Permbledhje e Shtypit Shqiptar !
 

Indeksi i NewsRoom » Krimi
Trupi i emigrantit te vrare gjendet ne breg te Osumit

Publikuar me : 07.12.2008 Origjina : Gazeta Shqip Lexuar : 1009 here.

Kufoma e nje emigranti te sapokthyer nga Greqia eshte gjetur paraditen e djeshme ne nje fshat te rrethit te Beratit. Trupi i pajete i 28-vjeçarit Erjon Shuka nga Ura Vajgurore eshte gjetur ne nje zone te braktisur ne breg te lumit Osum, ne fshatin Morave. Policia tha se behet fjale per nje vrasje te paster, motivet e se ciles ende nuk dihen.

Rreth ores 08.00 te mengjesit te djeshem, prane Komisariatit te Policise se Beratit ka mberritur nje informacion per nje viktime te gjetur ne bregun e lumit te fshatit Morave, vetem pak kilometra larg ketij qyteti. Kane qene banoret e fshatit, te cilet punonin tokat e tyre, ata qe kane pare nje kufome shume prane bregut te lumit.

Ekspertet e policise, mjeket ligjore dhe shume agjente policie kane shkuar menjehere ne vendin e ngjarjes. Sipas burimeve zyrtare te policise, ka qene nje parcele e pambjelle vendi ku eshte gjetur trupi i pajete. Ekspertet e policise thane se i riu eshte gjetur pa shenja jete, ndersa prane vendit ishin shperndare disa veshje dhe sende personale te tij. Policia bllokoi menjehere vendin e ngjarjes, ku nisi hetimet e para me keqyrjen e trupit te pajete, sigurimin e provave dhe marrjen ne pyetje te deshmitareve.

Nga deshmite e para mesohet se ka qene nje bari i zones personi i pare qe ka vene re prezencen e kufomes, ndersa kulloste bagetite. Ai mesohet te kete njoftuar banoret e tjere te zones dhe me pas ata kane telefonuar policine. Nga keqyrja e trupit te pajete eshte mesuar se ai eshte vrare me arme zjarri. Keshtu, sipas burimeve zyrtare te Komisariatit te Policise Berat, personi eshte vrare me nje plumb pistolete model 54. Plumbi ka hyre ne gjoks dhe ka dale ne kurriz. Nga te dhenat paraprake rezulton se personi mund te jete vrare pas mesnates se te premtes, rreth 7 ore perpara se te gjendej trupi.

Ne afersi te kufomes eshte gjetur nje bluze trikotazhi ngjyre kafe dhe pak me larg nje xhup ngjyre kafe ne xhepin e brendshem te te cilit eshte gjetur nje telefon celular me karte telefonike greke. Policia tha se personi eshte identifikuar si Erjon Shuka, 28 vjeç, banor i qytezes se Ures Vajgurore.

Trupi i pajete eshte derguar me pas ne morgun e spitalit te Beratit, ku u eshte nenshtruar hetimeve te rastit. Policia ka nisur menjehere hetimet dhe po punon ne disa pista, perfshire ate te nje vrasjeje per grabitje, ose te nje vrasjeje per motive hakmarrjeje. Viktima mesohet se ishte emigrant ne Greqi me dokumente te rregullta dhe vetem pak dite me pare ishte kthyer prane familjes. Te aferm te viktimes, banore te lagjes "Guri i Bardhe" te Ures Vajgurore treguan se i riu ishte kthyer tri dite me pare nga Greqia ku jetonte prej vitesh. Mbremjen e se premtes ai ishte larguar nga banesa per t‘u takuar me disa shoke. Familjaret kane deklaruar ne polici se djali i tyre nuk kishte konflikt me askend. Policia ka shoqeruar disa persona qe mund te kene dijeni per ngjarjen, por ende nuk mund te flitet per te dyshuar.

 

 



 





Komento ! Komento edhe ti !
Gjithsej gjenden 0 komente per kete artikull !

Vlereso kete artikull :

2.3/10 (20 vota )






   
 ! Kembimi Valutor
Data : 31.03.2010
Valuta Blihet Shitet
EUR 136.4 140.5
USD 101.6 105.6
GBP 153.1 158.9
CAD 95.73 105.91
CHF 95.40 99.00

 ! Gazetat ne PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

 
Indeksi | Sherbim per WebMasterat Shqiptare | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google
VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2010
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit