Permbledhje e Shtypit Shqiptar !
 

Indeksi i NewsRoom » Shendeti
Ulet mosha e perdoruesve te droges, rast edhe nje 9-vjeçar

Publikuar me : 03.07.2009 Origjina : Gazeta Shekulli Lexuar : 1055 here.

Mjeku i qendres "Stop AIDS", pohon se po ulet mosha e perdoruesve te droges. Nje vezhgim ne vendet ku perdoruesit marrin mallin

Fenomeni


I gjen ngado, ne periferi dhe ne qender. Tashme, vendet e tyre te preferuar per te marre helmin e "bardhe" nuk jane vetem qendrat e braktisura, por edhe shtepite e tyre. Nderkohe, tragjedia e ketij fenomeni eshte se mosha e perdoruesve te droges po ulet, duke perfshire edhe adoleshentet.


Nje vezhgim i gazetes, shoqeruar nga aktiviste te qendres "Stop Aids" neper vendet ku perdoruesit marrin mallin çdo dite, ofronte pamje trishtuese.


Mjeku i kesaj qendre, Dritan Kamani, shpjegon permasat qe po merr fenomeni dhe rastet specifike, me te cilat ndeshen çdo dite. "Ështe e trishtueshme, por ne praktiken tone te punes kemi patur edhe rast ku nje perdorues heroine ishte vetem 9 vjeç",- pohon mjeku Kamani.


Fenomeni


Shiringa te hedhura pa me te voglin kujdes, ende te fresketa nga vakti i radhes. Diku afer nje luge qe u sherben per te pergatitur drogen apo edhe sendet te tjera qe u nevojiten per te marre pluhurin, i cili u demton jeten çdo dite e me shume. Kjo eshte nje pjese e panorames qe te ofrohet neper godinat e braktisura dhe te vjetra, qendra keto ku strehohen perdoruesit e droges sa here marrin malin dhe qe i gjen ngado, qe nga qendra deri ne periferite e Tiranes.


"Ne fakt, sot po vihet re nje fenomen i ri, pasi po pakesohen pikat dhe qendrat ne terren, si godinat e vjetra, godinat e braktisura dhe vendet e fshehta, sepse po behen ndertime dhe po shfaqet fenomeni i injektimit ne banesa. Ky eshte edhe shkaku qe eshte me e veshtire per te arritur tek ata, pasi jane me larg syrit dhe vemendjes sone", - shpjegon mjeku Kamani.


Tendencat


Kategorise se perdoruesve te drogave po i shtohen gjithnje e me shume edhe femrat. Por ato maskohen me shume per hir te mentalitetet shqiptar. Sipas mjekut te qendres "Aksion Plus", femrat jane me veshtire te identifikohen, pasi ne momentin qe zbulohen nga familja se jane perdoruese, mbahen larg vemendjes se njerezve.


Por, sipas tij, ajo çka e ben situaten me shqetesuese eshte fakti se po ndeshen gjithnje e me shume perdorues droge tek moshat e reja. "Kemi histori qe e kane filluar drogen qe 9 vjeç dhe eshte ky personazhi ketu qe e shikoni ne foto. I ka vdekur edhe vellai nga perdorimi i droges. Pra, po vihet re nje fenomen qe po ulet mosha e perdoruesve te drogave",- thekson Kamani.





Komento ! Komento edhe ti !
Gjithsej gjenden 0 komente per kete artikull !

Vlereso kete artikull :

1.0/10 (7 vota )






   
 ! Kembimi Valutor
Data : 31.03.2010
Valuta Blihet Shitet
EUR 136.4 140.5
USD 101.6 105.6
GBP 153.1 158.9
CAD 95.73 105.91
CHF 95.40 99.00

 ! Gazetat ne PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

 
Indeksi | Sherbim per WebMasterat Shqiptare | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google
VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2010
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit