SHKODER/ Ngjarja e ndodhur mbremjen e vone te se martes ka mbetur pa autor, ndersa dyshimet lidhen me profesionin e Lepurit
Dhoma e Avokatise se Shkodres ka reaguar duke e quajtur veprimin si nje "akt terrorist dhune"
SHKODER - Policia nuk ka mundur te identifikoje autorin e venies se lendes plasese ne afersi te apartamentit te avokatit Gjon Lepuri, ngjarje e ndodhur rreth ores 23:15 te se martes. Eksperte te policise se Shkodres, por dhe te ardhur nga Tirana kane bere veprimet perkatese ne vendin e ngjarjes.
Mesohet se sasia e lendes plasese eshte vendosur tek shkallet prane pragut te deres se apartamentit te avokatit Gjon Lepuri, 38 vjec, ne lagjen "Qemal Stafa" dhe sasia e saj mendohet te kete qene 400-500 grame. Nga shperthimi, i cili ka tronditur gjithe zonen, eshte demtuar banesa e avokatit Lepuri, si dhe jane demtuar dyer e dritare te gjithe hyrjes.
Banesa e avokatit Lepuri ndodhet ne katin e trete te nje pallati 4-katesh, ne hyrjen e pare ne te majte te rruges drejt lagjes "Xhabije". Ne momentin e shperthimit familja ka qene ne banese dhe avokati kishte vetem 15 minuta qe kishte mberritur. Policia ka bere menjehere kontrollin e automjetit te avokatit, i cili ndodhej i parkuar jo larg pallatit te tij, pasi dyshohej se mund te ishte vene lende plasese edhe aty.
Ndonese ne mjet nuk eshte gjetur asgje e dyshimte, hetimet e policise jane shtrire ne pisten e profesionit te avokatit. Gjon Lepuri ka qene gjykates ne gjykaten e shkalles se pare ne Shkoder dhe prej shume vitesh ushtron detyren e avokatit, ku ka perfaqesuar ceshtje penale e civile. Mesohet se vete avokati ka thene per policine se nuk ka ndonje konflikt te hapur me ndonje person, ndersa dyshimet jane per ndonje hakmarrje te mundshme lidhur me profesionin e tij.
Lidhur me kete ngjarje, Dhoma e Avokatise ne Shkoder ka reaguar duke e quajtur ate "nje akt terrorist dhune ndaj prones private te avokatit Gjon Lepuri, cenim te jetes dhe sigurise se kesaj kategorie, e cila eshte ne sherbim te drejtesise dhe mbrojtjes se te drejtave te individeve".
Ne reagimin e Dhomes se Avokatise Shkoder theksohet se "ky akt dhune cenon haptazi lirine e mbrojtjes se qytetareve, integritetin dhe sistemin e drejtesise ne teresi". Sipas deklarates se perbashket te avokateve ne Shkoder, "ky profesion ne Republiken e Shqiperise eshte nje profesion i lire, i pavarur, i veterregulluar dhe i vetedrejtuar.
Avokati ndihmon palen ose te pandehurin qe ti garantohen te drejtat proceduriale dhe ti ruhen interesat e tij ligjore", thuhet nder te tjera ne kete reagim, i cili ne mbyllje shpreh indinjaten per kete akt barbar te ushtruar ndaj avokatit Lepuri dhe familjes se tij dhe i kerkon organeve perkatese gjetjen sa me pare te autoreve dhe venien e tyre para drejtesise.
Megjithese i rralle, ky akt nuk eshte nje rast i izoluar i dhunes ndaj perfaqesuesve te ligjit dhe punonjesve te tij. Ne vitin 2003 me eksploziv u demtua banesa e nje gjyqtari ne Shkoder, ndersa dy vjet me vone po me lende plasese te vendosur ne automjetin e tij, u demtua rende nje punonjes i policise se Shkodres.