Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Trasha: Medalje ne Evropian

Publikuar me : 17.09.2008 Ne : Sport - 352 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

Gerti Trasha premton medalje ne pjesemarrjen e tij te fundit te Kampionatin Evropian te te Rinjve. Peshengritesi shqiptar, i cili eshte edhe fitues i nje titulli kampion i kontinentit ne kete kompeticion, ka bere keshtu te njohur objektivin e tij per aktivitetin qe ka startuar dje ne Durres. Kampionati Evropian i Peshengritjes per te Rinj ka shenuar fillimin e tij ne mengjesin e djeshem, me disiplinen 56 kg, bateria B per meshkuj, ku nuk ka marre pjese asnje peshengrites shqiptar. Gjithsesi tifozet e pranishem ne shkallet e Pallatit te Sportit te Durresit "Ramazan Njala" kane mbeshtetur perfaqesuesin nga Kosova, peshengritesin 16-vjeçar Ardian Murati, i cili nuk arriti te kualifikohej, pasi deshtoi ne peshen 35 kilograme. Ne garen e pare merrnin pjese 6 shtete te tjera veç Kosoves, si Hungaria, Lituania, Italia, Gjermania, Spanja dhe Bullgaria. Peshengritesi bullgar, Franc Çukov, e ka dominuar baterine B, kur ka triumfuar ne peshen 116 kg, por ka deshtuar ne proven e fundit me 119 kg. I dyti ne kete bateri eshte renditur spanjolli Hernandez Hakora, me 111 kg, ndersa i treti Aleksandro Bosko, me 110 kg. Ne kete kampionat marrin pjese 37 shtete, te cilat do te perfaqesohen nga 220 sportiste ne total. Mes tyre do te jene 17 sportiste, te cilet garojne per ngjyrat e Shqiperise, ku spikat edhe peshengritesi yne i talentuar, Gerti Trasha. Ky Kampionat Evropian per te Rinj eshte i fundit per Trashen, i cili pas ketij kompeticioni nuk do te mund te marre me pjese, per shkak te moshes se tij. Sportisti nga Elbasani deshtoi ne Lojerat Olimpike te Pekin 2008, ku nuk mundi te merrte asnje rezultat ne tre provat e tij. Trasha eshte deri tani i vetmi shqiptar kampion i Evropes per te rinj. Por duket se per lamtumiren ka rezervuar shume energji, pasi ai ka premtuar se synimi i tij eshte medalja e arte. Peshengritesi shqiptar pritet te garoje ne disiplinen 69 kg, ku edhe ka besim se do te munde te gjithe kundershtaret e tij, qe per hir te se vertetes priten te jene te shumte ne kete disipline. "Jam ne forme te mire, pohon Trasha, duke komentuar pjesemarrjen e tij te fundit ne Kampionatin Evropian te te Rinjve. Jam stervitur mire, ky eshte Evropiani i fundit per mua. Synoj qe t‘i jap lamtumiren Kampionatit Evropian te te Rinjve me nje medalje". Garen e tij te pare, Gerti Trasha do ta kete te merkuren, kur dhe do te duhet te provoje t‘i dhuroje nje tjeter titull te fundit Shqiperise ne kete aktivitet". Nderkohe qe, po dje, jane zhvilluar edhe gara te tjera ne te tjera disiplina deri ne oren 19. E sotmja do te jete edhe dita e dyte e Kampionatit Evropian, e cila do te zhurmoje pallatin e sportit "Ramazan Njala" qe ne oren 00:09 te mengjesit.
 

 



 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitri

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 85 here.
Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitriNuk ishte e thëne që edhe kësaj radhe takimi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit të mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur në Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, përmbysje rezultati, gjakosje, të gjyqtarit anësor, pasivitet të vlonjatëve në fushë. Deri në momentin e golit të dytë të korçarëve, gjithçka dukej në rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozëve me një send. Takimi u ndërpre për 15 minuta. Vlonjatët me anë të shefit Geri...Lexo te gjithe artikullin »


» Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!
» Kampionati i mundjes ne Fier?
» Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!
» Tjeter skandal perfshin FIFA-n!
» Roshi, “raketa” shqiptare tek Kelni!
» Bufon, me i mire se yjet e pornografise
» Mesi Jam atdhetar, mos me akuzoni!
» Kampione absolute
» Berluskoni Ibrahimovic vlen 150 milione euro!
» Boateng i demtuar! Fajin e ka Melisa Sata?!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit