Perfaqesuesit e akuzes, kekuan per kalimin ne pronesi te shtetit te nje garazhdi dhe 70 mije eurove te Bledar Balliut
TIRANE- Prokuroria e Krimeve te Renda ne kryeqytet, i kerkoi togave te zeza konfiskimin e nje pjese te pasurise se te denuarit me 8 vite burg per "trafik droge" te pandehurit Bledar Balliu.
Ka qene prokurori Adnan Xholi i cili ka depozituar pak dite me pare prane Gjykates se Krimeve te Renda kerkesen per konfiskimin e shumes prej 70 mije eurove dhe nje garazhi qe ndodhen ne emer te te pandehurit Balliu, i denuar tashme ne formen e prere.
Sipas kerkeses se prokurorit, te pandehurit tashme i jane sekuestruar shuma e parave dhe garazhi me vendim te formes se prere dhe per kete fakt kerkohet tashme qe kjo sasi parash ti konfiskohen dhe ti kalojne ne pronesi shtetit.
Sipas prokurorise, parat qe kapin vleren e 70 mije eurove dhe garazhi jane ngritur pas vitit 2003, kur mendohet se i pandehuri eshte marre me "trafik te lendeve narkotike" dhe qe figurojne te regjistruara nen emrin e tij dhe pjesetareve te ngushte te familjes.
Nderkohe, familjaret dhe avokati i te denuarit tashme kane pretenduar para togave te zeza, se parat prej 70 mije eurove jane te nje personi te trete i cili ka deklaruar edhe ne gjykate se parat jane te tijat.
Por, per prokurorine dhe gjykaten, deklarimi i tij nuk provohet me ndonje akt-noterial apo deklarate te miratuar mes te dyve per keto para. Nderkaq, edhe garazhi i makines qe ndodhet ne nje pallat ne qytetin bregdetar te Durresit, ku familja Balliu ka nje apartament 1+1, sipas prokurorise eshte blere gjate kohes qe i denuari merrej me "trafik te droges", ku nga parate e siguruara ka blere kete ambient. Edhe per kete ambient, avokati ka pretenduar se eshte blere nga te ardhurat e familjes nga puna ne Greqi.
Por, ky pretendim eshte rrezuar nga gjykata gjate fazes se gjykimit ne Gjykaten e Shkalles se Pare dhe ate te Apelit per Krime te Renda duke marre vendimi formen e prere. Nderkohe, per dy apartamentet qe ndodhen nje ne Tirane, ne rrugen "Sami Frasheri" dhe tjetri ne qytetin e Durresit, sipas vendimeve te Gjykates jane blere nga te ardhurat dhe kursimet e familjareve te Balliut nga puna ne Greqi.
I pandehuri Balliu, sipas prokurorise, eshte arrestuar bashke me nje grup person
ash ne operacionin "Poter-Al" ne Elbasan, si te dyshuar per "trafik droge" per te cilen jane denuar me vendim gjykate qe tashme ka marre formen e prere.
Sipas vendimit te denimit, i pandehuri Balliu bashke me "shoket" e tij tashme te denuar gjate viteve 2003-2004 kane nisur sasi te ndryshme heroine nga Shqiperia ne drejtim te Italise, Gjermanise dhe Holandes duke perdorur korriere te huaj.
'