Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Tre kuqezinj, me nje kembe tek inferiore

Publikuar me : 09.12.2008 Ne : Sport - 230 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Bogdani, Skela dhe Kapllani jane ne "hall" me ekipet e tyre, qe rrezikojne renien nga kategoria

Ne kombetare jane te padiskutueshem, por kur behet fjala per klubet ku aktivizohen, ka vetem nje ceshtje: "Ishalla qendrojme ne kategori edhe kete sezon". Behet fjale per tre titullaret e kombetares: Ervin Skela, Erion Bogdani dhe Edmond Kapllani. Ekipet ku ata aktivizohen jane kandidate kryesore per te zbritur nga kategoria. Megjithate, per te treja klubet ku aktiziohen shqiptaret, renia nje kategori me poshte nje eksperience qe nuk perben risi.

Por tashme cdo gje ka ndryshuar dhe trekendeshi Kievo-Kotbus-Karlsruhe nuk eshte cudi qe sezonin tjeter ta gjeje veten tek inferioret. Nga tre kuqezinjte, vetem Ervin Skela ka qene me i aktivizuari, pra nje titullar i padiskutueshem per Kotbusin. Ndersa sulmuesit Bogdani dhe Kapllani, jo vetem qe nuk kane luajtur me kohe te plote, por deri me tani nuk kane shenuar asnje gol. Lojtaret kane dhene nga nje arsye."Eshte e veshtire te shenosh ne Serine A, aq me teper me nje ekip te vogel si Kievo, qe ben nje loje thuajse si kombetarja jone. Objektivi yne eshte modest, ne nje kampionat kaq te forte,"- ka thene Bogdani per "Sportin shqiptar".

Nga ana tjeter, Skela, i mesuar me keto situata te Kotbusi, eshte me realist. "Une bej pjese ne nje ekip ku duhet luftuar shume per te qendruar ne Bundeslige. Nese mund te bej nje krahasim te vogel me Hanoverin e Lales, eshte e kote, sepse edhe ata jane shume me lart se ne. Por duke pare qe gjithnje kemi shpresuar deri ne fund, edhe kete kampionat kjo na mban "gjalle","- pohon mesfushori 32-vjecar, nje lider te Kotbusi.

Per Karlsruhen e Kapllanit, ky sezon duket se eshte ne "renie te lire". "Kemi probleme ne te gjitha repartet. Faji nuk eshte vetem te sulmuesit,"- tregon durrsaku, qe beri emer ne Gjermani, pas 17 golave ne Bundesligen 2, gjate sezonit 2006-2007. Por cila eshte gjendja aktuale e tri ekipeve ku luajne kuqezinjte dhe statistikat e tyre?

Kievo e Bogdanit - Ekipi veronez renditet ne vendin e fundit ne Serine A, me vetem nente pike. Pas disa rezultateve negative arriti para dy javesh te fitonte ne transferte me Udinezen, por si per koincidence pa sulmuesin kuqezi. Ne javen e fundit me Romen, perseri humbi, nderkohe qe shtatlarti shqiptar mungoi per shkak demtimi.

Me lendime te shpeshta dhe jorezultativ, kur i eshte dhene mundesia, Bogdani ne 15 ndeshje te ketij sezoni, ka luajtur vetem tete prej tyre. Gjithsej 350 minuta ne fushe, ku vetem dy here e ka nisur lojen nga fillimi. Asnje gol dhe dy kartone te verdhe, plotesojne shifrat negative te 32-vjecarit. Edhe sezonin e kaluar me Livornon, Bogdani shenoi vetem dy gola, por fati i keq i tij beri qe ekipi te zbriste ne Serine B.

Karlsruhe e Kapllanit - Nga vendi i fundit ne Serine A, shkojme tek i 15-ti ne Bundeslige, ku nuk ka shume ndryshime ne statistika. Aty eshte katapultuar Karlsruhe, me 13 pike. Ekipi i Edmond Kapllanit, pas fitores se fundit, qe datonte me 3 tetor, ne fushen e Arminias se Bielefeldit, mori te shtunen nje tripikesh me vlera, teksa mundi Verderin.

Ky eshte sezoni i dyte qe sulmuesi kuqezi luan per ngjyrat e Karlsruhes ne Bundeslige. Por si ne debutim, ashtu dhe tani, gjerat per Kapllanin nuk kane shkuar mire. Nga 16 ndeshje te zhvilluara, 25-vjecari durrsak eshte aktivizuar ne dhjete prej tyre, ku nuk ka shenuar asnje here. Vetem tri here si titullar dhe 320 minuta loje gjithsej, jane shume pak per sulmuesin, qe nuk u ka shpetuar edhe dy kartoneve te verdhe.

Kotbusi i Skeles - Ne ndryshim nga Kievo, ndoshta edhe nga Karlsruhe, perpjekjet e ekipit te fantazistit shqiptar per te qendruar ne Bundeslige kane qene me te medha. Me 12 pike, ne vendin e 16-te, Kotbusi eshte ngritur pak ne tabele, fale dy fitoreve me vlere ne javet e fundit. Kthesa u be me Karlsruhe, per te vazhduar ne fitoren jashte fushe me Borusian e Mynshengladbahut, por te shtunen ndaj Shtutgartit perseri u mund.

Edhe kete sezon, loja e ekipit gjerman eshte bazuar te Skela, qe deri me tani nuk ka treguar ate forme te fundit te kampionatit te kaluar. Gjithsesi, ne piket e Kotbusit nje merite te madhe kane edhe asistet e vlonjatit. Skela ka luajtur gjithnje si titullar, teksa ka munguar vetem ne nje ndeshje. 32-vjecari ka shenuar nje gol kunder Bajernit te Mynihut dhe ka qene deciziv ne kupe. 1234 minuta ne fushe deri me tani, eshte nje shifer e larte per shqiptarin.


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitri

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 85 here.
Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitriNuk ishte e thëne që edhe kësaj radhe takimi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit të mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur në Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, përmbysje rezultati, gjakosje, të gjyqtarit anësor, pasivitet të vlonjatëve në fushë. Deri në momentin e golit të dytë të korçarëve, gjithçka dukej në rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozëve me një send. Takimi u ndërpre për 15 minuta. Vlonjatët me anë të shefit Geri...Lexo te gjithe artikullin »


» Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!
» Kampionati i mundjes ne Fier?
» Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!
» Tjeter skandal perfshin FIFA-n!
» Roshi, “raketa” shqiptare tek Kelni!
» Bufon, me i mire se yjet e pornografise
» Mesi Jam atdhetar, mos me akuzoni!
» Kampione absolute
» Berluskoni Ibrahimovic vlen 150 milione euro!
» Boateng i demtuar! Fajin e ka Melisa Sata?!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit