ANTIMAFIA
Gjykata e Krimeve te Renda, sekuestroi hotelin kater katesh dhe nje restorant ne plazhin e Durresit, prone e Alket Hatise
Pronari i objektit eshte denuar se ka transportuar drejt Italise, gjysme ton heroine ne bashkepunim me disa persona
TIRANE- Gjykata per Krime te Renda ne kryeqytet, me kerkese te prokurorise dhe bazuar ne ligjin Antimafia sekuestroi restorantin luksoz dhe Hotelin kater katesh ne plazhin e Durresit i ndertuar dhe administruar nga familjaret e Alket Hatise, i denuari me 16 vjet burg per trafik droge.
Ai eshte deklaruar fajtor per vepren penale te trafikut te lendeve narkotike me shume se njehere, ne bashkepunim me te denuarit Hekuran e Fatbardh Hoxha, Mentor Shehu dhe Sajmir Gjepali.
Te gjithe keta persona, brenda 12 muajve gjate viteve 2003-04, duke shfrytezuar korriere te ndryshem si shqiptare ashtu edhe te huaj, kane trafikuar nga Shqiperia ne Itali rreth 450 kg heroine ne 13 rruge.
Sipas vendimit te siguruar nga Shekulli, me kerkese te prokurorit Besnik Muci, Gjykata per Krime te Renda, ne mbeshtetje te nenit 3/1 te ligjit nr.10192 te dates 3 dhjetor 2009 Per parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar dhe trafikimit nepermjet masave parandaluese kunder pasurive i njohur si ligji Antimafia, vendosi sekuestrimin e objektit qe ndodhet ne lagjen nr.13 te Plazhit te Durresit ku ndodhet Restoranti dhe Hoteli i familjes se te denuarit Hatija.
Ky sekuestrim, erdhi pas hetimit pasuror te nenshtruar ndaj pronave dhe pasurive te regjistruar nen emrin e te denuarit Hatija dhe pjesetareve te ngushte te familjes se tij.
Nga hetimet lidhur me procedimin penal per te cilin eshte denuar shtetasi Alket Hatija, ka rezultuar se gjate vitit 2003-04 kur i pandehuri ne bashkepunim me personat e tjere ka kryer vepren penale te trafikut te lendeve narkotike.
Nga konsumimi i kesaj akuze, i denuari ka perfituar mjete te shumta financiare ne menyre te paligjshme te cilat me pas i ka investuar ne prona te paluajtshme ne qytetin e Durresit. Konkretisht, sipas te dhenave te regjistruara ne Hipoteken e Durresit, rezulton se me ane te kontrates me nr.2597 rep. 1711 kol. te dates 2 shtator 2002 shtetasi Alket Hatija ka blere nga shtetasi me inicialet Q.P. nje siperfaqe trualli prej 600 metra qe ndodhet ne zonen kadastrale me nr.8518, ne lagjen nr.13 te Plazhit te Durresit -thuhet ne vendimin qe tashme i eshte njohur edhe familjes se te denuarit Hatija.
Pas blerjes se kesaj prone, i denuari Hatija me 13 janar 2003 ka firmosur nje kontrate me nje firme ndertimi, e cila ka ndertuar nje objekt nje kat lokal dhe kater kate siper Hotel.
Aktualisht ky objekt funksionon si Hotel & Restorant ne perdorim te familjareve te te denuarit me 16 vjet burg Alket Hatija-thuhet ne vendim. Nga ana tjeter, ne vendim cilesohet se i denuari Hatija nuk rezulton te kete ne Shqiperi ndonje aktivitet tregtar te regjistruar, ndersa te mirat materiale qe kane sherbyer per blerjen e truallit dhe me pas ndertimin rezulton te jene deklaruar si te ardhura nga emigracioni.
SEKUESTRIMET
Objekti Hotel & Restorant me 5+1/2 kate dhe siperfaqe ndertimi 240 m2 per kat ne gjendje pune, se bashku me te gjitha pajisjet dhe aksesoret e bisnezit, e ndertuar mbi truallin me siperfaqe 600 m2 ne zonen kadastrale nr. 8518, ne lagjen nr.13 te Plazhit te Durresit.
Trafiku
Droga nga Turqia drejt Italise nga Shqiperia
Sipas vendimit te te pandehurit Alket Hatija, Hekuran e Fatbardh Hoxha, Mentor Shehu dhe Sajmir Gjepali, ne bashkepunim me njeri-tjetrin dhe ne role te ndryshme, kane trafikuar brenda 12 muajve, gjate vitit 2003-04, nga Shqiperia ne Itali 450 kg heroine. Mesohet se sasia e 450 kg heroine e sekuestruar ne Itali, eshte nisur nga Shqiperia ne 13 episode dhe me sasi te ndryshme nga 12 kg deri ne 70 kg heroine per cdo rruge. Droga fshihej ne pjese te ndryshme te makinave me te cilat udhetonin korrieret, kundrejt pagesave te ndryshme.
Sipas vendimit, te pandehurit siguronin drogen nga vendet e lindjes, neper Turqi-Bullgari-Maqedoni-Kosove ose Shqiperi dhe me pas nisej drejt Italise me ane te korriereve nepermjet portit te Durresit ne sasira te ndryshme, te cilat jane kapur te gjitha ne Itali.