Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Turizmi, shqiptaret shpenzojne me teper se te huajt

Publikuar me : 28.08.2008 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 418 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

Edhe pse me nje bum turistesh te huaj, te dhenat per sa u perket perfitimeve nga ky sektor nga flasin pozitivisht. Ndoshta per here te pare Shqiperia rezulton me deficit per sa u takon te ardhurave nga sektori i turizmit. Sipas Bankes se Shqiperise, sherbimet e udhetimit kane shenuar nje deficit prej 23 milione eurosh, kundrejt suficitit te regjistruar ne gjashtemujorin e nje viti me pare, 10 milione euro. Ky deficit ka ardhur si pasoje e rritjes me te shpejte te importit te ketyre sherbimeve prej 28 per qind, kundrejt asaj ne eksport me rreth 19 per qind. Eksporti i ketyre sherbimeve, gjate ketij gjashtemujori ka sjelle rreth 471 milione euro te ardhura, duke shenuar nje rritje vjetore prej 19 per qind. Kjo erdhi si pasoje e rritjes se fluksit te jorezidenteve me 45 per qind qe kane vizituar vendin, 49 per qind e te cileve cilesohen si emigrante. Ata qe e kane prishur kete rezultat pozitiv kane qene pikerisht shqiptaret qe kane udhetuar jashte dhe shpenzimet qe kane kryer. Keshtu, importi ne kete sektor (udhetime) vleresohet 494 milione euro, me nje rritje vjetore prej rreth 28 per qind. Kjo ka ardhur si pasoje e rritjes se numrit te udhetareve me 36 per qind. Nje tjeter faktor qe vazhdon te ndikoje ne rritjen e importit te sherbimeve te udhetimit eshte shpenzimi ditor i udhetareve, rrjedhim i nivelit te larte te çmimeve qe karakterizon vendet e Eurozones, destinacionet kryesore te udhetareve rezidente.

Llogaria korente

Te gjitha operacionet tregtare ne sherbime preken shifren e 1.3 miliarde eurove, me nje rritje vjetore prej 10 per qind, duke iu referuar 6-mujorit te pare 2008. Llogaria e sherbimeve u mbyll me nje deficit prej 82.6 milione eurosh, i rritur rreth 6 here kundrejt te njejtes periudhe te nje viti me pare, pasoje e ritmeve rritese me te shpejta ne kahun e importeve sesa eksporteve, ne tregun nderkombetar te sherbimeve. Sipas BSH-se, levizjet ne llogarine e sherbimeve ndikohen ndjeshem nga zhvillimet ne sherbimet e udhetimit (turizem), te cilat kontribuojne ne mase te konsiderueshme flukset hyrese dhe dalese te kesaj kategorie, perkatesisht me 75 dhe 69 per qind te tyre per kete gjashtemujor.

 

 



 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit