Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Transferime masive ne radhet e uniformave blu

Publikuar me : 31.08.2008 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 396 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

Serish transferime ne radhet e policise. Kalimi i oficereve te policise gjyqesore (hetuesve), ne varesi te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit, ka sjelle nje sere pakenaqesish ne radhet e uniformave blu, te cilet duhet te "lirojne" vendet dhe te kalojne ne struktura te tjera. Implementimi i kesaj strukture ka bere qe shume oficere policie, te gradave komisar dhe nenkomisar te transferohen ne struktura me te vogla ne komisariate, duke u detyruar te braktisin detyrat ne sektoret me te rendesishem.

Burimet nga policia shpjegojne se ditet e fundit ka nisur nje tjeter "reforme" ne radhet e uniformave blu. Kjo eshte bere pas implementimit te struktures se Oficereve te Policise Gjyqesore, te cilet kane qene ne varesi te organit te prokurorise dhe tashme kane kaluar ne varesi te Ministrise se Brendshme. Keshtu, specialistet e personelit ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit kane pergatitur nje liste me vendet ku do te instalohen oficeret e policise gjyqesore, te cilet do te instalohen ne çdo sektor te policise. Por instalimi i tyre eshte bere duke kryer levizje te tjera. Burimet shpjegojne se pa u njoftuar me pare, specialistet e Policise se Shtetit kane vendosur per çdo OPGJ se ku do te instalohet, ndersa punonjesi, i cili ka qene ne ate funksion, eshte transferuar ne funksion tjeter. Transferimet me te shumta, deri tani, jane bere ne Drejtorine e Policise se Qarkut Tirane, por kane nisur zbatimin edhe drejtorite e qarqeve. Oficeret jane transferuar ne detyra te tjera, duke u shperndare neper komisariate, apo sektore te ndryshem. Megjithate, keto transferime jane kryer gjate kohes, kur oficeret kane qene me pushime dhe deri ne momentin qe jane rikthyer ne detyre, nuk jane vene ne dijeni. Sipas policise, keto levizje kane sjelle pakenaqesi, ku priten edhe largime nga policia. Shume efektive jane revoltuar nga keto levizje, pavaresisht se duhet te respektojne hierarkine dhe te kryejne detyren e re. Ne te kundert, ata duhet te kerkojne doreheqjen nga policia. Transferimet, qe pritet te pasohen me shkurtime ne radhet e uniformave blu, do te vijojne ne te gjitha strukturat e policise. Oficeret e Policise Gjyqesore, te ashtuquajturit "hetues", jane personat qe kryejne veprimet procedurale ne çdo vendngjarje, ndertojne skenat e krimit, perpilojne dokumente per ndjekje penale, e shume veprime te tjera hetimore, deri ne dergimin e dosjeve ne gjykate.


Abuzimet


Urdhri i Prençit per

largimet ne polici


Keto transferime nuk jane te vetmet qe po ndodhin ne radhet e policise, pasi vetem pak kohe me pare, kreu i policise ka urdheruar lirimin nga detyra te te gjithe punonjesve, te cilet jane emeruar pas korrikut te vitit 2007. Urdhri urgjent eshte leshuar pasi emerimi i tyre eshte bere ne kundershtim me ligjin e ri te Policise se Shtetit. Edhe vete drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit e ka pranuar se ka dale nje urdher i tille dhe deri ne kete kohe jane larguar nga puna 20 oficere policie. "Ne vijim te detyrave te dhena me shkresen nr. 2/75, date 25 janar 2008 per procesin e gradimeve, te merren masa te menjehershme per identifikimin e punonjesve te rolit baze, te pranuar ne strukturen tuaj policore pas dates 01 korrik 2007 dhe te lirohen nga Policia e Shtetit, pasi pranimi i tyre ne keto struktura eshte bere ne kundershtim me ligjin per Policine e Shtetit", deklarohet tekstualisht ne urdhrin e leshuar nga drejtori i Pergjithshem, Ahmet Prençi. Sipas shpjegimit te tij, emerimi i tyre bie ne kundershtim me nenet 49, 50 e 52 te ligjit nr 9749, date 4 qershor te vitit 2007, i cili parashikon te drejtat qe ka çdo person per te konkurruar dhe per t‘u pranuar si punonjes policie, kriteret qe ai duhet te plotesoje, shkollimi dhe trajnimi qe ai duhet te kete.

 

 



 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit