Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Trafiku i eksploziveve, Teheran - Tirane

Publikuar me : 28.07.2010 Ne : Kronike - 193 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Marredheniet ushtarake simbiotike Tirane-Teheran nuk jane nje episod i vetem, por nje sage e tere qe vazhdon prej mese pese vjetesh nga vjeshta e vitit 2005 deri me sot. Bisedimet per blerje automatikesh, mitrolozesh dhe bazukash u shoqeruan edhe nga shitblerje materialesh te tjera ushtarake apo me perdorim te dyfishte.


Ne kete shkrim do te trajtohet historia e marredhenieve ushtarake shqiptaro-iraniane ne fushen e lendeve plasese. Keshtu pas perfundimit ne vjeshten e 2005-s te pazarit per 100 000 cope kallashnikove dhe qindra mitraloze iraniane, ne pranveren e vitit 2006 i erdhi radha aferes se lendeve plasese.


Me 15 shkurt 2006 pala shqiptare fillon bisedimet me koleget iraniane per blerjen e 500 kilogrameve eksploziv C4 dhe per eksportimin ne Iran te 100 toneve eksploziv te tipit RDX me cmim 5000$ per ton. Per lexuesin shpjegojme se te dy llojet e eksploziveve, per shkak te vetive te tyre, kryesisht perdoren per qellime ushtarake.


Perdorimi i tyre per qellime civile eshte i kufizuar ne shkaterrimin e ndertesave te vjetra, si ilac kundra minjve (RDX) ose per te ngrohur gaveten e supes, nje shpikje kjo e marinsave amerikane gjate operacioneve antitalebane ne distriktin Marjah te Afganistanit.


Ky lloj perdorimi special i eksplozivit C4 eshte dokumentuar edhe me foto nga gazetari i mirenjohur C.J.Chivers i Nju Jork Taimsit. Eksplozivi i fuqishem C4 shume i perdorshem per qellime ushtarake dhe ideal per aksione speciale, perbehet nga 91perqind RDX, 5,4perqind dioktil sebahati, 2,1perqind poliso-butilen dhe 1,6perqind vaj motori makinash SAE10.


I ofruam keto shpjegime teknike per te qartesuar lexuesit qe eksplozivi C4 i importuar nga Shqiperia ka pasur si qellim perdorimin ushtarak, vecanerisht per operacione speciale.
Pas kontaktit te 15 shkurtit ka pasur nje aktivitet te ethshem per ta mbyllur me sukses dhe sa me shpejt pazarin e blerjes se eksplozivit C4.


Ne 8 mars 2006 pala shqiptare rrit kerkesat ndaj partnerit MODELEX (Firme ne pronesi te Ministrise Iraniane te Mbrojtjes, homologe me MEICO-n ne Shqiperi) duke kerkuar te bleje 1000 kilograme C4, 500 kapsolla detonatore dhe 10 000 ml fitil zjarrpercjelles.


Gjashte dite me pas diskutohen problemet e transportit te materialeve ushtarake nga Teherani ne Tirane. Ndersa pas pese ditesh diskutimesh per menyren e transportit te 1000 kg eksplozivi C4 per ne Tirane, pala shqiptare kerkon te bleje edhe raketa kunderajrore iraniane, klone te raketave ruse SA 16 dhe SA 18 MANPAD.


Pra, nga ky dokument del qarte qe afera e eksplozivit eshte vetem nje pjese e nje marredhenieje shumeplaneshe ne fushen ushtarake midis Ministrise Shqiptare te Mbrojtjes dhe homologes se saj iraniane.


Dy jave me vone, me 4 maj 2006, perseri diskutohet per te transportuar ne Shqiperi 1000kg eksploziv C4dhe 10 000ml fitil zjarrpercjelles. Ne te njejten date MEICO shqiptare kontakton firmen transportuese-shperndarese serbe SPEDAL me qellim qe me ane te saj te transportoje nga Teherani ne Tirane 1000 kg eksploziv, si edhe materiale te tjera.


Personi i kontaktit, zoti Ratkovic, eshte nje ish-pilot i aviacionit te ushtrise jugosllave (Ushtria e Milloshevicit), qe eshte dalluar per akte trimerie ne luften e Kosoves, vecanerisht ne betejen e fshatit Loxhe te Pejes.


Si komandant i nje helikopteri sulmi Gazella Ratkovici u perpoq te rikuperonte trupat e Srdjan Perovicit dhe Millorad Rajkovicit, dy oficere serbe te vrare nga rebelet shqiptare te komanduar nga Rexhep Shala.


Zjarri i armeve te rebeleve shqiptare shkaktoi rrezimin e helikopterit te pilotuar nga Ratkovici. Gjithsesi, Ratkovici dhe bashkepiloti i tij arriten te bashkoheshin me forcat serbe ne Peje. Per kete akt trimerie Ratkovici u dekorua ne janar te vitit 2000 nga Milloshevici.


Episodi i firmes SPEDAL te Ratkovicit eshte vetem nje nga dhjetera e dhjetera rastet e perfshirjes se Serbise dhe serbeve duarpergjakur ne Kosove ne operacione shitblerjeje, transportimi dhe tranzitimi te armeve, municioneve dhe eksploziveve per llogari te Ministrise shqiptare te Mbrojtjes (episode me te vertete interesante ble e shit eksplozive ne Iran, transportoi me firma serbe e njekohesisht mbaj fjalime patriotike plot deklarata dashurie per Kosoven).


Ne 16 qershor 2006, sic pasqyrohet edhe ne dokumentin perkates, pazari mbyllet me blerjen e 3,5 toneve eksploziv C4 dhe 30 000ml fitil zjarrpercjelles. Per kete blerje Ministria e Mbrojtjes leshoi edhe EUC (certifikaten e perdoruesit te fundit) perkatese, per te legalizuar cdo veprim te partnerit iranian.


Nuk dihet fati i ketyre 3,5 ton C4 dhe 30 000ml fitil zjarrpercjelles pas mberritjes se tyre ne Shqiperi. Perdorimi i tyre per qellime civile, si fjala vjen ne galeri minierash apo karrera guri gelqeror eshte pak i mundshem si per shkak te vetive te C4-s dhe per shkak te cmimit te lire ne tregun shqiptar te eksploziveve te pershtatshem per qellime civile si amoniti apo edhe dinamiti.


Perderisa 3,5 ton eksploziv C4 nuk gjendet ne depot e ushtrise shqiptare, i mbetet pergjegjesia Ministrise se Mbrojtjes te sqaroje ku ka perfunduar kjo sasi eksplozivi. Le te shpresojme qe ministri Imami do te tregohet transparent dhe nuk do te luaje teater me eksploziv C4 apo raketa SA 16.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Dokumenti i policise Te pezullohen hetimet per “pucin”

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 41 here.
Dokumenti i policise  Te pezullohen hetimet per “pucin”Flamur Vezaj / Luis Tanushi TIRANË- Edhe pse tashmë hetimi ndaj organizatorëve të demonstratës së 21 Janarit ka nisur në Prokurorinë e Përgjithshme, policia e shqiptare ka kërkuar zyrtarisht në korrik të vitit të kaluar që të pezullojnë hetimin për “puçistët” pasi nuk provohet se dhuna e ushtruar nga demonstruesit ka qenë e organizuar. “Shekulli” ka siguruar dokumentin zyrtar, shkresa me nr. 229 të datës 11 Korrik 2011 që mban titullin “relacioni shpjeguese për...Lexo te gjithe artikullin »


» Elbasan, punetori rrezohet nga kati i katert
» Abuzoi me te miturin, pranga 36-vjecarit
» Itali, vdes ne aksident nje 31-vjecar shqiptar
» Aksident ne Fier, plagoset 21-vjecari
» Sherri per pronat, plagosen dy persona
» Tirane, nje i arrestuar ne flagrance
» Aksidenti me djalin e Rucit, shkon ne gjyq shoferi i makines tjeter
» Grabitet dhe plagoset pronari i argjendarise
» Tirane, vritet 50-vjecarja me 3 plumba
» Makina del nga rruga, 1 i vdekur 1 i plagosur

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit