Publikuar me : 21.07.2008 Ne :
Rajoni - 280 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Lideret Kosovare, presidenti, Fatmir Sejdiu, dhe kryeministri Hashim Thaci, sot ne Shtepine e Bardhe do te takohen me presidentin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Xhorxh Bush.
Udheheqesit shqiptar, takimin e pare zyrtare ne Uashington e kane cilesuar si nje moment historik dhe shume te rendesishem per kombin tone .
Kjo vizite, ne kontekstin e momentit dhe aktualitetit diplomatik, gjithesesi merr dimension historik. Presidenti Xhorxh Bush, Sekretarja e shtetit Kondoliza Rajs edhe njehere ne menyren me eksplicite rikonfirmojne mbeshtetjen, perkrahjen e fuqishme te SHBA-ve per konsolidimin e metutjeshem te shtetit te ri Kosoves.
Ky takim do te jete impuls i fuqishem politik, diplomatik dhe moral ndaj popullit shqiptare ,si dhe ndaj elites politike te Kosoves. Pa dyshim do te pershpejtoj dinamiken e njohjes se metutjeshme te pavaresise se Kosoves nga ato vende qe akoma vonojne dhe kane hezitime. (INA)