Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Trafiku i droges me Italine, Veliko i dyshuar

Publikuar me : 27.07.2010 Ne : Kronike - 194 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Tri dite me pare, policia arrestoi pese persona te dyshuar per trafik heroine. Gjykata i le ne burg

TIRANE- Biznesmeni Arben Veliko, i arrestuar tre dite me pare me vendim te Gjykates se Krimeve te Renda mbi dyshimet se eshte pronari i droges prej 11.8 kg heroine te kapur ne Itali, dyshohet se ka qene pronar edhe ne dy rastet e arrestimit te korriereve ne Shqiperi.


Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te Prokurorise se Krimeve te Renda dhe Drejtorise se Policise, te cilet sqaruan se ne dy rastet jane arrestuar dhe tashme jane denuar personat.


Ne vitin 2005 eshte arrestuar ne kryeqytet shtetasi Besnik Brraka se bashku me tre persona te tjere, te cileve iu eshte gjetur dhe sekuestruar nje sasi prej 5 kg heroine. Kjo sasi droge, eshte dyshuar qe ne ate kohe se i perkiste shtetasit Arben Veliko, por gjate fazes se hetimit te asaj dosjeje nuk u provua nje gje e tille duke i shpetuar prangave ndertuesi vlonjat.


Me pas, ka qene viti 2007 kur ne Durres eshte arrestuar nje shtetas nga Fieri, i cili po tentonte te hipte ne tragetin e linjes Durres-Bari me 4 kg heroine ne bagazhet e tij te fshehur ne makine.


Edhe ne kete rast, prokuroria nuk arriti te identifikoi pronarin e mallit edhe pse dyshime kishte edhe per biznesmenin Veliko. Nderkaq, edhe pse i shpetoi ne dy raste policise, keta te fundit nuk ia ndane syte gjithe aktivitetit te tij, duke vezhguar e pergjuar.


Pergjime keto qe ne dhjetor 2008 derguan ne arrestimin e dy korriereve te derguar nga ndertuesi ne Itali per te terhequr sasine prej 11.8 kg heroine nga bleresi italian i cili nuk kishte pranuar ta paguante per shkak te cilesise se keqe.


Me te marre mallin dy transportuesit jane arrestuar nga Policia e Milanos te lajmeruar nga Prokuroria e Krimeve te Renda duke ia sekuestruar edhe sasine prej 11.8 kg heroine.


Qe nga ajo dite, Policia me urdher te prokurorise nuk ia ndau syte te dyshuarit Veliko ne pritje te ardhjes se materialeve nga autoritete italiane dhe nisjes se ndonje ngarkese tjeter nga te dyshuarit.


Por, me te ardhur leter-porosia nga shteti italian me vendim te Gjykates per Krime te Renda u arrestuan shtetasit Arben Veliko, Dritan Alias Orges Jahelezi, Panajot Dhiamandi, Sokol Kashta dhe Latimir Hoxha te akuzuar per trafikim te lendeve narkotike ne bashkepunim.


Po dje, kjo gjykate verifikoi masat e sigurise dhene ne mungese me arrest me burg per pese te dyshuarit te cilet nuk preferuan te flasin para gjyqtares, prokuroreve dhe avokateve mbrojtes.


Nderkohe, autoritetet italiane bashke me drogen e sekuestruar kane arrestuar shtetasit Julian Kajdo dhe Eduart Toshkollari qe tashme po gjykohen ne shtetin italian.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Dokumenti i policise Te pezullohen hetimet per “pucin”

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 41 here.
Dokumenti i policise  Te pezullohen hetimet per “pucin”Flamur Vezaj / Luis Tanushi TIRANË- Edhe pse tashmë hetimi ndaj organizatorëve të demonstratës së 21 Janarit ka nisur në Prokurorinë e Përgjithshme, policia e shqiptare ka kërkuar zyrtarisht në korrik të vitit të kaluar që të pezullojnë hetimin për “puçistët” pasi nuk provohet se dhuna e ushtruar nga demonstruesit ka qenë e organizuar. “Shekulli” ka siguruar dokumentin zyrtar, shkresa me nr. 229 të datës 11 Korrik 2011 që mban titullin “relacioni shpjeguese për...Lexo te gjithe artikullin »


» Elbasan, punetori rrezohet nga kati i katert
» Abuzoi me te miturin, pranga 36-vjecarit
» Itali, vdes ne aksident nje 31-vjecar shqiptar
» Aksident ne Fier, plagoset 21-vjecari
» Sherri per pronat, plagosen dy persona
» Tirane, nje i arrestuar ne flagrance
» Aksidenti me djalin e Rucit, shkon ne gjyq shoferi i makines tjeter
» Grabitet dhe plagoset pronari i argjendarise
» Tirane, vritet 50-vjecarja me 3 plumba
» Makina del nga rruga, 1 i vdekur 1 i plagosur

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit