Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Turqia, miku i ri i ngushte i Serbise

Publikuar me : 21.07.2010 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 182 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Nese Serbia vazhdon luften kunder Kosoves, vendet e BE-se do ta lene jashte Beogradin. Turqia duket si strategjia e daljes. Serbia po shikon ne te shkuaren, por edhe drejt se ardhmes. Me 11 korrik, presidenti serb, Boris Tadiq, nderoi rreth 8000 viktima boshnjake te masakres se Srebrenices.


Ne te njejten kohe, ne veri te Serbise, ne Novi Sad, te rinje nga gjithe Evropa po shijonin festivalin vjetor te muzikes Exit. Emri i festivalit u zgjodh nga organizatoret per te gjetur nje dalje nga nacionalizmi serb, derisa pas 10 vjetesh eshte shnderruar ne nje nga destinacionet me terheqese te veres per mijera te rinj nga i gjithe kontinenti.


Per ta, lufterat e Serbise jane dicka e lexuar ne librat e historise, e qe ne vere kane mbetur ne fund te cantave te shkolles.Padyshim, nuk eshte keshtu per te gjithe.


Ratko Mlladiq, komandanti i serbeve ne masakren e Srebrenices, vazhdon te mbetet ne arrati, ndonese kerkohet nga Gjykata Nderkombetare per ish-Jugosllavine si i akuzuar per gjenocid. Ne fjalimin e tij para trupave serbe, pas masakres se Srebrenices, Mlladiq tha se e kishte cliruar qytetin nga turqit - nje term fyes qe perdorej per boshnjaket.


Si per ironi, tani Turqia duket te jete miku i ri me i mire i Serbise. Pas pjesemarrjes ne perkujtimin e Srebrenices, Rexhep Taip Erdogan, kryeministri turk, vizitoi Beogradin. Nje numer marreveshjesh u nenshkruan mes dy vendeve, perfshire heqjen e vizave. Pakti per tregtine e lire do te hyje ne fuqi ne shtator.


I shoqeruar nga Tadiqi, kryeministri Erdogan vizitoi Sanxhakun, rajon me shumice boshnjake ne Serbi, ku dy udheheqesit hapen qendren kulturore turke. Gjate vitit te fundit, Turqia ka filluar te luaje nje rol me aktiv ne Ballkanin Perendimor, duke punuar per te pajtuar serbet e boshnjaket ne Bosnje dhe grupet rivale myslimane ne Sanxhak. Nderhyrjet e mehershme te Turqise ne rajon nuk kane qene shume te mirepritura.


Festivali Exit organizohet ne nje keshtjelle prane Danubit, ndertuar nga austriaket 300 vjet me pare, ne perpjekje per te mbrojtur territoret nga Perandoria Osmane.


Por, natyrisht qe keshtjella ka nje pamje me mikpritese sot. Organizatoret, megjithate, thone se numri i pjesemarresve, ne vecanti nga Serbia dhe ish-Jugosllavia, kete vit ka rene ndjeshem, per shkak te goditjes nga kriza ekonomike.


Me gjithe deklaratat e zyrtareve per rritje ekonomike, besimi eshte lekundur. Nje tjeter arsye eshte ngadalesimi i procesit te integrimit te Serbise ne BE. Shume tremben se Kosova mund ta ngadalesoje kete ritem edhe me shume.


Gjykata Nderkombetare e Drejtesise do te jape opinionin keshilledhenes me 22 korrik lidhur me ligjshmerine e pavaresise se Kosoves. Serbia, pas kesaj, planifikon te kerkoje nga Asambleja e Pergjithshme miratimin e nje rezolute, ku do te behet thirrje per bisedime te reja per statusin e Kosoves.


Por, udheheqesit e Serbise kane marre paralajmerime se ky hap do ti irritoje vendet qe e kane njohur pavaresine e Kosoves, 22 nga te cilat jane vende te BE-se. Serbia ka bere kerkesen per te marre statusin e vendit kandidat ne BE.


Por, Gjermania e ka bere te qarte se preferon nje periudhe pushimi sa i perket zgjerimit, pas hyrjes se Kroacise. Kjo e fundit pritet te anetaresohet ne vitin 2012 apo 2013.
Nese Serbia vendos te vazhdoje luften per Kosoven, Gjermania dhe vendet e tjera e kane justifikimin e perkryer qe ta lene Serbine jashte.


Qellimi strategjik i Serbise eshte anetaresimi ne Bashkimin Evropian, thote minisitri i Tregtise, Millosavleviq. Por, ai shton se nese ka vonesa ne kete drejtim, vendi do ti forcoje marredheniet me Rusine, Kinen dhe Turqine.


Pas dy vjetesh, mbushet nje shekull nga koha kur Turqia u debua nga Ballkani, pas me shume se 500 vjetesh qendrimi. E ja ku eshte Turqia serish. Duket sikur nuk u iken dot rrugeve te cuditshme te historise.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit