur edhe ne kete menyre gjurmet e tyre. Nderkaq, hetuesit kane nisur verifikimet edhe per fitimet nga aktiviteti ndertues i tij.


Precedentet
Veliko dyshohej edhe per dy raste te tjera trafiku


Biznesmeni Arben Veliko, i arrestuar tre dite me pare me vendim te Gjykates se Krimeve te Renda mbi dyshimet se eshte pronari i droges prej 11.8 kg heroine te kapur ne Itali, dyshohet se ka qene pronar edhe ne dy rastet e arrestimit te korriereve ne Shqiperi.


Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te Prokurorise se Krimeve te Renda dhe Drejtorise se Policise, te cilet sqaruan se ne dy rastet jane arrestuar dhe tashme jane denuar personat. Ne vitin 2005 eshte arrestuar ne kryeqytet shtetasi Besnik Brraka se bashku me tre persona te tjere, te cileve iu eshte gjetur dhe sekuestruar nje sasi prej 5 kg heroine.


Kjo sasi droge, eshte dyshuar qe ne ate kohe se i perkiste shtetasit Arben Veliko, por gjate fazes se hetimit te asaj dosjeje nuk u provua nje gje e tille duke i shpetuar prangave ndertuesi vlonjat. Me pas, ka qene viti 2007 kur ne Durres eshte arrestuar nje shtetas nga Fieri, i cili po tentonte te hipte ne tragetin e linjes Durres-Bari me 4 kg heroine ne bagazhet e tij te fshehur ne makine.


Edhe ne kete rast, prokuroria nuk arriti te identifikoje pronarin e mallit edhe pse dyshime kishte edhe per biznesmenin Veliko. Nderkaq, edhe pse i shpetoi ne dy raste policise, keta te fundit nuk ia ndane syte gjithe aktivitetit te tij, duke vezhguar e pergjuar.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Dokumenti i policise Te pezullohen hetimet per “pucin”

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 41 here.
Dokumenti i policise  Te pezullohen hetimet per “pucin”Flamur Vezaj / Luis Tanushi TIRANË- Edhe pse tashmë hetimi ndaj organizatorëve të demonstratës së 21 Janarit ka nisur në Prokurorinë e Përgjithshme, policia e shqiptare ka kërkuar zyrtarisht në korrik të vitit të kaluar që të pezullojnë hetimin për “puçistët” pasi nuk provohet se dhuna e ushtruar nga demonstruesit ka qenë e organizuar. “Shekulli” ka siguruar dokumentin zyrtar, shkresa me nr. 229 të datës 11 Korrik 2011 që mban titullin “relacioni shpjeguese për...Lexo te gjithe artikullin »


» Elbasan, punetori rrezohet nga kati i katert
» Abuzoi me te miturin, pranga 36-vjecarit
» Itali, vdes ne aksident nje 31-vjecar shqiptar
» Aksident ne Fier, plagoset 21-vjecari
» Sherri per pronat, plagosen dy persona
» Tirane, nje i arrestuar ne flagrance
» Aksidenti me djalin e Rucit, shkon ne gjyq shoferi i makines tjeter
» Grabitet dhe plagoset pronari i argjendarise
» Tirane, vritet 50-vjecarja me 3 plumba
» Makina del nga rruga, 1 i vdekur 1 i plagosur

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit